Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-11-07, 13:22   #42
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Qeveria maqedonase do tė sanojė dėmet e shkaktuara nė Malėsinė e Tetovės gjatė operacionit policor
Shkup, 16 nėntor Qeveria maqedonase mori vendim qė t'i sanojė dėmet materiale qė u janė shkaktuar banorėve tė Malėsisė sė Tetovės gjatė operacionit policor tė 7 nėntorit. Qeveria e Maqedonisė do t'i sanojė dėmet nė xhami dhe nė shtėpitė e fshatit Brodec. Pėr kėtė qėllim qeveria e ka obliguar Ministrinė e Kulturės nė bashkėpunim me Bashkėsinė Islame tė Maqedonisė tė bėjnė vlerėsimin e dėmeve nė xhaminė e fshatit Brodec dhe tė dorėzojnė nė qeveri propozim vendimin pėr rikonstruim. Nė njė komunikatė, Qeveria maqedonase vlerėson se ėshtė e nevojshme tė bėhet sanimi i dėmeve edhe nė shtėpitė dhe objektet tjera, tė cila kanė pėsuar dėme. Njėherit Qeveria do tė angazhohet pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės nė fshatin Brodec, si dhe nė fshatrat tjera pėrrreth malit Sharr.

Presidenti Sejdiu tha se pavarėsia e Kosovės do tė shpallet shumė shpejt pas 10 dhjetorit
Prishtinė/Uashington, 16 nėntor - Procesi pėr statusin e Kosovės dhe ai i zgjedhjeve tė 17 nėntorit, janė procese sfiduese, por edhe njė argument plus se Kosova ėshtė e gatshme pėr tė ecur "si shtet sovran dhe i pavarur", tha Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu nė njė intervistė pėr "Zėrin e Amerikės". "Duke qenė nė vazhdė tė procesit tė statusit, kemi menduar po kėshtu se edhe zgjedhjet mund tė jenė njė argument plus nė dėshminė e Kosovės pėr gatishmėrinė e saj pėr ecje si shtet sovran dhe i pavarur, veēanėrisht nė ndėrtimin e institucioneve demokratike nga vota e lirė e qytetarėve", theksoi Presidenti Sejdiu. Ai shprehu mendimin se gjithė periudha e gjertanishme e proceseve paraprake ka dėshmuar pjekurinė e jashtėzakonshme tė qytetarėve tė Kosovės, duke vlerėsuar se "partitė politike kanė bėrė njė garė tė ndershme". Gjithashtu ai vlerėson se me kėto zgjedhje "nė dinamikėn e statusit, Kosova pėrcaktohet pėr njė referendum tė ri" dhe se "ėshtė njė rezultat qė nxjerr vizionin e tė gjithėve... pėr Kosovėn e pavarur dhe sovrane". Presidenti Sejdiu tha se pavarėsia e Kosovės do tė shpallet shumė shpejt pas 10 dhjetorit, ndėrsa hedh poshtė ēdo ide tjetėr pėrfshirė edhe atė pėr njė status neutral pėr Kosovėn. Megjthėse nuk deshi tė spekulojė pėr ndonjė datė caktuar, megjithatė Presidenti Sejdiu tha se "do tė vijė ndoshta momenti jo i largėt" pėr ta caktuar kėtė datė. "Ne kemi pasur konsulta shumė tė thella kohėt e fundit me pėrfaqėsuesit e vendeve mė tė fuqishme, dhe natyrisht nuk dua tė jap dhe tė abuzoj nė kėto konsulta dhe nė kėto qėndrime qė janė mbėshtetėse pėrgjithėsisht pėr pakon e presidentit Ahtisaari", shpjegoi Presidenti Sejdiu, duke shtuar se do tė jetė e nevojshme qė tė bėhen "vetėm edhe disa konkretizime nė hapin e mėtejmė pėr tė mos e djegė procesin". Nė pyetjen se si i vlerėson "idetė e reja" qė dalin rreth procesit pėr zgjidhjen e statusit, Presidenti Sejdiu tha se mund tė japė "njė pėrgjigje shumė tė qartė se Kosova nuk ėshtė e gatshme tė pranojė asnjė variant dhe asnjė pozicion apo asnjė status neutral, qė thuhet, as mish, as peshk". Por, shtoi ai, Kosova ėshtė e pėrcaktuar vetėm pėr pavarėsinė e vet, duke garantuar ecjen e Kosovės nė standardet ndėrkombėtare, duke garantuar nė veēanti pozicionin e minoriteteve qė ka brenda saj.

SHBA tė pėrkrahin procesin demokratik zgjedhor nė Kosovė
Prishtinė, 16 nėntor - Qeveria amerikane mbėshtet fuqimisht zgjedhjet demokratike nė Kosovė, por nuk pėrkrah asnjė kandidat tė veēantė apo parti politike. "Zyra e SHBA ve nė Prishtinė dėshiron tė theksojė se Qeveria e SHBA ve fuqimisht pėrkrahė zgjedhjet demokratike nė Kosovė, por nuk pėrkrah ndonjė kandidat apo parti tė veēantė. Raportet mediale lidhur me praninė e ish-oficerit komandues tė KFOR it amerikan, Earhart, nė njė tubim partiak, tregojnė se ai ishte aty nė cilėsi tė personit privat, dhe assesi si pėrfaqėsues zyrtar i Qeverisė sė SHBA ve", thuhet nė njė komunikatė tė Zyrės amerikane nė Prishtinė

Jansha: BE do tė mbėshtesė planet qė shumica shqiptare e Kosovės tė sigurojė pavarėsi tė kushtėzuar
Londėr, 16 nėntor - Bashkimi Evropian po pėrgatitet qė gjatė muajit tė ardhshėm tė marrė rolin drejtues nė pėrcaktimin e tė ardhmes sė Kosovės, megjithė drojėn se negociatat rreth statusit tė Kosovės mund tė dėshtojnė, deklaroi kryeministri slloven pėr gazetėn britanike "Fajnenshėll tajsm" (Financial Times). Janez Jansha, vendi i tė cilit merr kryesinė e radhės sė Bashkimit Evropian nė janar, tha se Unioni do tė mbėshtesė planet qė shumica shqiptare e Kosovės tė sigurojė pavarėsi tė kushtėzuar nga Serbia. Megjithatė, Kryeministri i Sllovenisė thotė se plani i Bashkimit Evropian do parashohė kufizime mė tė ashpra ndaj pavarėsisė sė Kosovės se ato qė rekomandonte plani i Ahtisaarit, por ai nuk pranon tė japė detaje.

Njė serb i vrarė gjatė njė shkėmbimi zjarri nė kufirin e Kosovės me Serbinė
Prishtinė, 16 nėntor - Lajmet nga Serbia bėjnė tė ditur se ka pasur shkėmbim tė shtėnash mes grupeve kriminale rivale nė kufirin e Kosovės me Serbinė, ku ka mbetur njė serb i vrarė. Lajmet citojnė burime tė policisė tė kenė thėnės e dy makina tė goditura me armė ishin nė vendin e ngjarjes. Forca policore nėn komandėn e NATO-s nė Kosovė bllokoi zonėn nė tė dy anėt e kufirit. Policia serbe po ndihmon nė procesin e hetimeve, transmeton "Zėri i Amerikės".
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė