Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-08-08, 02:22   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Juniku neper shekuj

KOHA E MESME
KARAKTERISTIKAT THEMELORE
Zhvillimin e rendit shoqėror-ekonomik tė feudalizmit qė ishte ndarė nė tri etapa e njohin edhe shqiptarėt. Por zhvillimi specifik nė trevat shqiptare tė feudalizmit tė hershėm nė viset e banuara nga shqiptarėt shtyhen gjer tė Tanzimati, me 1839. Dihet se shqiptarėt kanė prejardhjen nga Ilirėt, sepse pėsuan
ndryshime prej kohės sė rėnies nėn sundimin romak e bizantin, si dhe me vendosjen e sllaveve nė Ballkan.
Mirėpo gjatė kėsaj kohe humbi edhe emri i vjetėr Ilir, kurse vendin e tij e zuri emri i fisit Ilirė Albanoi, i cili u bė nė formėn Arbėr dhe Arbėresh, emri i kėsaj popullsie tė re, pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė sė cilės janė shqiptarėt e sotėm. Ky emėr u ruajt gjer nė rėnien nėn sundimin osman. Nė kohėn e sundimit tė turqve osmanė, zotėroi emri shqiptarė nė vend tė emrit Arbėr. Gjatė shekullit VII-tė sllavet filluan tė depėrtonin nė Ballkan, me qellim qė tė vendosėn, duke pėrvetėsuar toka tė reja. Gjatė vendosjes, ata dhe vendasit Ilirėt, hynė nė konflikte pėr viset pjellore dhe kullosat. Njė pjesė Ilire u tėrhoq nė jug tė Ballkanit dhe nė drejtim tė bregdetit, sepse kėtu ishin mė tė sigurt.
Duke filluar nga fundi i shekullit tė IV-rė, historia e Ballkanit, si dhe ajo e Ilirėve, e veēanėrisht e popullit shqiptarė dhe ardhacakėve sllavė ėshtė lidhur ngushtė me historinė bizantine. Nė gjysmėn e shekullit VI-tė midis turmave "barbare" me origjinė turanike nė gadishullin ballkanik erdhėn edhe sllavėt.
Tė dhėnat arkeologjike tė shekujve VIII-X-tė, tregonin se nė ato vise, ku nuk ėshtė vendosur kolonizimi sllav, ka lulėzuar njė kulturė thjeshtė shqiptare, qė ėshtė quajtur kultura e Komanit, emėr ky i njė fshati nė luginėn e rrafshit tė Dukagjinit. Nė fund tė shekullit XII-tė, Stefan Nemanja me ushtrinė e tij depėrtojė nė Kosovė, dhe mė vonė arriti tė zgjeroi shtetin serb nė tėrė territorin e Kosovės. Nga kjo kohė e gjer mė rėnien nėn sundimin osman, Kosova bėhet pjesė e shtetit mesjetarė Serb. Rezistenca e popullit shqiptar kundėr pushtuesit osman u bė nė Fushė Kosovė mė 1389, ku mė shumė feudal shqiptar morėn pjesė nė kėtė luftė kundėr pushtuesit Osman Turk.

Kjo luftė, apo rezistenca mė e fuqishme qė bėri populli shqiptar kundėr pushtuesit osman ishte nė kohėn e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut (1443-1468).
Gjatė kohės se feudalizmit tė zhvilluar edhe Juniku sikurse Gjakova me rrethinė dhe e terė Kosova, ishin pėrfshirė nė shtetin feudal Serb. Pėr Junikun dhe rrethinėn e tij nga ajo kohė janė ruajtur shumė pak, apo asgjė nga burimet historike. Juniku, sipas pak burimeve historike qė janė ruajtur, ato tregojnė se kjo trevė se bashku me disa qytete tė Dukagjinit, nga aspekti i rėndėsisė historike, kulturore dhe ekonomike zėnė vend tė veēantė. Nė tė kondensohen rrjedhat e disa epokave historike dhe nėpėrmjet kulturės materiale dhe shpirtėrore, manifestohen proceset e ndryshme shoqėrore, ekonomike, regjionale, etnike, kulturore, sociale dhe politike.

Duke filluar prej kohės antike Juniku, pėrmendet si lokalitet i rėndėsishėm, karakteristikė pėr ketė, “Gradina”, si vendbanim antik. Mė tė drejtė, ky vendbanim antik gjendej nė luginėn tek kroi i Priftit rrėzė bregut tė quajtur Badėr, aty ku degėzohen dy degėt e Lumit Erenik.
Nga pikėpamja etnike, Juniku ėshtė i banuar me popullsi autoktone Dardane, me kulturė, gjuhė, tradita e zakone tė lashta.

Zhvillimi i fshatit Junik ka kaluar nėpėr periudha tė ndryshme historike, duke filluar nga kohėt mė tė hershme, gjė qė dėshmohen nga trajtat e thirrjeve. Nė literaturėn e deritanishme nė lidhje me emėrtimin e Junikut ekzistojnė disa periudha tė emėrtimeve, apo antike dhe e mėvonshme. Emėrtimi Judiko e gjejmė tė Ptolemeu (87-150 ), nė veprėn e tij “Gjeographia”, Qė e mbėshtesin edhe shumė historian, arkeolog, gjeograf etj.

Emėrtimi i kėtij fshati, rrėzė Alpeve shqiptare rrjedhė nga fjala latine:
  • <LI class=MsoNormal style="COLOR: black; TEXT-ALIGN: justify">Judico- avi, atum, are: qė do tė thotė me gjaku. <LI class=MsoNormal style="COLOR: black; TEXT-ALIGN: justify">Junetio-onis: qė do tė thotė, bashkim, lidhje.
  • Unus, a unum: qė do tė thotė i vend i jashtėzakonshėm, i veēantė i pashoq.

Pėr vjetėrsinė e Junikut tregojnė nė mes tjerash edhe toponimet si Gradina, Koleja, Kishėza, Badra, Kroi i Priftit , Firza, Livadhi i madh, Djegėsinat etj.
Nė burimet historike, Juniku pėrmendet si vendbanim i hershėm, fshatė me tė gjitha tiparet Dardane, me njė popullatė me traditė dhe kulturė shqiptare.

Juniku, bėnte pjesė nė Alltun-Ilisė e cila pėrmendet nė krisovulėn e Stefan Deēanit dhe Stefan Dushanit. Nė krisovulen e Stefan Deēanit, qė ja dhuroi manastirit tė Deēanit (1330), nė Alltun- Ilisė pėrfshihen 10-tė fshatra (tė malėsisė sė Gjakovės dhe viset e Shqipėrisė veriore (Brenc). Njėherit pėrmenden edhe disa toponime tjera tė kėsaj treve: Gradisha emrin Gradishtė, Ereniku me emrin Ribniēka reka etj. Pėr atė periudhė nuk ėshtė gjetur gjerė tani asnjė dokument serb mbi ketė trevė qė nga gjysma e dytė tė shekullit XIV-tė dhe nė gjysmėn e parė tė shekullit XV.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė