Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-10-11, 14:51   #1
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim i pa njohur deri tani Hasan Riza Pasha

Hasan Riza Pasha
Vali i qytetit te Shkodres qe nga viti 1911, Hasan Riza Pasha e lidhi emrin e tij me qytetin verior shqiptar sidomos gjate rrethimit dhe qendreses se tij ndaj malazezeve me 1912 - 1913. Gjeneral i ushtrise turke, ai kishte lindur me 1871 ne Bagdad. I jati Namik Pasha ishte Vali i Bagdadit dhe djali pati nje karriere te shkelqyer. Ne vitin 1892 u gradua si nentoger ne Akademine Ushtarake te Stambollit, ndersa me 1895 u gradua kapiten ne Shkollen turke te Shtatmadhorise. Me granden nenkolonel, me 1899 u dergua ne Gjermani ku plotesoi studimet e larta ushtarake. Nga viti 1901 deri me 1911 sherbeu ne Irak, ku fitoi edhe graden Gjeneral, ndersa me 1911 u emerua ne Shkoder. Ai luajti nje rol fantastik ne mbrojtjen e qytetit nga sulmi malazez dhe ne kalimin e Shkodres administrates shqiptare te Qeverise se Vlores. Per kete edhe u vra ne nje atentat, naten e 30 janarit 1913 duke u kthyer nga shtepia e Esat Pashe Toptanit. Vrasesi i tij sipas te gjitha gjasave ishte Osman Bali. Eshte varrosur ne xhamine e Parruces ne Shkoder.
Vrasja u krye nga Osman Bali, nje njeri i afert i Esat Pashe Toptanit, me urdherin direkt te Esatit. Bashke me Balin, kane qelluar edhe nje kavajas i quajtur Mahmut dhe nje shijakas i quajtur Tofik. Sipas te gjithe shenimeve te mevonshme, vrasja e Hasan Riza Pashes u be, pasi ky i fundit kerkonte te ngrinte flamurin shqiptar dhe se shtabi xhonturk ne qytet nuk ishte dakort per kete. Xhonturqit bashkepunuan me Esat Pashen, ndersa ky i fundit pranoi, i tunduar nga fakti, qe pas vrasjes se Hasan Riza pashes, komanda e qytetit t'i mbetej atij. Sic u pa me vone, Esat Pasha kishte synuar te hynte ne marreveshje me malazezet per hir te interesave te tij. Esat Pasha asnjehere nuk e ka pranuar kete vrasje.



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 19-10-11 nė 15:00
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante