Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-11-12, 11:01   #3
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: i pa njohur deri tani Hasan Riza Pasha

Mbrojtja e Shkodrės nga Hasan Riza.







Kohėt e fundit, autorė shqiptarė kanė dhėnė mė mire peshėn dhe rolin qė luajti garnizoni osman dhe nė mėnyrė tė veēantė valiu dhe komandanti turk, Hasan Riza Pasha.
Autor: Prof. Dr. Gazmend SHPUZA -


Hasan Riza Pasha

Historiografia shqiptare ka vėnė nė dukje, sipas saj, rolin vendimtar qė luajti faktori shqiptar nė mbrojtjen e qytetit tė Shkodrės nga forcat malazeze dhe ka sqaruar prej kohesh rėndėsinė qė pati kjo luftė dhe pasojat qė pati rinia e saj nga pushtuesit malazezė gjatė debateve pėr caktimin e kufijve veriorė tė shtetit shqiptar. Kohėt e fundit, autorė shqiptarė kanė dhėnė mė mire peshėn dhe rolin qė luajti garnizoni osman dhe nė mėnyrė tė veēantė valiu dhe komandanti turk, Hasan Riza Pasha.

Po evidentohet kėndvėshtrimi realist qė ai pati pėr gjendjen dhe zhvillimet ushtarake nė pjesėn perėndimore tė Perandorisė Osmane nė prag, sidomos pas fillimit tė Luftės sė Parė Botėrore. Nė kėtė kuadėr ai vlerėsoi realisht shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe mori qėndrimet pėrkatėse qė qenė shumė realiste pėr momentin. Si komandant me vizion tė qartė, jo vetėm ushtarak, por edhe politik, ai arriti tė kapėrceje hendeqet nga politika e gabuar e xhonturqve, kur ata erdhėn nė pushtet. Mbi baza tė ndėrsjella, u realizua aleanca luftarake shqiptaroturke nė krye tė cilės ishte pėr turqit komandanti, Hasan Riza Pasha dhe pėr palėn shqiptare, kryetari i bashkisė sė Shkodrės, Muharrem Gjylbegu. Mbrojtėsi i Shkodrės u dėshmua me qėndrimin e tij, jo vetėm si njė strateg i shquar, por edhe njė komandant trim.
Qėndrimi pėr pak kohė pro-malazez i malėsorėve tė Mbishkodrės, kryesisht katolikė dhe qėndrimi konsekuent gjatė luftės Ballkanike pro-osman i mjaft personaliteteve tė lėvizjes kombėtare anti-osmane, qofshin edhe tė krishterė edhe klerikė si Fan Noli e Gjergj Fishta, flet pėr vlerėsimin e drejtė tė tyre pėr rrezikun vdekjeprurės tė agresionit ballkanik ndaj tokave shqiptare. Ky qėndrim nuk mund tė shpjegohet dhe tė motivohet nga studiues dhe historianė tė ndryshėm mė frymėn orientale tė veprimtarėve shqiptarė qė e paska lėnė Shqipėrinė jashtė rolit dhe pjesėmarrjes sė saj nė luftėrat Ballkanike. Marrėveshja nė mes tė Hasan Riza Pashės dhe atdhetarėve shkodranė pėr ngritjen e flamurit nė kala, krahas atij turk, u sabotua me vrasjen e pabesė tė Hasan Riza Pashės nga Esat Pasha. Tė gjitha rrethanat, si pėr sa i pėrket vendosmėrisė sė garnizonit turk dhe qytetarėve tė Shkodrės, raportit real tė forcave ushtarake nė front, qoftė edhe ato pak rezerva tė mbetura ushqimore, nuk e pėrligjin aktin kapitullues tė Esat Pashės pėr t'u dorėzuar Shkodrėn malazezėve.

Nga tė gjithė tashmė dihet se ēfarė pasojash pati nė caktimin e kufijve veriorė tė shtetit shqiptar tradhtia e Esat Pashės. Lufta e aleatėve ballkanikė nė brendėsi tė trojeve shqiptare nuk ishte njė luftė pėr tė evropianizuar Ballkanin, por synonte deorientalizimin e tij. Lufta e padrejtė pushtuese e Malit tė Zi ndaj Shkodrės nuk mund tė quhet e drejtė nė emėr tė qėndrimeve euroatlantike, duke menduar se nė kėtė mėnyrė mund tė zhduken mendimet orientale, duke pėrligjur politikat aneksuese dhe shoviniste tė fqinjėve tanė ballkanikė ndaj vendit tonė, tė cilat nga ana tjetėr do ta gjakosin Ballkanin deri nė shekullin e XX me masakrat qė u bėnė nė ish-Jugosllavi. Lufta pėr mbrojtjen e Shkodrės do tė mbetet njė nga faqet mė tė ndritura tė atdhetarizmit shqiptar dhe tė vendosmėrisė sė popullit shqiptar pėr mbrojtjen e trojeve tė Atdheut. Kjo luftė e viteve 1912-1913, nė mbrojtje tė qytetit tė Shkodrės, do tė mbetet gjithashtu njė dėshmi e bashkėpunimit ushtarak nė mes tė popullit shqiptar dhe atij turk, bashkėpunim qė ėshtė prezent edhe nė ditėt e sotme, kur njė repart ushtarak shqiptar ėshtė i inkuadruar nė komandėn e trupave turke nė Afganistan. Qėndrimin pozitiv ndaj zhvillimeve nė Shqipėri nė ato momente, komandanti turk e shprehu qartė, kur e kuptoi se nė kėto momente historike interesat nė mes tė shqiptarėve, qė ishin ndarė, tashti duheshin tė bashkoheshin pėrballė njė armiku tė pėrbashkėt qė ishte shovinizmi malazes ndaj trojeve shqiptare..

Duke pas parasysh realitetet e reja, komandanti trim turk nuk interesohej vetėm pėr fatin e garnizonit turk, qė kishte nė komandė, sepse kėtė mund ta kishte bėrė lehtė duke u marrė vesh me forcat malazeze. Nė njė letėrkėmbim me deputetin e Dibrės nė Parlamentin xhonturk, Basri bej Dukagjini, ai ėshtė dakord qė tė sigurohen rrugėt pėr tė shpėtuar Shqipėrinė. Pėr Hasan Riza Pashėn,mbrojtja e Shkodrės kishte tė bėnte me ēėshtjen e zgjidhjes sė ēėshtje shqiptare nė mbėshtetje tė vendimeve tė Kuvendit tė Vlorės dhe tė njohjes sė autonomisė sė Shqipėrisė nga Konferenca e Londrės. Komandanti i garnizonit turk i kishte kėrkuar Gjergj Fishtės tė shkruante njė marsh pėr ushtarėt shqiptarė, nė shumicė muslimane, qė ata ta kėndonin kėtė marsh nė gjuhen shqipe nė stėrvitje dhe beteja luftarake. Ėshtė po ky Hasan Riza Pasha qė do ti kėrkojė komandantit tė armatės Perėndimore Osmane, Mahmut Hajret Pasha, qė me forcat e tij ushtarake tė angazhohej kundėr forcave serbe qė po marshonin drejt Shkodrės, thirrje qė ai ia bėn kėtij komandanti nė emėr tė shqiptarizmit dhe tė osmanizmit. Angazhimin e Hasan Riza Pashės nė mbrojtje tė shqiptarizmit e ka kėnduar edhe poeti popullor. Sipas kėngės popullore, Hasan Riza Pasha kishte menduar qė tė vihej nė shėrbim tė kėsaj toke pėr ta shpėtuar kėtė komb dhe se rruga e vetme pėr tė shpėtuar Shkodrėn ishte ''Ta ēojmė bajrakun''dhe se komandanti trim turk flamurin shqiptar e kishte bėrė edhe flamurin e tij. Forcat pėr mbrojtjen e Shkodrės ishin tė ndara nė dy pjesė. Nė njėrėn ishte Hasan Riza Pasha me garnizonin e tij dhe luftėtarėt shqiptarė tė cilėt ishin nėn komandėn e Valiut tė Shkodrės. Interesant ėshtė fakti se kėngėt kushtuar mbrojtjes sė Shkodrės kanė njė shtrirje deri nė Ēamėri, tė cilat e pėrshkruajnė me simpati komandantin turk duke e paraqitur si hero legjendar qė martirizohet pėr Shqipėrinė. Kur u shtrua ēėshtja e kandidaturės sė njė princi tė Shqipėrisė qė sapo u njoh ndėrkombėtarisht, kleri katolik parapėlqente njė princ musliman qė ishte Hasan Riza Pasha.

Nė vitin 1936, eshtrat e Hasan Riza Pashės u ēuan nė varrezat e Komaneve. Gjergj Fishta do ta vlerėsonte komandantin e famshėm turk duke thėnė se Hasan Riza Pasha do tė kujtohet si atdhetari mė i mire pėr shpėtimin tonė nga kthetrat e malazezėve, ai meriton tė lavdėrohet baras me heronjtė e kombit shqiptar dhe se ai kishte qenė mik i shqiptarėve dhe i Shqipėrisė. Kurse Zejnel Prodani, kryetari i Bashkisė sė Shkodrės do tė deklarojė se populli i Shkodrės nuk e harron kurrė…..Edit Durhami do ta vlerėsojė duke thėnė se njė gjė ėshtė e vėrtetė. Hasan Riza Pasha ishte njė ushtar i shkėlqyer, sepse ai e shpėtoi Shkodrėn me planin e tij ushtarak Mund tė thuhet me tė drejtė se mbrojtja shqiptaro turke e Shkodrės nė vitet 1912-1913 u kurseu popujve tė Ballkanit njė luftė tė katėrt ballkanike dhe banorėve tė Shqipėrisė veriperėndimore gati njė shekull shtypjeje nga njė gjenocid fetar-etnik tė cilin e pėsuan shqiptarėt e viseve tė tjera veriperėndimore, lindore dhe jugore. Sot, nė Shkodėr lartėsohet njė memorial madhėshtor para prefekturės sė qytetit nė shenjė nderimi pėr kėtė mik tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė sepse ai ka mbetur njė urė solide pėr lidhjet e hershme dhe nė vazhdim nė mes tė popullit shqiptar dhe atij turk, tė cilėt patėn bashkėqeverisur Perandorinė e Famshme Osmane.
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė