Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-01-07, 21:27   #15
ARI_03
I thjeshtė
 
Avatari i ARI_03
 
Anėtarėsuar: 23-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 3,747
ARI_03 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Tregtia tėrheq me ulje ēmimesh
Shoku i parė i ēmimit nuk ndodhi: tregtia me pakicė nė Gjermani ka reaguar ndaj rritjes sė taksės mbi vlerėn e shtuar me ulje cmimesh pjesėrisht tė fuqishme. Firmat kanė bėrė garė me njėra tjetrėn me skonto dhe klientėt e pranuan me kėnaqėsi ofertėn. Bukė apo gjalpė nė dyqane tė lira apo orė luksoze tek argjendari, nė asnjė rast klientit nuk i ėshtė dashur tė paguajė mė shumė. Por e sigurtė ėshtė gjithashtu kaq tė lira sa tani mallrat nuk do tė mbeten pėr kohė tė gjatė.
Disa nxitojnė nė zonėn e kėmbėsorėve, tė tjerėt e kanė me enge. Dita e parė e punės e vitit, e para me njė taksė mbi vlerėn e shtuar prej 19%. Njerėzit vazhdojnė megjithatė tė hyjnė nė dyqane dhe tė blejnė, por shumė janė tė thartuar: „Unė mendoj se ėshtė thjesht e padrejtė pasi dėshmon pėr mungesėn e ideve tė qeverisė. E vetmja zgjidhje pėr politikanėt duket se ėshtė tė gėrmojnė gjithnjė e mė thellė nė xhepat e qytetarėve.“ – thotė njė kalimtar.
Kurse njė tjetėr mendon: „Veēanėrisht tė padrejtė konsideroj aplikimin e TVSH-sė sė rritur edhe mbi mallrat pėr fėmijė. Nga njėra anė flasin pėr lehtėsim tė familjeve me fėmijė e nga ana tjetėr mallrat pėr fėmijė janė gjithashtu tė shtrenjta.“
Ndėrkaq duhet thėnė se thuajse nė asnjė dyqan ēmimet nuk janė rritur brenda natės. Shumė produkte janė bėrė madje mė tė lira. Tregtarėt pėrpiqen tė tėrheqin klientėt me skonto dhe okazione siē ndodh zakonisht pas Krishtlindjeve. Por ka edhe njė arsye tjetėr pse gjithēka nuk ėshtė ende mė e shtrenjtė. Disa gastronomė apo tregtarė i kanė ngritur ēmimet qysh vitin e kaluar duke llogaritur mė parė TVSH-nė e shtuar. Pėr kėtė arsye ekonomistėt nuk presin qė cikli i biznesit tė vuajė hapur nga rritja e tatimit. Presidenti i Shoqatės Federale tė Bankave Popullore dhe Raiffeisen, Chrisopher Pleister: „Jemi tė mendimit se do tė ketė vetėm njė ulje tė pėrkohshme. Mė pas konsumatorėt do tė rikthehen nė rritmet normale dhe konsumi privat do tė rritet nė mėnyrė tė moderuar me 0,3% edhe gjatė vitit 2007. Rritje qė ėshtė megjithatė mė e lartė se mesatarja e pesė viteve tė fundit.“
Por disa specialistė tė ekonomisė i druhen efektevet afatgjata tė rritjes sė TVSH-sė. Njė prej tyre ėshtė Johann Eekhoff nga Universiteti i Kölnit: „Pas njė rritjeje ekonomike do tė pėrjetojmė sėrish hapa prapa. Majde nuk mund tė flitet pėr rritje tė mirėfilltė ekonomike, flasim vetėm pėr norma rritjeje qė ende janė shumė shumė tė ulėta. Por sapo kėto norma rritjeje tė ulen pak do tė ndiejmė gjithė peshėn e kėsaj barre tė re fiskale.“
Njė prognozė e tillė ėshtė megjithatė e kontestuar. Ekonomistė tė tjerė janė tė mendimit se TVSH-ja nė Gjermani nė krahasim me vendet e tjera europiane ėshtė nė nivel mesatar. Eksportet dhe pėrmirėsimi i konjukturės nė vend janė shumė mė vendimtare pėr ekonominė se sa rritja e vlerės sė shtuar ėshtė shprehur presidenti i Institutit Ifo, Hans-Werner Sinn:
„Rritja e TVSH-sė nga pikpamja konjukturale nuk ėshtė aspak aq problematike sa vlerėsohet shpesh. Ėshtė e vėrtetė se atėherė fuqia blerėse e familjeve bie por paratė i shkojnė shtetit i cili i shpenzon ato. Kjo do tė thotė se nuk ka mungesė tė fuqisė blerėse vetėm sepse paratė i shkojnė shtetit, kemi tė bėjmė vetėm me njė transferim tė fuqisė blerėse nga qytetarėt tek shteti.“
Se cili do tė jetė nė fund efekti i rritjes sė TVSH duket se nuk mund tė parashikohet nga askush nė mėnyrė definitive. Por njė gjė ėshtė e sigurtė: udhėtimi me makinė ėshtė bėrė brenda natės mė i shtrenjtė, po kėshtu transporti me tren e tramvaj dhe edhe benzina kushton mė shumė. Tė paktėn nė kėto raste indinjimi ėshtė me vend.
Christian Baars
__________________
Liria e fjalės:Ti ke tė drejtė tė thuash ēdo gjė,
unė kam tė drejtė tė mos dėgjoj asgjė.
ARI_03 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė