Tema: ILIRĖT
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-12-05, 23:20   #4
vjeshta
Thjeshtė ,njė zė!
 
Avatari i vjeshta
 
Anėtarėsuar: 01-05-05
Vendndodhja: neutrale
Postime: 25,049
vjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėm
Gabim

:arrow: Gjeografi borgjez serb Jovan Civijiq ne vepren e tij -Balkansko Poluosturvo-,libri II ,faqe 116,thote:-Mbrendia e vendeve ballkanike,ndermjet detit Adriatik ne njeren ane,Danubit dhe Moraves ne anen tjeter ,ishte e banuar me fise ilire-.Albanologu austriak Johan Georg Hahn thote se iliret jane popull autokton te Ballkanit.Kete e vertetojn Jirzhi Neustupni dhe aerkeologu me fame boterore Alojz Benac.
Homeri askund nuk permendi emrin ilir ,por permend emrat e fiseve ilire.
Ne kengen e dyte te -Iliades- permenden peonet nga Amidoni dhe Aksi(Vardari i sotem). Kenga e XVI flet per vrasjen e komandantit ushtarak peonas Pirahmit nga ana e Patroklit .Kenga e XXI rrefen se si Akili vrau Asteropin ,te birin e Pelagonit ,si dhe shume udheheqes te shquar ushtarak ilire:Tersilokun, Midonin, Astipilin, Mnosin, Trasin, Ajnin etj.

Kenga e II e -Iliades- gjithashtu permend kefalenet, epirotet dhe ca fise te tjera ilire,te cilat nen udheheqejen e mbretit te Itakes Odiseut shkuan me 12-te anije me ngjyre te kuqe ne lufte kunder Trojes. Pasi perfundoi lufta 10-te vjeqare ,Odisea,para se te arrije ne shtepi ktheu te miku i tij Feidoni,mbreti i tesoroteve e pastaj Ne Dodone ,ku kerkoi keshilla prej profeteshave.
Herodoti i identifikoi peonet ilire me teukret e Trojes ,ndersa Diodori dardanet e Ballkanit me dardanet e Trojes.
Ariani dhe Pausani peonet dhe dardanet i quajn barbare.Apiani ,Nikolla i Damaskut dhe Klaudi Elani thone se dardanet kane qene ilire te cilet laheshin tri here ne jete :kur lindnin ,kur martoheshin dhe kur vdisnin.

Edhe Konstantin Jireqeku, edhe Jovan Cvijiqi vertetojn poashtu se dardanet dhe peonet kane qene ilire.Tukiditi feakasit e Korkyres (Korfuzi i sotem), amfiloket dhe te gjitha fiset epirote i quanin barbare. Te gjitha keto fakte sjellin te perfundimi se fiset e permendura nuk ishin grek, po ilire.
Pompej Mela thote se edhe feakasit kane qene ilire. Edhe Apiani te gjitha fiset epirote i quane barbare ,kurse Diodori deshmon se epirotet kishin zakon qe jo vetem per vete ,por edhe per miqte te jepnin jeten (zakon qe eshte ruajtur deri sot nder ne ). :arrow:
__________________
Faleminderit qe ekziston !
vjeshta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė