Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-07-04, 00:31   #8
ShEjToNkA
______________
 
Avatari i ShEjToNkA
 
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
ShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

O Moj Shqypni, e Mjera Shqypni

O moj Shqypni,e mjera Shqypni,
Kush tė ka qitė me krye n'hi?
Ti ke pas qenė njė zojė e rėnd,
Burrat e dheut tė thrisnin nanė.
Ke pas shumė t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumė, ara e bashtina,
Me armė tė bardha, me pushkė ltina,
Me burra trima,me gra tė dlira;
Ti ndėr gjithė shoqėt ke qenė ma e mira!


Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i Shqyptarit gjithėmonė i zoti
Ke qenė pėr luftė e n'luftė ka dekun
E dhunė mbrama kur s'i mbetun.
Kur ka lidhė besėn burri i Shqypnis,
I ka shti dridhen gjithė Rumelis;
Ndėr lufta t'rrebta gjihtėkund ka ra,
Me faqe t'bardhė gjithėmon asht nda!

Por sot,Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem pėrdhe,
Shkon bota sipri, me kambė,tė shklet
E nji fjalė t'ambėl askush s'ta flet.
Si mal me borė ,si fushė me lule
Ke pas qenė veshun ,sot je me crule,
E s'tė ka mbetun as em'n as besė;
Vetė e ke prishurė pėr faqe t'zezė!

Shyptar“ ,me vllazen jeni tuj u vra,
Ndėr nji qind qeta jeni shpėrnda;
Sa thonė kam fe sa thonė kam din;
Njėni: " jam turk" tjetri: " latin"
Do thonė: "jam grek", "shkje" Disa tjerė,
Por jemi vllazen t'gjithė more t'mjerė!
Priftnit e hoxhėt ju kanė hutue,
Pėr me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votėr,
Me ju turpnu me gru e motėr,
E pėr sa pare ju do t'fitoni,
Besėn e t'parve t'gjithė e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!

Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndėr leqe!
Qani ju trima bashkė me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukė as mish,
As zjarmė nė votėr ,as dritė,as pishė;
As gjakė nė faqe, as nderØndėr shokė;
Por asht rėrxue e banum trokė!

Mblidhniu ju varza ,mblidhniu ju gra,
Me ata sy t'burė q'dini me qa,
Eni t'vajtojmė Shqypnin e mjerė,
Qi mbet' e shkretė pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejė si grue pa burrė,
Ka mbet si nanė, qi s'pat djalė kurrė!

Kujt i ban zemra m'e lan' me dekė
Ket far trimneshe, qi sot asht mekė?
Kėtė nanė tė dashtun a do ta lėmė,
Qi njeri i huej ta shklasė me kam?

Nuk,nuk! Kėtė marre askush se do
Kėtė faqe t'zezė gjithėkush e dro!
Para se t'hupet kėshtu Shqypnia,
Me pushkė n'dorė le t'desė trimnia!

Coniu Shqyptarė ,prej gjumit coniu,
Tė gjithė si vllazėn n'nji besė shtėrngoniu;
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e Shqyptarit asht Shqyptaria!

Qysh prej Tivarit deri n'Prevezė,
Gjithėkund l'shon vap'ė dhe rreze,
Asht tok' e jona,prind na e kanė lanė
Kush mos na preki, se desim t'tanė
Tė desim si burrat qė vdiqnė motit
Edhe mos marrohna pėrpara Zotit.

Vaso Pasha
__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
ShEjToNkA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė