Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-02-08, 14:13   #2
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Herezia – Edhe Njė Shkak Pėr Kalimin E Shqiptarėve Ne Islam

...


Karl Topia, pinjoll i derės sė Topiajve, e quan veten "Dominus Albaniae", kurse zotimet e tij shtriheshin prej detit nė viset e Elbasanit e deri nė Ohėr[31]. Mė 1368, ai pushtoi Durrėsin tė cilin ja morėn Balshajt katėr vjetė mė vonė dhe ai e shtiu prapė nė dorė mė 1385. Karli e mbante veten prej derės frėnge, sepse e ėma ishte bijė ilegjetime e Robertit Anzhu tė Napolit. Cila ishte feja e tij, nuk mund tė themi! Nė veprėn e Gjergj Harmalotit, quhet i besimit ortodoks[32]. Familja e tij mė 1392, pėrmendet si "Catolicus", sepse pati aderuar skiizmin Prendimorė[33], por as me Papėn nuk e ēonte mirė[34]. Sipas njė jetėshkrimi tė Gjon Vladimirit, tė botuar greqisht nė Venedik, nga tregtari Elbasanas Jani Pipa, mė 1690, botime qė kishin pėr qėllim frenimin e islamizimit tė shqiptarėve, paraqitet si njė anti-heretik[35].
Nė kohen e Car Ivan Aleksandrit, qė ndezi luftėn e ashpėr anti-heretike, nė gjithė Shqipėrinė kishte heretikė[36]. Ata herė nė grupe mė tė mėdha e herė mė tė vogla, tė kėrcėnuar nga ēfarosjet e organizuara tė "gjuetisė sė shtrigave", mbijetuan deri me ardhjen e islamit. Me tė parė se mėsimet islame kishin ngjajshmėri tė madhe me mėsimet e tyre, shumica u islamizuan. Disa qė mbeten, tė fundit, nė dokumentet e i ndeshim nė mesin e shekullit e XVII-tė, pėrkatėsisht nė vitin 1640, atėherė kur arqipeshkvi i Durrėsit – Mark Skurra, ktheu nė katolicizėm rreth 1050 shpirtėra tė fshatit Mirakė e Polis tė qarkut tė Elbasanit[37].
Ndeshjet fetare nė Shqipėri asnjėherė nuk pushonin midis kishave tė huaja duke sjellė dėme tė vazhdueshme dhe duke shkaktuar trazira tė shumėta. Ndjekja dhe persekutimi i parreshtur qė kisha trinitare u bėnte kėtyre grupacioneve tė akuzuar pėr heretizėm, bėnte qė ato tė lėviznin prej njė vendi nė tjetrin nė gjithė Perandorinė dhe nė kontakte me popujt e tjerė, tė formonin komunitete, tė pėrhapnin mėsimet e Jezusit dhe tė jetonin me stilin e jetės qė ai kishte jetuar.
Persekutimet e heretikėve shqiptarė
Persekutimi i parė i madh i herezisė sė re nga Bizantinėt nisi nė Thrakė (1081-1118). Nė krye tė heretikėve nuk ishte vetėm njė Vasil, tė cilin e dogjėn tė gjallė nė vitin 1111, por edhe njė Lekė (1078-1079), pėr tė cilin thuhet se ishte shqiptar. Pėrndjekje tė pashembullta do tė bėhen nė kohen e perandorit Manuel Komenti (1143-1180), qė do tė shoqėrohen me shpėrngulje tė pėrndjekurish heretikė shqiptarė nė Itali[38]. Sakoni mendon se kėto "heretikėt shqiptarė", kishin ardhė aty sė paku nė shekullin XII-tė, ose siē thotė Kozmai, qė nė shekullin X-tė, por gjithsesi, nė shekujt XII-XIII-tė, ata (Albanesi) kishin formuar "njė grup" me njė kishė qė mbante emrin e tyre "Ecclesia Albanese" (kishė shqiptare), ndėrsa nė vitin 1199, nė Brindisi kishin edhe kryepriftin e tyre.
Reiner Sakoni, qė shkroi "Katarėt", njė vepėr mbi heretikėt e prendimit, rreth vitit 1230-1232[39], sjell dėshmitė e njė italiani tjetėr tė kohės Giovanni de Luggio, qė janė dėshmi tė njėjta pėr herezinė, e pėr heretikėt. Por ndjekja e tyre nuk pushoi as nė shekujt XVI-XVII-tė[40], deri kur do t'i nėnshtrohen kishės katolike ose do tė islamizohen nė masė tė madhe.
Mė 1567, njė Sinod Katolik nė Benovento i godiste arbėreshėt si: "ndjekės tė blasfemive tė grekėve skizmatikė". Por, Rodotai, thotė se shqiptarėt arbėreshė tė Italisė, kishin besime qė nuk shkonin me ritin ortodoks, por kishin "njė krishterim tė korruptuar nga herezia", tė infektuar me 'gabimet' e bogomilėve (paulicianėve) , ose nga kontakti me muslimanėt e me grekėt e lindjes[41]. Radotai vazhdon se shqiptarėt arbėresh nuk ndiqeshin pse ishin ortodoksė a skizmatikė, por pse "kishin deformuar ritin grek". Edhe autori arbėresh Primaldo Koka, shkruan se "ata nuk ishin ortodoksė tė pastėr", se nuk zbatonin Dekretet e Koncilit tė Tranit nė ēėshtjet doktrinalethonė se arbėreshėt kishin adoptuar "maksimat e bullgarėve tė Dibrės sė Epėrme", pėr tė cilėt Barleti shton se "kanė qenė gjithmonė besėkotė, por edhe heretikė" dhe pėr kėtė ai i lė fajin ortodoksisė qė ai e quan "besėkotė"[42].
Mė 1096 kryqzatorėt e "Luftės sė Shenjtė"[43] qė ja kishin mėsy lindjes, kaluan nėpėr Shqipėri pėrmes rrugės 'Via Egnatia', ku nė Jug tė Shqipėrisė dogjėn fshatra heretikėsh (Paulicijanė) dhe pėr shkak tė qėndresės, invaduesve iu desh shtatė javė qė tė arrijnė Kosturin[44]. Kur heretikėt "Albigjezė" ndiqeshin nė Francė, Papa Inocenti i III-tė (1198-1216) do tė drejtojė kryqėzatėn e katėrt (1203), rruga e sė cilės kalonte sėrish nėpėr viset shqiptare, duke mos i lėnė mėnjanė edhe ndjekjet heretizmit nėpėr kėto vise[45].
Grupi Galilean qė pėrfshinte Nazaretė dhe galeotė, ishin tė obliguar me njė taksė tė veēantė vjetore, kurse nėn pėrgjegjėsinė e Neros, u dogjėn nė zjarrin e madh tė Romės. Theodosiusi qė vendosi edhe zyrat inkuizicioniste krijoj metoda efektive pėr persekutimet e arianėve e donatistėve, ndėrsa tempujt dhe literaturėn e tyre ua eleminoi pamėshirshėm[46]. Gotėt u ndoqėn e u eleminuan, ndėrsa literatura e tyre u zhduk. Nė kredon Justiniane, vrasja e hereretikut (pabesimtarit) nuk konsiderohej vrasje[47] dhe si rezultat tė gjithe u vrane ose u perjashtuan.
Kanuni i Stefan Nemanjės, i cili pa dyshim ndeshte edhe shqiptarėt heretikė, parashikonte: "Dhe nė qoftė se ndodhė qė ndonjė heretik (jo ortodoks) tė jetojė nė mes tė pravosllavėve, tė damkoset me hekur tė skuqur nė fėtyrė dhe tė pėrzihet. Dhe nėqoftėse gjendet dikush qė i jep strehim, edhe ai tė damkoset..." [48]
Conybeare shkruan se do tė duheshin qindra libra, pėr tė regjistruar "mrekullitė e persekutimeve", nė "emrin e Zotit tė mėshirės" nė eleminimin e atyre qė i kishin akuzuar pėr 'heretikė' [49]. Persekutimet e perandoreshės Theodora (v.842), ndikuan nė bashkimin e paulicianėve dhe armenasve Thrakas nė mbrojtje nga trinitarėt, shkak pėr tė forcuar aleancė me muslimanėt. Shumė prej tyre u bėnė muslimanė, ndėrsa tė tjerėt mbeten nė krishterizmin unitarianė. Shpresa e vetme e lirisė sė 'heretikėve' dhe ēifutėve tė mbetur tė Spanjės, ishte ardhja e muslimanėve tė njohur nė histroi pėr tolerancė.
Mėsimet heretike u ngjanin mėsimeve islame!
Pėr shumė kohė, Bosnja kishte qenė arenė e betejave ndėrmjet kishave latine e greke, ndėrsa boshnjakėt ishin tė lidhur me grupin heretik tė paulicianėve tė njohur me emrin "bogomil" sipas priftit Teodor Bogomilit, qė u dogj nė vitin 1110. Kaq i egėr qe persekutimi i bogomilistėve[50] si nga kisha lindore ashtu edhe nga ajo prendimore, sa boshnjakėt do tė ishin shumė tė kėnaqur po tė shihnin njė islam tolerant. Pėr kėtė arsye, shumė kėshtjellarė boshnjakė ua hapen portat osmanėve[56] (1463-1482). Kėtu ishte edhe fillimi i konflikteve ballkanike. Por ajo qė shtyri tė islamizohen nė masė boshnjakėt, nuk ishte vetėm toleranca islame, por edhe besimi shumė identik me besimin e tyre[52]. Ka shumė tė ngjarė qė edhe nė Shqipėri, veē rrezikut sllav pėr dominim nė Arbėri, ishte edhe prezenca e heretizmit, qė disa princėr shqiptarė iu bashkun Perandorisė Osmane.
Paulicianėt, qė u ndeshėn nė Shqipėri me kryqzatorėt e Kryqėzatės sė parė[53], ishin pasues tė Palit nga Samosata, njė nazarenas qė transmetonte mėsimet origjinale tė Jezusit. Ata ishin tė pėrhapur nė Azi, por mbijetuesit e tė ndjekurve, tė persekutuarve e tė eleminuarve, arritėn edhe nė viset e Shqipėrisė. Ata kishin librin e tyre me pėrmbledhje tė tradicioneve tė ruajtura gojore, qė u zbulua nė fundin e shekullit XIX-tė[54]. Sipas kėtyre tradicioneve tė tubuara, urdhėr i parė ishte "besimi nė njėsinė e Zotit... se Zoti ėshtė Njė, Krijues e organizues i tė gjithave, qė krijoj krijesat prej asgjėje...". Ata besonin se Jezusi ka qenė njeri - profet. Kanė refuzuar ditėlindjen e Jezusit tė pėrcaktuar nga trinitarėt (25 dhjetor) dhe kanė refuzuar doktrinėn e inkarnimit[55]. Ata (sipas spjegimit tė Barnabės) nuk kanė besuar se ka qenė Jezusi ai qė ėshtė kryqėzuar, nuk kanė pranuar doktrinėn e mėkatit tė trashėguar, nuk e kanė pranuar kryqin pėr simbol fetarė as nuk kanė pranuar imazhet e Jezusit dhe nėnės sė tij, njė kontradiktė e hapur nė "Testamentin e Vjeter". Siē shihet, ata ishin shumė largė besimeve pagane, por meqenėse kishin njė besim krejt tė ndryshėm prej asaj katolike e ortodokse, u shpallėn 'heretike' dhe u ndoqėn. Vėllezėrit e tyre shpirtėrorė, qė i kishin nė Armeni, nė shekullin VII-tė, kur u njohėn me mėsimet islame qė pėrputheshin me ato tė Jezusit, shumica pėrvetėsuan islamin pėr fe tė tyre. Concybeare thotė se nė kryqėzatat latine, disa shekuj mė vonė, kishte gjetur se paulicianėt gjithmonė luftojnė nė anėn e muslimanėve. Dhe, ne duke e dijtur edhe njė grup shqiptarėsh nė kontaktet e para me muslimanėt luftuan nė anėn e tyre, ka tė ngjarė qė njė pjesė e tyre tė ishin paulicianė. Papa Klementi, kur i drejtohet Charls-it tė V-stė, i shkruan se: "Religjioni i Palit nga Samosata, ka qenė asgjė tjeter veē se muhamedanizėm i pastėr..."[56].
Ariusi, qė ishte prijėsi shpirtėror i grupit heretik tė unitarianėve tė Aleksandrisė, qė u helmua nė Konstantinopol, thoshte se: "Jezusi ishte krijesė njerzore qė Zoti e kishte pajisur me misionin profetik.... Vetėm Zoti ėshtė i pėrjetshėm dhe i pandryshueshė m..."[57]. Ndėrsa Ulfilasi, lider shpirtėror i Visigotėve, para vdekjes lutej: "Besoj me zemer e pohoj me gojė, ekziston njė Zot i vetėm, vetėm Ati, i pafillim dhe i padukshėm..."[58]. Nė vititn 754, nė Sinodin e Konstantinopolit, tė 338-tė priftėrinj nga Evropa e Anatolia (asnjė trinitarė) miratuan vendimin se simbolet e dukėshme tė Jezusit janė blasfemira dhe se adhurimi i imazheve ėshtė korruptim i krishterimit dhe njė kthesė drejtė paganizmit[59].
Papa Inocenti i III-tė, organizon sulm masakrues kundėr paulicianėve tė Francės, ku pamėshirshėm lėnė pėr vdekje 20.000 njerėz, qė ishte edhe fundi i tyre kėtu[60]. Pėr to Shėn Bernardi thoshte: "Ēka flasin ato e zbatojnė nė vepra, moralisht asnjėrin nuk mashtrojnė, asnjėrin nuk sulmojnė, kalojnė jetėn nė agjėrim, nuk hanė ushqim qė nuk e meritojnė, jetėn e sigurojnė me punėn e tyre..."[61].
Njė grup palicianėsh ishin vendosur nė Gjermani me emrin 'Kathari', deri nė Jug tė Francės, nė Italinė Veriore, Venedik e Sicili. Ka mundėsi tė ketė pasur edhe nė Angli, pasiqė anglia ishte e fundit qė ra nė ndikimin e kishės trinitare. Tolandi, nė vepren "Nazarenus" thotė se tė krishterėt e Irlandės kanė refuzuar trinitetin, ata kanė besuar "Njė Zot tė Vetėm". Nuk kanė patur imazhe nė tempujt e tyre. Ungjilli i tyre ka qenė i refuzuar prej kishės trinitare. Liderėt e tyre kanė qenė tė martuar dhe kanė pasur familje. Kanė agjėrua shumė kohė, dhe zakonisht janė ushqyer njė herė nė ditė. Kishėn e kanė konsiderue vetėm si shtėpi lutjeje, jo si organizatė a perandori politike. Veten e kane konsiderue si "bijt e kishės". Kėto bijt e kishės, do tu vijė mė pas kryemisionari trinitar 'i shėnjti' i quajtur Patrick (390-460), i cili u bė pėrgjegjės pėr shkatėrrimin e kishės unitariane kelte tė Irlandės, kurse pasardhėsit e "bijve tė kishės' e mbajnė pėr apostul tė shenjtė tė Irlandės[62].
Heretikėt pėrkthenin ungjijt nė gjuhėt e tyre, ndėrsa kisha katolike ndalonte perkthimin e ungjijve, sepse i takonin vetėm shtresės priftėrore. Aq mė tepėr qė ungjijt e pėrkthyer prej heretikėve nuk ishin prej ungjijve zyrtarė. Nė kėtė vėshtrim, nė sytė e kishės trinitare, ata ishin heretikė, jo "adhurues tė Zotit", por "tė pa Zot"[63]. Historia na i paraqet si 'barbarė' por nė tė vėrtetė ata kanė lėnė namė pėr moral tė pastėr, pėr respektin e femrės, familjen, shoqėrinė, ligjin, lirinė individuale, pėr sinqeritetin e diturinė[64].
Shpesh, tė persekutuar, tė shtypur, tė vrarė e tė zhdukur nė masa tė mėdha, kėto grupe "heretike" u revoltuan dhe disa herė mundėn shtypėsit, por pėr aq kohė sa mbanin tė tjerėt nėn sundimin e tyre, ishin shembuj tė tolerancės pėr besimet qė nuk ngjanin me tė tyret[65].
Njė studim mė i thukėt i ēėshtjes heretike ndėr shqiptarėt, por edhe mė gjėrė, do tė mundėsonte tė dalin nė dritė dy dėshmi tė forta tė ēėshtjes sė historisė. Fillimisht do tė argumentonte bindshėm se pėrhapja e krishterimit ndėr shqiptarėt nuk u bė "me dyzen", siē mund tė parapėlqejė e tė trumpetojė ndonjėri. Por edhe do tė dėshmonte se ishin pikėrisht kėto "heretikė", qė nga njėra anė tė persekutuar nga kisha zyrtare e nga ana tjeter me njė ngjajshmėri tė madhe ndėrmjet mėsimeve tė tyre dhe mėsimeve islame, u islamizuan.
Siē u cek, heretikėt ishin grupe qė zbatonin mėsimet monoteiste tė Jezusit dhe praktikėn fundamentale tė Mojsiut. Ata faleshin nė senagoga nė kohė tė caktuar. Agjėronin siē kishte agjėrua Jezusi. Jepshin tė dhjetėn e pasurisė nevojqarėve. Festonin sabathin (tė shtundėn) dhe festat qė kishte festuar Jezusi. Praktikonin synetinė. Vetė Jezusi[66] dhe Gjon Pagėzuesi[67] ishin bėrė synet. Ata prenin bagėtitė e lejuara nė emrin e Krijuesit[68]. Ata nuk pagėzoheshin[69]. Ata kishin mėsimet e pakorruptuara tė monoteizmit tė Jezusit, qė gjasonin nė mėsimet islame.
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė