Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-06, 14:59   #165
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kosova pa Rugovėn


Shkruan: Ali Alaj


Kosova ėshtė mbėrthyer nė njė pikėllim tė thellė, kurse dhimbja ka pllakosur secilėn shtėpi, familje e individ anekėnd tokave arbėrore. Kosova dhe shqiptarėt kėto ditė kanė mort. Ky vend dhe ky popull humbi liderin dhe presidentin e vet, njeriun e sfidave, vizioneve, projekteve dhe bėmave dhe sakrificave sizifiane pėr ta arritur lirinė dhe pėr ta ndėrtuar pavarėsinė. Kosova mbeti pa Ibrahim Rugovėn,pa presidentin plebishitar, pa njeriun e vullnetit,ambicieve dhe tė drejtave reale pėr tė qenė zot tė vetės, tė tokės sė tyre,tė fatit dhe ardhmėrisė. Lider dhe aktivist i devotshėm, urtak, por kėmbėngulės- ky do t’ishte portreti i fuqisė sė personalitetit dhe karakterit tė Ibrahim Rugovės, tė cilit i takojnė dy dekadat e fundit dhe do t’i pėrkasin shekujt e ardhėm tė historisė shqiptare dhe tė lirisė dhe demokracisė sė pėrbotshme. Presidenti ynė i ndjerė, i ka kaluar caqet tona nacionale, ato Ballkani dhe europiane, pėr tė hyrė nė orbitėn e pėrbotshme tė shtetarėve mė me famė, sepse ai ėshtė njė nga ato figurat morale, qė janė tė pakte, nė botėn shqiptare po se po, por edhe nė arenėn ndėrkombėtare.
Duke e ndjekur biografinė e dr. Rugovės, nė tė e gjejmė gjithė inventurėn e veprimeve tė tij nė funksion tė lirisė dhe tė Kosovės sovrane, duke gjetur njėherėsh rrėnimin e koncepteve tė vjetra dhe ngritjen e mendimit tė ri politik dhe nacional, si mjeti mė impresiv i bindjes sė botės pėr dimensionet alarmante tė katrahurės shqiptare,si mjet e rrugė pėr tė fituar pėrkrahjen e domosdoshme te kancelarive vendimmarrėse tė botės dhe pėr tė ngritur miqėsitė qė ne shqiptarėt kurr s’i kishim pasur, meqė thuaja gjithmonė rreshtoheshim nė anėt e gabueshme. Duke e paralajmėruar ngritjen e kėtij koncepti, Rugova njėkohėsisht kishte paralajmėruar (qė mė 1989) se ēelėsi i ēėshtjes shqiptare dhe i Kosovės ne veēanti ndodhej nė Washington, pra nė metropolet e fuqisė numėr njė nė botė – SHBA. Edhe pse ishte fjalėpakė, edhe pse ishte i butė nga zėri, ai fuqishėm e projektoi Kosovėn nė Perėndim, dramėn dhe tragjiken shqiptare dhe tė Kosovės. Rugova, prej jave nė javė nga Prishtina, por mė shpesh gjatė vizitave tė tij qendrave botėrore, ua thoshte dhe ua pėrsėriste: Kosova nuk po kėrkon shumė – veēse liri dhe pavarėsi,vlera qė e bėjnė lirinė universale tė njerėzimit. Nė kėtė mision Rugova udhėtoi shumė, edhe pse kishte individė edhe brenda LDK-sė qė pėrpiqeshin ta lidhnin pėr ndėrtesėn e Shoqatės sė Shkrimtarėve. Ambicjeve tė tilla komplotiste, Rugova u pėrgjigjej: ta bėjmė lirinė dhe pavarėsinė dhe do kemi kohė tė merremi me veten tonė. Ta heqim qafe njėherė Serbinė okupatore. Kosovės nuk i duheshin, por nuk i duhen as sot pėrleshje brenda shqiptare. Vetėm njerėzit e mėdhenj, me vizione me kuptim tė detyrės dhe rolit qė ua ka determinuar historia, me elegancė, me urti, i kapėrcejne sfidat e tilla. Rugova e bėri njė kapėrcim tė tillė, tė domosdoshėm. Tė shpresojmė se edhe tė tjerėt pas tij do tė ngritėn mbi veten dhe interesat e tyre meskine dhe do te sillen e tė veprojnė si burra shteti.(Kėtu mendoj para sė gjithash pėr njerėzit qė janė nė ekipin negociator tė Kosovės, sepse disa prej tyre, sė paku deri mė tash, kanė qenė tė prirė nga gama primitive tė mentalitetit pėrjashtimor, aferoman, gati grindavec, ”cilėsi” kėto qė ua zbehin gjasėt tė marrin mbi supe misionin e shejntė tė pėrmbylljes sė shtetformimit).
Qė nga 28 qershori i vitit 1989(atė ditė Milosheviqi afėr Prishtinės kishte mbledhur nja 1 milion serbė tė etshėm pėr gjak dhe kėrcnonte me luftėra) kur Ibrahim Rugova e tha atė fjalinė e famshme pėr gazetėn gjermane “Spiegel” se: ”Nėse pozita e shqiptarėve dhe Kosovės shkallzon edhe mėtej, ne do tė ngritemi nė kryengritje”, gjithkushi, brenda dhe jashtė – nė arenėn e politikės botėror- e pa kėtė njeri tė vendosur pėr t’u bėrė artikuluesi, mbrojtėsi dhe afirmuesi i tė drejtave nacionale dhe shtetare tė shqiptarėve dhe tė Kosovės. Intervista e sipėrpėrmendur vėrtet u bė kasnecė e njė lideri tė ri, tė vendosur, trim e tė pakompromis pėr tu vėnė nė shėrbim tė lirisė sė popullit tė vet. Ibrahim Rugova mori vendimin e vet hisorik – do tė sakrifikohet pėr popullin dhe pėr Kosovėn. Doli se ky ishte edhe vendimi hisorik pėr vetė Kosovėn. Sepse, sė pari lindi shpresa, e mandej edhe besimi se dyzetvjeēari i hajthshėm, do tė lirojė nga shtati dhe shpirti i tij energjinė e sfidimit tė njė okupatori gjakatar, qė nė hisorinė shqiptare kishte hapur me mija e mija varre. Kishte djegur e shkatėrruar dhe kishte dėbuar shqiptarėt nga toka dhe nga vatra e tyre. Rugova na atė nismė ishte i vetėm, sepse ai nuk e begeniste komoditetin nė ballafaqim me sakrificėn pėr tokėn dhe pėr popullin qė e kishte lindur e rritur. Letrari i afirmuar, nisi si politikan fillimtar, meqė idea prijetare e tij ishte mė e pėrmasėshme se hapėsirat kosmike.
(Fillim korriku I 1990, vetėm njė javė pasi Serbia e kishte riokupuar Kosovėn, Ibrahim Rugova kishte kaluar nėpėr njė dėshmi nė Parlamentin Evropian dhe I kishte tronditur njerėzit qė e kishin bėrė audiencėn e “Gandit Ballkanas”, sepse ky njeri, terrorit dhe vrasjeve serbiane, po u pėrgjigjet me opcionin e paqes. Ky qenka zėri i vetmuar nė shkretėtirė, zėri i ndėrgjegjės sė njė populli qė njė regjim satanik e paska futur nė rrathėt e ferrit, kishte qenė mendimi intim i secilit pjesėtarė tė kėsaj audience. Nga ky depėrtim i parė, tė them, diplimatik tek kancellaritė e Evropės plakė, Rugova kishte ndaluar nė Kroaci. Nė Zagreb, nė njė darkė intime qė pėr tė kishin shtruar ca shqiptarė atdhedashės tė Kosovės, Rugovėn e “huazojnė” pėr pesė minuta, por e mbajnė dy orė, njė grup akadamikėsh, profesorėsh dhe politikanėsh kroat. Kur na e kthyen, na nderuan me kėto fjalė: ”Tė lumtė ju shqiptarėt qė paskėshi kėtė njeri tė madh nė ball tė lėvizjes suaj”. Nė atė darkė kanė qenė akademikėt Gazmend Zajmi, Rexhep Ēosja, dr. Hivzi Islami dhe ndonjė tjetėr. Konstatimi i mėsipėrmė i kroatėve, disa i la tė ēakėrdisur.)
Fundvite tė gjashtėdhjeta dhe fillimvitet e shtatėdhjeta. Njė djalosh i hajshėm, gati me shėndet tė lig, i ecte amfiteatrot e fakulteteve dhe rrugėt e kalldėrmta tė Prishtinės. Ishte i pėrzemėrtė, fjalėpak pėr tė mėbla. Fliste pak, por gjithėherė fjalė tė matura, tė pjekura dhe shumėkuptimplote. E shihje tė thelluar nė mendime dhe me ball tė rrudhur, thuajse qė atėherė ta kishte tė ditur fatin e tij – se do t’i vijė dita qė do tė vihet nė ballė tė popullit, tė cilin shteti-parti po e nėpėrkėmbėte, tėhujsonte, burgoste, vriste, deskriminonte dhe qė, siē do tė dėshmojnė mbarimvitet e tetėdhjeta tė shekulllit tė kalur – do ta lė tė vetmuar. Dhe kėtė vetmi do ta sfidoj dhe do ta triumfoi tashmė burri i pjekur Ibrahim Rugova.
Presidenti i ndjerė i Kosovės, nuk ishte mitik, sepse ai ishte njė prijės ekzistentė. Ai nuk jetonte dhe as nuk vinte prej legjendave. Ai ishte biri dhe fryti i kėtij popullidhe i kėsaj toke. Ai ishte njeri, si tė tjerėt, prej mishi e gjaku, por ishte mė trim dhe mė i vendosur se tė tjerėt. Ibrahim Rugova ishte vdekatar si ēdo qenie tejetėr njerėzore, kurse ata qė vijnė prej legjendave ata nuk vdesin. Por disa duke dashur ta kthejnė Rugovėn nė abstraksion, e pagėzojnė mitik dhe e bėjnė kėtė se nuk kanė guxim tė futėn nė thelbin e filozofisė dhe veprimit tė tij prej burri tė shtetit. Ai nuk ishte as romantik,as i rrėmbyer. Ibrahim Rugova ishte realist dhe duke e njohur mirė realitetin e kohės, ai e krijoj njė tip tė posaēėm tė urtisė dhe filozofisė politike,kombėtare dhe diplomatike. Ai nuk imagjinonte, por mbėshtetej nė rrethanat dhe mundėsitė historike – qė ofronte rrėnimi i perandorive komuniste dhe afirmimi i demokracisė universale. Tė kuptohemi,ai nuk i frikohej luftės, por pėrpiqej ta shmangte atė, sepse e dinte mirė se sa viktimat i kishim dhėn ne shqiptarėt qė nga viti 1912 e kėndej. Rrafshoheshin mbi 100 mijė shqiptarė tė vrarė, e po aq, a mbase edhe mė shumė tė shpėrngulur dhunshėm nga Kosova nė Turqi. Ibrahim Rugova nuk e donte Kosovėn tokė tė djegur dhe pa shqiptarė. Ai e dėshironte dhe synonte Kosovėn kopsht tė lulėzuar dhe pėrlotė popull tė saj.
Po e bėj edhe njė digresion: Nė dhjetor 2000. Diku nė New Jersey tė SHBA-vė, nė njė takim tė dr. Rugovės me bashkatdhetarė, ndodhej I ftuar edhe senatori amerikan, demokrati Jon Corzine. Duke folur nė njė anglishte tė pastėr, zoti Rugova e kishte mahnitur politikanin amerikan, jo vetėm me koncepteve dhe filozofinė e tij politike, por edhe me projekte humaniste pėr ardhmėrinė e tė gjithė banoreve tė Kosovės, pa dallim etnie, feje a kulture. Senatori I patė thėnė kėto fjalė: ”Unė kisha dėgjuar shumė pėr udhėheqėsin tuaj. Pėr zotin Rugova kisha dėgjuar vlerėsime vėrtet tė larta. Sonte, kur pata nderin tė rri e tė bisedoj mė tė, arrita jo vetėm tė konfirmoj, por edhe t’i forcoi bindjet e mia se ju shqiptarėt paskėshin njė president tė ditur, tė urtė dhe shumė pragmatik. Ajo qė po mė gėzon mė sė shumti, ėshtė se zoti Rugova qenka pėrkrahės I madh I demokracisė dhe paqės dhe mik shumė I madh I SHBA-ve…”
Se kush ishte Ibrahim Rugova fjalėn dhe qėndrimin meritor do ta thotė historia. Do tė duhen studime e studime, tė paanshme, shkencėrisht tė qėndrueshme pėr ta nxjerrė vlerėn reale, shumėdimensionale tė Rugovės nė shtetbėrjen e Kosovės. Njė pjesė tė kėsaj faktografie sot po e japin burra shtetesh, qeveritarė, diplomatė, akadamike, shkrimtarė, politikan, nga tė katėr anėt e botės perėndimore. Unė personalisht jam thellė i bindur se kėto nuk janė fjalė kurtuazie, por janė vlerėsime tė argumentuara dhe tė cilat dėshmojnė se Rugova ka biseduar me liderė botėror me vendosmėri pėr katrahurėn dhe tragjedinė shqiptare. Portretin e Rugovės do ta bėjnė shkencėtarė tė fushave tė ndryshme,analistė objektivė e realist dhe ai portret do tė jetė i zhveshur prej amputimeve qė pėrpiqen ti imponojnė individė apo njė grupe mjeranėsh qė kanė zėnė vend nėpėr disa gazeta dhe nė disa TV tė Kosovės, sikur qė doli shumė skandaloz kinse portreti qė i “kishte” bėrė Rugovės dikushi apo njė askushi nga RTK. Edhe “analistė”, qė i kanė shėrbyer edhe dreqit japin mendime pėr Rugovėn, po kėtė e paska demokracia – nė tė cilėn liria e fjalės keqpėrdoret dhe shpėrdorohet keqas.
Ibrahim Rugova qė kishte nė krah njė Fehmi Agan dhe kuadro tė tjera kombėtarisht tė dėshmuara, u bė promotori, vizionari dhe zbatuesi i vullnetit te popullit pėr tė pasur shtetin e vet me sovranitet tė brendshėm dhe tė jashtėm. Kur kishte ngelur puna finale, ai ndėrroj jetė. Faktori ndėrkombėtar u tregua i padrejtė ndaj personalitetit tė Ibrahim Rugovės, i cili e ka pasuruar shumė demokracinė e pėrbotshme, dhe ndaj shqiptarėve,duke mos e njohur shtetin e pavarur tė Kosovės drejtpėrsėdrejti. Kėtė e kėrkonte Rugova nė secilin hap dhe nė secilin takim tė tij diplomatik e shtetėror. Ai e dinte se negociatat, konferencat ndėrkombėtare, ishin e janė tė rrezikshme se ato, ose e cungojnė tė drejtėn e natyrshme tė njė vendi e populli pėr tė qenė i pavarur nė tėrėsinė e tij territoriale, ose kėrcėnohen edhe me amputime territoresh. Prandaj, Ibrahim Rugova, Presidenti I Kosovės, thoshte pėrditė se pavarėsia ėshtė e panegociueshme. Dhe atė – pavarėsia e plotė.
Tash nė kėtė ndarje tė dhimbshme,plot pikėllim e lot, populli i ka drejtuar shpresat tek trashėgimia politike dhe diplomatike qė na e la presidenti Rugova. Populli I Kosovės, Dardanisė Antike, me pikėllimin dhe lotėt e vet tė dhimbjes, me kolonat e gjata e tė pambarim, po e portretizon mė sė miri politikanin, diplomatin, burrėshtetasin Ibrahim Rugova
Rugova na e pat siguruar ēlirimin e brendshėm dhe duke e thirrur pėr plotė dhjetė vjet Intervenimin e NATO-s, bashkė me luftėn qė e bėri UĒK dhe me gjakun e mbi dhjetė mijė vetėve, nė Kosovė sot zotėron liria. Por, kjo liri ėshtė e cunguar – sepse mungon edhe pavarėsia pėr ta pėrmbushur plotninė e saj. Fuqitė e mėdha ia kanė borgj kėtij populli dhe liderit tė tyre, luftėtarit pėrmasash tė demokracisė sė pėrbotshme – Ibrahim Rugovės- njohjen e pavarėsisė sė plotė. Dhe ky do t’ishte i vetmi kompensim qė sado pak do ta mbulonte zbrastėsirėn qė e ka krijuar vdekja e presidentit tonė.

Zoti tė bekoftė President Rugovaėn.
Pusho i qetė nė gjirin e Dardanisė Antike o i nderuari President.
ShBA, 23 janar 2006
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė