Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-12-11, 01:19   #10
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Purhajr Hashuret!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zero Cool Shiko postimin
Euu euu mu qudite, ata po e predikojkan fene e Alis, nipit te Muhamedit dhe dhendrrit te Muhamedit e skokan musliman hmmmm

Musa pra gjithashtu si pejgamer i jahudive (pas Abrahamit dhe nja 2000-2500 vjet para Muhamedit) ka besu ne nje Zot, edhe jezusi te njejten,,, e ne fund Muhamedi ka hece rruges se tyre,,, a te kuptova mire ?

ps: a e festojkan jahudite kete feste a jo?

...


Mos nxjerr gjidavi , po lexo qeta fund e kry .... mos harro me kqyr edhe syretin


Citim:
Dita e Ashures
Citim:




Historia e njerėzimit ėshtė e mbushur me beteja nė mes tė vėrtetės dhe tė pavėrtetės, nė mes tė drejtės dhe tė padrejtės, nė mes tė mirės dhe tė ligės, nė mes besimit dhe mosbesimit. Njė nga kėto histori pėr tė cilėn na ka folur edhe Allahu nė Kuran ėshtė historia e Musait (alejhi selam) me Faraonin e Egjiptit. Allahu pasi e bėri Musain Profet dhe i ngarkoi kėtė barrė tė rėndė, e dėrgoi atė te Faraoni, pėr t’i kėrkuar dy gjėra. E para qė ai tė besonte, pra t’i largohej shirkut, mos tė adhuronte tjetėr kė veē Allahut dhe tė mos e konsideronte veten mė si Zot nė mes njerėzve dhe sė dyti, tė lejonte Musain qė tė largohej me popullin e tij nga toka e Egjiptit. Por, Faraoni me mendjemadhėsinė dhe arrogancėn e tij nuk pranoi as njėrėn dhe as tjetrėn, pėrkundrazi, i mbylli sytė para mrekullive qė Allahu i tregoi nėpėrmjet duarve tė Musait dhe vazhdoi me shtypjen dhe dhunėn qė ai ushtronte ndaj popullit tė Musait. Allahu atėherė e urdhėroi Musain qė natėn ai tė merrte popullin e tij dhe tė largohej nga ai vend. Musai duke iu bindur urdhrit tė Zotit tė tij kėshtu bėri. Ai organizoi popullin e tij dhe u nis pėr rrugė. Por, natyrisht nuk ėshtė e lehtė tė udhėtosh me mijėra njerėz nė njė natė tė vetme pa u ndjerė dhe u marrė vesh nga tė tjerėt. Kėshtu pra Faraoni me ta marrė vesh seē po ndodhte mobilizoi ushtrinė e tij qė t’i vihej nė ndjekje Musait dhe popullit tė tij, pėr t’i kthyer ata mbrapsht. Nė rrugė e sipėr ata u gjendėn pėrpara detit, nga ku nuk kishte rrugė tjetėr ku mund tė devijonin pėr nė synimin e tyre, pėrpara qėndronte deti dhe pas tyre vinte Faraoni me ushtrinė e tij. Ēifutėt, populli i Musait, filluan t’i ankohen atij pėr situatėn e krijuar, por ishte Allahu i Madhėruar, Ai qė i kishte nxjerrė ata nga ai vend dhe jo Musai, ndaj Ai nuk kishte pėr t’i braktisur ata. Allahu hapi para tyre njė rrugė nė det, duke i ngritur valėt e tij si tė ishin male dhe urdhėroi Musain dhe popullin e tij tė kalonte nėpėr tė. Dhe kėshtu u bė. Faraoni nga ana e tij, qė edhe njėherė tjetėr po shihte me sytė e tij njė nga mrekullitė e Allahut, pėrsėri nuk u bind, por u vu nė ndjekje tė tyre nė mes tė detit nėpėr tė njėjtėn rrugė nga e kaloi Musai popullin e tij. Por, Allahu e mbylli kėtė rrugė nė det, shpėtoi Musain dhe popullin e tij dhe e mbyti Faraonin bashkė me ushtrinė qė shkonte nga pas. I tillė do tė jetė pėrfundimi i tė gjithė atyre qė ngrenė krye kundra Zotit tė krijesave.

Kjo ngjarje ka ndodhur pikėrisht nė dhjetė Muharem, pra nė ditėn e dhjetė tė muajit hėnor Muharem, ndaj dhe kjo ditė quhet dita e Ashures, qė nė gjuhėn arabe do tė thotė e dhjeta, pra dita e dhjetė.

Kur Profeti (alejhi salatu ue selam) emigroi nė Medinė, ai pa se ēifutėt agjėronin nė kėtė ditė, sepse Musai (alejhi salatu ue selam) e agjėronte kėtė ditė, si shenjė mirėnjohje ndaj Allahut. Profeti (alejhi salatu ue selam) vendosi ta agjėroj kėtė ditė duke ndjekur shembullin e vėllait tė tij profet, Musait dhe jo ēifutėt, sepse myslimanėt janė mė afėr Musait sesa vetė ēifutėt, qė pretendojnė se janė ndjekės tė Musait. Agjėrimi i kėsaj ditė, siē pėrcillet nga fjalėt e Profetit (alejhi salatu ue selam), shlyhen gjynahet e njė viti mė parė; qė me agjėrimin tonė si myslimanė tė mos ngjajmė me ēifutėt, ėshtė mirė qė bashkė me ditėn e Ashures tė agjėrojmė njė ditė para ose njė ditė pas kėsaj dite.

Dita e Ashures ėshtė ditė agjėrimi, pra ditė adhurimi dhe nuk ėshtė ditė feste dhe as ditė hidhėrimi. E themi kėtė sepse po nė kėtė ditė ėshtė vrarė padrejtėsisht edhe Husejni (radijallahu anhu), nipi i Profetit (alejhi salatu ue selam), djali i Fatimesė dhe Aliut (radijallahu anhuma), nė vendin e quajtur Kerbela (Qerbela) duke luftuar me njerėz zullumqarė qė kishin dalė ta ndalnin rrugėtimin e tij pėr nė Kufe tė Irakut dhe pėr ta detyruar tu nėnshtrohej kėrkesave tė tyre. Mirėpo kjo ngjarje, tepėr e dhimbshme nė historinė islame, nuk mund tė shėrbej pėr tu shndėrruar nė njė ditė zie, apo pėrkujtimesh mortore. Kjo ditė nuk ėshtė ditė kur njerėzit duhet tė vėnė kujėn dhe tė gjakosen me kama dhe zinxhirė, si pendesė pėr njė krim qė nuk ėshtė kryer prej tyre. Nėse ka fatkeqėsi vdekjeje mė tė madhe pėr myslimanėt, ajo ėshtė vdekja e Profetit tonė (alejhi salatu ue selam), e megjithatė askush nga ne nuk e kthen kėtė ditė hidhėrimi nė njė ditė pėrkujtimi zie dhe skenash makabre, qė tė vjen turp t’i shohėsh. Vdiq Ebu Bekri, Umeri, Osmani dhe Aliu u vranė nga armėt gjakatare tė njerėzve tė padrejtė, por umeti islam nuk i shndėrroi ditėt e vdekjes sė kėtyre burrave, shumė mė tė rėndėsishėm sesa Husejni (radijallahu anhu), nė ditė zie dhe ditė ku mė shumė se asnjėherė tjetėr shėmtohet imazhi i Islamit para syve tė gjithė botės, nga njerėz tė cilėt pėr fat keq pretendojnė se janė ndjekės dhe dashamirės tė familjes sė Profetit (alejhi salatu ue selam), por qė nė realitet rruga e tyre ėshtė shumė larg rrugės sė tyre. Por, natyrisht ėshtė po ashtu e gabuar, qė si kundėrshtim ndaj kėtyre veprimeve qė nuk gjejnė mbėshtetje nė fenė tonė, tė bėjmė tė kundėrtėn, duke gėzuar dhe festuar! Kjo ėshtė njė ditė adhurimi dhe kaq mjafton, ndėrsa ngjarjet qė kanė pėrkuar tė ndodhin nė kėtė ditė, janė pjesė e historisė, pėr tė cilat ne nuk mund tė sajojmė dhe shpikim kremtime mortore apo festive bidat, sepse ēdo bidat nė fe, siē pohon Profeti (alejhi salatu ue selam) ėshtė humbje.




Pėrgatiti: Justinian Topulli


..


ps.Makresh , ma ban hallall per diplomacin .... se o qellu njoni nervoz !



.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Alima : 07-12-11 nė 01:20
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė