Tema: ILIRĖT
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-11-05, 15:47   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim ILIRĖT

1. Origjina e Ilirėve

Popujt qė u bėnė mė tė njohur nė historinė e lashtė tė Ballkanit janė grekėt, ilirėt dhe trakėt. Ilirėt janė ndėr banorėt mė tė lashtė tė Gadishullit Ballkanik. Ata janė autoktonė. Kulturėn, gjuhėn dhe tiparet antropologjike ilirėt i formuan nė vendin e tyre, nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit tė Ballkanit, aty ku shkrimtarėt antikė i pėrmendin nė veprat e tyre.

Trevat e shtrirjes sė popullsisė ilire janė mjaft tė gjera; ato pėrfshijnė tė gjithė pjesėn perėndimore tė Gadishullit tė Ballkanit, qė nga degėt e Danubit, lumenjtė Sava e Drava, nė veri, e deri te Gjiri i Ambrakisė (Prevezė), nė jug, kurse nė lindje deri nė Vardar. Grupe tė veēanta ilirėsh u vendosėn edhe nė Italinė e Jugur. Kėto janė fiset mesapet dhe japige.

Emri etnik ILIR shfaqet nė veprat antike qė nė shek. V p. K. Kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnė e pėrmendėn qė nė shek. XII nga Homeri. Por koha e formimit tė etnosit ilir ėshtė mė e lashtė.
Fillimet e origjinės ilire janė qė nė mesin e mijėvjeēarit tė dytė p.K., qė nga periudha e bronzit tė mesėm, kur fillojnė tė formohen tiparet etnike ilire. Nė epokėn e hekurit (mijėvjeēari i fundit p.K.) ilirėt u formuan plotėsisht, duke trashėguar nga epokat mė tė hershme eneolitike dhe tė bronzit tipare kulturore gjuhėsore e antropologjike etnike.

Teoria e vjetėr qė i bėri ilirėt tė ardhur nga Evropa Qendrore, nė shekujt XII – XI p.K., ėshtė rrėzuar nga studimet e kryera pas Luftės sė Dytė Botėrore. Vetė fakti qė varrimet me urna, karakteristike pėr popujt e Evropės Qendrore, nuk janė tipike pėr trevat e shtrirjes sė ilirėve, por ndeshen vetėm nė zona tė kufizuara, tė rralla, dėshmon kundėr teorisė sė ardhjes sė ilirėve nė Ballkan nga veriu.

Gjurmėt e kulturave tė Evropės Qendrore, qė ndeshen nė Iliri, janė rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e tė lėvizjes sė artizanėve tė punimit tė metaleve.


2. Fiset kryesore ilire

Ndėr fiset mė tė pėrmendura ilire janė: taulantėt, ardianėt, dardanėt, paionėt, dalmatėt, albanėt, penestėt, molosėt, kaonėt, thesprotėt etj.

TAULANTĖT. Banonin nė zonėn e Adriatikut, qė nga lumi Vjosa, deri nė prapatokėn e Dyrrahut. Ky fis luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm nė historinė ilire tė shek. IV – III p.K., duke u vėnė nė krye tė shtetit ilir, tė cilin e kishin krijuar mė parė enkelejtė. Nė trevat e taulantėve mė vonė shfaqet fisi i Albanėve dhe i Parthinėve.

ENKELEJTĖ. Banonin nė krahinat pėrreth liqenit tė Ohrit. Ata krijuan dinastinė e parė tė mbretėrisė Ilire, nė fund tė shek. V p.K. Njė nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk pėrmenden mė. Nė trevat e fisit tė enkelejve pėrmenden edhe dasaretėt. Enkelejtė kanė qenė peshkatarė tė zotė.

DASARETĖT. Janė njė fis i madh nė Ilirinė Juglindore. Njiheshin nė lashtėsi sidomos pėr prodhimin e drithėrave tė bukės. Njė nga qytetet mė tė njohura ishte Pelioni (qyteza nė Selcė tė Poshtme tė Pogradecit). Qytet tjetėr i madh i kėtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

ALBANĖT. Banonin nė prapatokėn e qytetit tė Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgėrdheshi i Krujės). Fisi i albanėve i dha emrin e vet shqiptarėve, gjatė mesjetės sė hershme, kur ata njihen si albanė, arbėr.

ARDIANĖT. Fillimisht shtriheshin rreth gjirit tė Rizonit dhe tė lumit Neretva. Ardianėt e shtrinė pushtetin e vet nė tė gjitha krahinat e tjera qė mė parė ishin nėn sundimin e taulantėve. Ardianėt luajtėn njė rol shumė tė madh nė luftėrat kundėr pushtuesve romakė, gjatė shek. III – II p.K., nė kohėn kur sundoi dinastia ardiane e Mbretėrisė Ilire. Kryeqendra e ardianėve ishte Shkodra.

DARDANĖT. Ishin fisi mė i madh ilir qė u vu nė krye tė Mbretėrisė Dardane, nė Ballkanin Qendror, kryesisht nė Kosovė. Dy fise tė tjera dardane tė njohura ishin thunatėt dhe galabrėt. Qyteti mė i rėndėsishėm i dardanėve ka qenė Damastioni, i njohur si kryeqendėr e nxjerrjes sė metaleve. Dardanėt pėrmenden si luftėtarė tė fortė, xehetarė shumė tė mirė, blegtorė dhe tregtarė tė njohur.

PAIONĖT. Fise ilire qė banonin nė luginėn e sipėrme tė Vardarit nė kufi me dardanėt, duke u shtrir deri tek lumi Struma. Pėrmenden pėr herė tė parė nga Homeri, si aleat tė trojanėve. Nė gjysmėn e parė tė shek.IV paionėt krijuan mbretėrin e tyre, e cila u detyrua t’u bėjė ballė pėr shumė kohė sulmenve tė maqedonasve. Paionėt prenė nė shek.IV-II p.K. monedhėn e tyre prej argjendi.

DALMATĖT. Banonin nė brigjet e Adriatikut. Ishin blegtorė tė njohur, shquheshin pėr punimin e llojeve tė ndryshme tė veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika nė shekujt e parė u pėrdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe nė veshje rituale kishtare. Qyteti mė i njohur i tyre ka qenė Delmini.

PENESTĖT. Banonin nė luginėn e Drinit tė Zi e pėrreth saj. Pėrmenden pėr herė tė parė nė vitet 170 – 169 p.K. Luajtėn rol tė rėndėsishėm nė Luftėn e Tretė Ilire – romake. Pėrfshiheshin nė Mbretėrin Ardiane. Kishin 14 qytete e kėshtjella, ndėr tė cilat pėrmenden Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenėse pranuan garnizone romake nė qendrat e tyre, maqedonasit ua shkurtuan vendin.

MOLOSĖT. Janė njė nga tri fiset kryesore qė banonin nė qendėr tė Epirit antik dhe qė luajtėn rol shumė tė rėndėsishėm drejtues nė historinė e lindjes dhe tė formimit tė shtetit tė Epirit.

KAONĖT. Ky fis epirot kishte shtrirje tė gjerė, qė nga lumi Thyamios (sot lumi Kallama), deri nė luginėn e Drinosit, nė Gjirokastėr. Kryeqendra e kaonėve, Foinike (Finiqi i Sarandės), nė shek. III p.K. u bė kryeqendra e gjithė shtetit tė Epirit. Qytet tjetėr i madh i kaonėve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrės).

THESPROTĖT. Banonin nė Epir, nė jug tė lumit tė sotėm Kallama, deri nė gjirin e Ambrakisė. Pėrmenden nė shkrimet e lashta qė nga shek. V p.K., si fis qė sundoheshin nga dy kryetarė tė zgjedhur ēdo vit nga gjiri i parisė.

Fise tė tjera tė njohura janė edhe labianėt (pėr rreth liqenit tė Shkodrės), pirustėt (nė Mirditė) dhe parthiniet nė ultėsirėn bregdetare tė Adriatikut.


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante