Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-11-07, 13:40   #54
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Sejdiu: Pavarėsia e Kosovės ėshtė ēėshtje fundamentale pėr ekzistencėn e popullit tė saj

Baden, 27 nėntor - Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, duke folur sot nė sesionin e paradites nė Baden afėr Vjenės, nė raundin e fundit pėr statusin e Kosovės me ndėrmjetėsimin e Treshes ndėrkombėtare, ka shprehur edhe njė herė qėndrimin e Ekipit tė Unitetit "pa alternativė se pavarėsia e Kosovės ėshtė ēėshtje fundamentale pėr ekzistencėn e popullit tė saj shumicė dhe respektin e thellė ndaj pakicave".
Presidenti Sejdiu ka theksuar se "pavarėsia e Kosovės ėshtė alfa dhe omega e pėrcaktimit tonė dhe kusht sine qua non pėr hapjen e perspektivės sė pėrgjithshme tė zhvillimit tė Kosovės, dhe prosperitetit tė pėrgjithshėm tė qytetarėve tė saj".
Nė vazhdim po e japim tė plotė fjalimin e Presidentit Fatmir Sejdiu tė mbajtur nė takimin e sotėm nė Baden afėr Vjenės.


- Ju pėrshėndes nė emėr tė Ekipit tė Unitetit, tė institucioneve dhe tė popullit tė Kosovės, duke shprehur respektin pėr angazhimin tuaj tė mundimshėm gjatė kėsaj periudhe shtesė tė 120 ditėve.
Ekipi i Unitetit, sikur edhe gjatė procesit Ahtisaari, edhe tani, ka qenė i angazhuar maksimalisht dhe ka demonstruar shkallė tė lartė tė seriozitetit, tė konstruktivitetit dhe tė bashkėpunimit me ju me qėllim tė pėrfundimit tė suksesshėm tė kėtij procesi.
Siē e dini, krahas zotimit tonė pėr zbatimin e projektit Ahtisari, zotim ky qė ka dalė edhe nga Kuvendi i Kosovės (5 mars), kemi ofruar vizion tė qartė pėr marrėdhėniet e ardhshme me Serbinė pėrmes propozimit tonė tė projekt traktatit pėr fqinjėsi dhe miqėsi tė mirė nė mes tė Kosovės dhe Serbisė.
Me kėtė projekt kemi shprehur gatishmėrinė tonė qė t'u qasemi nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme dhe kreative marrėdhėnieve tė ardhshme midis dy vendeve tona sovrane, duke pasur pėr objektiv respektimin e specifikave nė kuadėr tė kėtyre marrėdhėnieve dhe qė kanė tė bėjnė nė radhė tė parė me njė varg temash mjaft tė ndjeshme, siē ėshtė fati i personave tė pagjetur, procesi i kthimit, liria e lėvizjes sė qytetarėve, luftimi i krimit tė organizuar tejkufitar, bashkėpuni nė ekonomi, transport, energjetikė dhe tė ngjashme, qė do tė zhvilloheshin si pjesė e gatishmėrisė reciproke tė njėrit vend dhe vendit tjetėr dhe qė do tė kontribuonin nė stabilitetin e pėrgjithshėm rajonal dhe nxitjen e proceseve pėr integrime euro atlantike.
Duke shprehur edhe njė herė qėndrimin tonė pa alternativė se pavarėsia e Kosovės ėshtė ēėshtje fundamentale pėr ekzistencėn e popullit tė saj shumicė dhe respektin e thellė ndaj pakicave, ne kemi njohur dhe njohim interesimin e natyrshėm tė Serbisė pėr pėrkujdesje ndaj pakicės serbe nė Kosovė, duke pasur pėr bazė respektimin dhe aplikimin e standardeve mė tė larta ndėrkombėtare. Ky ėshtė obligim dhe pėrgjegjėsi e drejtpėrdrejtė e institucioneve tė Kosovės, qė garantojnė realizimin e tė gjitha tė drejtave tė komunitetit pakicė serb mbi bazė tė zotimeve qė kemi marrė me projektin Ahtisari.
Pavarėsia e Kosovės ėshtė alfa dhe omega e pėrcaktimit tonė dhe kusht sine qua non pėr hapjen e perspektivės sė pėrgjithshme tė zhvillimit tė Kosovės, dhe prosperitetit tė pėrgjithshėm tė qytetarėve tė saj.
Asnjė gjendje e cila nuk ėshtė e definuar qartė dhe qė nuk nėnkupton kėtė vullnet tė shumicės sė qytetarėve tė Kosovės nuk mund tė pėrmbushė kėto kritere normale qė lidhen me ekzistencėn e popullit tė Kosovės dhe ambicien e tij pėr tė ecur nė zhvillime tė shpejta drejt integrimit nė gjirin e familjes sė vendeve tė lira, nė radhė tė parė nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO.
Mosdefinimi i statusit dhe paqartėsia e tij e deritanishme, si gjendje status quo je, realisht nuk ka prodhuar asnjė efekt pozitiv dhe pokėshtu ka mbajtur nėn tension tė lartė Kosovėn dhe qytetarėt e saj, tė cilėt janė nė njė pritje tė gjatė dhe me shqetėsime tė vazhdueshme. Aq mė tepėr, kėto tensione janė duke u shtuar dhe veēanėrisht me kėrcėnimet e vazhdueshme tė llojit tė vet qė vijnė nga Serbia nė drejtim tė Kosovės. Kjo u pa edhe me adresimet luftėnxitėse, por pokėshtu edhe me presionin e madh edhe ndaj vetė qytetarėve serbė tė Kosovės pėr t'i penguar ata qė tė mos marrin pjesė nė procesin zgjedhor demokratik, qė e kaloi Kosova para pak ditėsh.

Tė nderuar ambasadorė, dhe anėtarė tė ekipeve tuaja

Ne me vėmendje kemi pėrcjellė idetė e ndryshme tė prezantuara nga delegacioni i Serbisė, tė shprehura pėrmes modeleve tė ndryshme qė ata i kanė theksuar. Tė gjitha kėto modele dhe formula janė absolutisht tė papranueshme pėr Kosovėn, siē e kemi theksuar edhe nė vetė takimet, ngase asnjėra prej tyre nuk ėshtė e pėrputhshme me vullnetin e shumicės sė qytetarėve tė Kosovės, vullnet ky qė nėnkupton pavarėsinė e plotė tė Kosovės me integritetin e plotė territorial dhe funksional tė saj.
Kemi theksuar me kohė, ashtu siē ka nėnvizuar edhe Presidenti Ahtisaari, se Kosova paraqet rast sui generis nė gjithė cilėsinė dhe tiparet e saj edhe nė aspektin e zhvillimeve juridike e politike, edhe pėr shkak tė tragjedisė dhe tė luftės qė ka pėrjetuar, qė i ka shkaktuar viktima tė mėdha njerėzore e shkatėrrim tė ekonomisė, edhe nė aspektin e projektit dhe tė administrimit ndėrkombėtar tė saj, por edhe nė aspektin e ngritjes, tė zhvillimit dhe tė funksionimit tė institucioneve demokratike tė saj.

Tė nderuar ambasadorė,

Kemi pranuar kėtė kohė tė angazhimeve shtesė me qėllimet mė tė mira pėr tė qenė pjesė dhe kontribuues nė njė proces tė tillėme qėllim shumė serioz dhe tė hapur tė ri shprehim edhe njė herė argumentet tona pse Kosova duhet tė jetė e pavarur, duke shtresuar pokėshtu se do tė merret dhe pranohet qasja jonė pėr marrėdhėniet e ardhshme tė mira midis dy vendeve tona. Fatkeqėsisht, edhe kjo kohė nuk rezulton me njė vlerėsim objektiv nga ana e delegacionit tė Serbisė pėr realitetin e krijuar nė Kosovė. Prandaj, duke ēmuar lart edhe njė herė angazhimin tuaj, ne presim, ashtu siē jeni deklaruar, qė tė pėrfundoni kėtė mandat me raportimin tek Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB sė lidhur me tė gjitha zhvillimet e kėtij procesi dhe vlerėsimet tuaja objektive pėr kėtė.
E dimė se delegacioni i Serbisė ėshtė duke bėrė pėrpjekje tė vazhdueshme tė gjejė mėnyra pėr shtyrjen e mėtejshme tė kėtij procesi apo fillime tė proceseve tė tjera, qė nė fakt kanė pėr objektiv pafundėsinė e tij dhe komprometimin e tij.
Ne emėr tė Ekipit tė Unitetit, nė emer tė institucioneve dhe tė popullit tė Kosovės, shpreh qėndrimin tonė tė pėrbashkėt se ne nuk jemi tė gatshėm tė pranojmė procese tė tjera tė negociatave, pėrkatėsisht tė bisedimeve. Arsyet janė tė qarta. Ēdo vazhdim i mėtejshėm nuk sjell asnjė rezultat dhe nė tė njėjtėn kohė paraqet rrezik potencial pėr tė ardhmen dhe perspektivėn e Kosovės dhe tė qytetarėve tė saj.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė