Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-08-08, 02:28   #10
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Juniku neper shekuj


Por disa fshatra tjera tė ziametit si Juniku si qendėr e kėsaj nahije, i cili kishte njė aktivitet me tė madh nė ēdo lami, ku zhvillohet edhe pazari (tregu), mandej fshatrat Nivokazi, Smolica, Bunani, ku shumica e emrave ishin shqiptar por kishte edhe emra tė pushtueseve tė mė hershėm sllavė. Po ta marrim e krahasojmė gjendjen e viteve 1485 me materialin qė sjellė regjistrimi i vitit 1582 nė lidhje me nahijen e Altun-iliu, vėrejmė se :popullsia ka filluar tė islamizohet dhe banorėt mbajnė kryesisht emra tipikė shqiptarė; fshatra qė kishin popullsi tėrėsisht shqiture nė fund tė shekullit XV-tė dhe qė pėrbėnin pjesėn mė tė madhe tė nahijes, ruajtėn kėtė gjendje edhe nė shekullin XV-tė, pa u shėnuar asnjė vendosje elementesh tė huaja nė onomastikė. Sa i pėrket Junikut nė fund tė shekullit.XV-tė ky fshatė kishte popullsi me onomastikė shqiptare, por njė numėr i vogėl ishte edhe sllavė tė vendosur nė periferi tė fshatit.
Duke pa nė vitin 1485, nė shumicėn e fshatrave tė nahijes sė Altun-ilisė kishte popullsi autoktone shqiptare. Fshatrat me popullsi shqiptare, shumica e tyre ndodhen nė pjesėn fushore nga Juniku e gjerė nė Gjakovė. Mė kėtė dėshmohet se nė territorin e Altun-ilisė, kishte njė popullsi masive shqiptare tė ngritur mė kohė nė ketė truall, qė merrej jo vetėm me blegtori, por edhe me ekonomi bujqėsore.

Tė gjitha tė dhėnat tė marrura nė defterėt e Sanxhakut tė Shkodrės, vėrtetohet se Juniku ishte njė fshatė, njė qendėr pazari (tregu), kėtė status e ruan gjerė mė vonė, pėrkundėr forcimit tė fshatit Gjakova dhe tregut tė tij. Tė gjitha shėnimet na tregonin se Juniku ishte njė fshatė edhe para rėnies nėn sundimin osman. Edhe pse nuk kemi shėnime pėr fundin e shekullit tė XVI-tė dhe nė fillimin e shekullit XVII-tė, sepse pėr ketė problemė nuk kemi tė dhėna as dokumente mesjetare serbe nė krisovulėn e Stefan Deēanit dhe nė atė tė Stefan Dushanit, por pėrmenden se gjatė ndėrtimit tė Manastirit tė Deēanit ishin prezentė edhe fshatarėt e Junikut dhe sipas tyre fjala Junik rrjedh nga fjala serbe junaci, (punėtorė tė dalluar gjatė ndėrtimit tė Manastirit tė Deēanit, si fjalė pėrkėdhelėse ėshtė pėrdorur: junak, dhe sipas tyre prej kėsaj fjale rrjedhė fjala Junik). Por, ėshtė harruar se kėto dy krisovula janė tė gjysmės sė parė tė shekullit XV-tė.

Nga tė gjitha tė dhėnat arkeologjike kemi dokumente se Juniku ka qenė vendbanim qysh nė kohėn antike. Defteri osman i sanxhakut tė Shkodrės, me 1485 e regjistron si fshatė, qendėr pazari nė kėtė anė..
Juniku u bė fshatė i madh dhe i njė rėndėsie tė madhe nė fund tė shekullit XV-tė dhe nė fillim tė shekullit XVII-tė. Nė kėtė kohė depėrtimi i islamizimit ishte me tė madhe, u vėrejtėn edhe ndėrtimet e xhamive nė shumė vende. Nė Junik Xhamia e parė u ndėrtua nė lagjen Qokė tė fisit Krasniqe aty ka viti 1570-71 dhe u emėrtua sipas lagjes Xhamia e Qokut. Mė vonė u ndėrtua edhe Xhamia nė lagjen tregovishtės mu nė qendėr tė fshatit.
Qėllimi i perandorisė turke ishte pėrhapja sa ma e madhe e islamizimit nė territoret shqiptare.
Gjatė kėsaj kohe Juniku konsiderohet vend me rendėsi, sepse ishte qendėr e kėsaj ane:


S. Pulaha, nahija e Altun-ilisė dhe popullsia e saj nė fund tė shekullit.XV
“Gjurmimet albanologjike” (histori) 1971.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė