Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-11-10, 18:09   #1
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Rexhep Qosja: "Pse e quaj Kadarenė, mit i komunizmit"?

Rexhep Qosja: "Pse e quaj Kadarenė, mit i komunizmit"?

Njė intervistė me Rexhep Qosjėn
Ndėr shkaqet e refuzimit tė vendeve arabe dhe tė numrit mė tė madh tė vendeve islamike nė botė qė tė njohin Kosovėn e pavarur, pėrpos politikės shpėrfillėse disavjeēare tė Shqipėrisė e tė Kosovės ndaj fesė myslimane dhe vendeve myslimane, nuk mund tė mos shihen edhe racizmi fetar e kulturor kundėrmysliman i Ismail Kadaresė, naivitetet politike fetare tė ish-kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe propaganda politike-fetare e disa klerikėve dhe zyrtarėve partiakė jo vetėm nė Kosovė pėr kthim nė fenė e tė parėve!



Regjimi komunist nė Shqipėri ka lėnė vulėn e tij tė dukshme nė jetėn shoqėrore tė shqiptarėve.
Akademiku, studiuesi dhe shkrimtari Rexhep Qosja, i ka ndjekur prej kohėsh kėto mendime tė shprehura nė mediat shqiptare. Ai shprehet i vendosur kundėr nocionit "rishkrim tė historisė". Nė kėtė intervistė tė gjatė, prof. Qosja ndalet te autorėt e ndaluar nė kohėn e diktaturės, pengjet e tij personale mbi ndonjė shkrimtar qė s'ka mundur ta studiojė dhe pėr vendin qė zė letėrsia shqiptare nė rangun evropian. Duke u nisur nga cilėsimi qė ai dha pėr shkrimtarin Ismail Kadare pak javė mė parė nė njė bisedė tė hapur me lexuesit dhe gazetarėt nė Ulqin, ku e quajti Kadarenė "mit i komunizmit", nė kėtė intervistė Qosja sjell njė vijim tė asaj qė ėshtė njohur si polemika mė e famshme e kėtyre 10 viteve tė fundit mes tij dhe shkrimtarit Ismail Kadare mbi identitetin e shqiptarėve, argumentet e reja tė tij mbi atė ēėshtje, dhe sidomos mbi islamizmin, pa harruar tė ndalet nė shijen e hidhur qė i ka lėnė ai debat, dhe personazhet qė morėn pjesė nė tė.




Gjithmonė keni qenė pjesė e debateve mbi ēėshtje e probleme tė ndryshme tė shoqėrisė shqiptare. Por debati mbi identitetin e shqiptarėve duket ka lėnė gjurmė tė dukshme. A i qėndroni ende atyre ēka keni thėnė mbi identitetin e shqiptarėve nė librin "Ideologjia e shpėrbėrjes" e, mandej, nė polemikėn me shkrimtarin Ismail Kadare?

Qosja: Tezave qė kam paraqitur nė atė, si e quani Ju, debat edhe iu qėndroj, natyrisht, edhe do tė mund t'u shtoja argumente plotėsuese. Ishte ai njė debat nė tė cilin u inkuadruan shumė publicistė, njerėz tė politikės, disa shkrimtarė dhe studiues. Pjesėmarrja aq e gjerė nė atė debat, sigurisht, nuk ishte e rastit. Nė librin "Ideologjia e shpėrbėrjes" shtrohej njė tezė thuajse e paprekur nė jetėn tonė intelektuale dhe politike. Dhe, kjo tezė, mandej, konkretizohej me shembuj qė shumė veta nuk do tė donin t'i dėgjonin.
Shtrohej teza:
1. tejshquarja, tejtheksimi i vetėdijes fetare nė jetėn tonė si popull me tri fe, i pėrcjellė me propagandė midis fesė katolike dhe fesė myslimane;
2. pėrpjekja pėr rrėnimin e gjuhės standarde kombėtare dhe krijimin e gjuhės standarde kosovare a gegėrishte nė pėrgjithėsi dhe
3. ideja e krijimit tė kombit kosovar mund tė luajnė rol dekompozues, shpėrbėrės nė jetėn kombėtare shqiptare, me pasoja qė nuk mund t'i parashohim plotėsisht sot. Kjo tezė mbėshtetej nė njė varg tė dhėnash nga jeta jonė e pėrditshme politike, kulturore dhe fetare. Nė libėr kritikoheshin vetje politike pėr animet e tyre fetare nė jetėn politike dhe pėr shpėrfilljen e haptė tė fesė myslimane gjithnjė nė pėrpjekje qė ashtu t'u servilizonin disa qarqeve konservatore tė jashtme dhe, mė nė fund, tregohej karakteri i papranueshėm politik propagandistik i ftesės sė pėrsėritur shpesh edhe nė disa media pėr kthim nė fenė e tė parėve. Shkrimtarit Ismail Kadare iu kishte dukur se i ėshtė dhėnė rast i mirė qė t'u "dėshmonte" lexuesve dhe, sidomos, disa qarqeve tė huaja se qytetėrimi (dhe identiteti) shqiptar ėshtė njė qytetėrim i pastėr evropian, pa asgjė nė vete nga qytetėrimi islam! Pėrbėrėsit e shumtė karakteristikė tė fesė dhe tė qytetėrimit islam, qė kishin sjellė shekujt nė jetėn historike tė popullit shqiptar, nė qytetėrimin dhe nė identitetin e tij, ai i kishte fshirė me vendosmėri bolshevike. Evropa e tij, nė librin e tij polemik me titullin "Identiteti evropian i shqiptarėve", ishte konceptuar si njė klub i krishterė, nė tė vėrtetė si njė kėshtjellė mesjetare, nė tė cilėn nuk mund tė ketė vend pėr myslimanėt! Pėr tė ishte i papranuar koncepti i elitės intelektuale dhe politike evropiane, nė sajė tė cilit Evropa e bashkuar shihet si projekt i hapur dhe si njė pėrmbledhje identitetesh kulturore pa mbikomb. Ishte e qartė se me librin e tij "Identiteti evropian i shqiptarėve", Ismail Kadare kishte sjellė nė polemikė ide tė disa qarqeve ultrakonservatore evropiane, tė cilat i cilėson mosdurimi dhe pėrbuzja e fesė myslimane, tė cilat kur flasin pėr myslimanėt nė Evropė flasin pėr "makthin mysliman"! Nė pėrpjekje e sipėr qė t'u pėlqente sa mė shumė atyre qarqeve ultrakonservatore, Ismail Kadare do tė bėjė nė librin e tij disa pohime dhe do tė pėrdorė disa cilėsorė tė zatetur pėrēmim dhe urrejtje pėr fenė, kulturėn dhe qytetėrimin mysliman dhe pėr pėrbėrėsit e tyre shumė tė dukshėm nė qytetėrimin dhe nė identitetin shqiptar! Dhe kėshtu, racizmi fetar dhe kulturor ishin bėrė ideologji e tij nė shkrimin me titullin mashtrues "Identiteti evropian i shqiptarėve". Ata qė dinė mė shumė pėr mėtimet shumėvjeēare tė Ismail Kadaresė pėr t'u pastruar nga mėkatet e mėdha intelektuale e morale pėr shkak tė shėrbimeve qė me vepra e me veprimtari i kishte bėrė ideologjisė komuniste nė variantin stalinist nuk e kanė tė vėshtirė tė kuptojnė arsyen e zhytjes sė tij nė batakun e racizmit fetar dhe kulturor ndaj tė cilit do tė reagojnė mjaft lexues shqiptarė nė Shqipėrinė shtetėrore dhe nė Kosovė. Dikush do tė mund tė thoshte, siē madje ėshtė thėnė, se ideologjinė raciste kundėrmyslimane tė Ismail Kadaresė mund ta shikojmė si koniunkturė tė tij, me tė cilėn nuk duhet marrė seriozisht, por nuk mund tė mos e kemi parasysh se nė kushtet e sotme kjo ideologji nuk ishte e pa pasoja edhe kombėtare edhe ndėrkombėtare pėr shqiptarėt. Ndėr shkaqet e refuzimit tė vendeve arabe dhe tė numrit mė tė madh tė vendeve islamike nė botė qė tė njohin Kosovėn e pavarur, pėrpos politikės shpėrfillėse disavjeēare tė Shqipėrisė e tė Kosovės ndaj fesė myslimane dhe vendeve myslimane, nuk mund tė mos shihen edhe racizmi fetar e kulturor kundėrmysliman i Ismail Kadaresė, naivitetet politike fetare tė ish-kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe propaganda politike-fetare e disa klerikėve dhe zyrtarėve partiakė jo vetėm nė Kosovė pėr kthim nė fenė e tė parėve! Mund tė shpresojmė se numri mė i madh i shteteve arabe dhe i shteteve tė tjera myslimane do ta njohin Kosovėn e pavarur - ēka ėshtė e rėndėsishme edhe pėr Kosovėn, edhe pėr Shqipėrinė, por idetė raciste tė shkrimtarit Ismail Kadare dhe privatėsitė naive politike fetare tė ish-kryetarit tė LDK-sė, i cili shtetin laik, modern tė Kosovės, e konceptonte me fotografinė e Papės nė Presidencėn e Kosovės, do tė mbeten si njė kujtim tragjik nė kulturėn dhe nė politikėn tonė. Po lirohemi prej asaj ideologjie raciste duke paguar ēmim: duke ēuar emisarė nė vendet arabe pėr tė kėrkuar prej tyre, nė tė vėrtetė pėr t'iu lutur atyre, qė ta njohin pavarėsinė e Kosovės. Tė shpresojmė se lutjet tona do tė pranohen qoftė edhe pse kryetari i tanishėm i Kosovės, Fatmir Sejdiu, mė nė fund prej Presidencės sė Kosovės i hoqi fotografitė e figurave fetare - tė Papės Gjon Palit II dhe Nėnės Terezė, duke ia kthyer ashtu Kosovės karakterin e shtetit laik. I shkreti Ismail! Sa shpesh po kthehet historia kundėr tij!


__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante