Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-06, 13:06   #17
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim

Kosova nuk dëshiron përfaqësues serbë në varrimin e Rugovës

Prishtinë, 24.11.2006, 12:40


Asnjë përfaqësues zyrtar i autoriteteve të Serbisë nuk do të jetë i mirëseardhur në varrimin e kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Këtë, siç transmeton agjencia e lajmeve Makfaks, e shkruan sot shtypi në Prishtinë, duke iu referuar burimit anonim në Qeverinë e Kosovës.

Duke komentuar paralajmërimin e kryetarit serb Boris Tadiq për prani në varrimin, një përfaqësues i Qeverisë së Kosovës i cili ka kërkuar të mbetet anonim, ka thënë se Kosova nuk dëshiron prani të Beogradit në lamtumirën e fundit të kryetarit të vet.

Shtypi në Prishtinë bën të ditur se Tadiqi ka kërkuar nga UNMIK-u që t`i mundësojë të enjten të marrë pjesë në varrimin e Rugovës, porse, administrata civile e Kosovës, tani për tani, nuk jep informata për kërkesën e kryetarit serb. /Makfaks/
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė