Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-06, 14:02   #19
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim

TMK-ja ka përgjegjësi të plotë për organizimin dhe mbarëvajtjen e ceremonisë së varrimit të Presidentit Rugova

Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së varrimit të kryetarit Rugova, ua ka caktuar Trupave të Mbrojtjes së Kosovës për detyrë të bëjnë nderime gjatë homazheve dhe të përcjelljes së funeralit me nderime ceremoniale.

Nga data 23.01.2006, në orën 8.00 – Njësitë e nderit të TMK-së do të qëndrojnë pranë arkivolit të presidentit në Hollin e Kuvendit të Kosovës gjatë homazheve treditëshe Më 26 janar, Trupat e Mbrojtjes së Kosovës kanë përgjegjësinë e plotë të përcjelljes së funeralit nga Kuvendi i Kosovës deri te Salla e Sportit “ 1 Tetori”, në Qendrën e Studentëve, ku do të bëhet ceremonia e fundit lamtumirës. Organizimi dhe mbarëvajtja e ceremonisë janë përgjegjësi e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës.

Në përfundim të kësaj ceremonie TMK do të përcjellë me nderime arkivolin e presidentit deri në varreza dhe me rastin e lëshimit të trupit në varr do të përcillet me të shtëna nderi.

Për këtë ceremoni Komandanti i TMK-së ka urdhëruar ngritjen e gatishmërisë dhe angazhimin e të gjitha Zonave dhe Njësive Vartëse të TMK-së, thuhet në një kumtesë për media të nënshkruar nga Zëdhënësi i TMK-së, kolonel Shemsi Syla
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė