Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-01-06, 19:38   #29
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Bashkėsia Islame: Vdekja e Dr.Ibrahim Rugovės ėshtė e pakompensueshme

Prishtinė, 21 janar - Me dhembje tė thellė morėm lajmin, se kryetari i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, sot nė mesditė ndėrroi jetė. Nė momentet vendimtare nėpėr tė cilat po kalon vendi, kur po vendoset pėr fatin e Kosovės dhe popullit tė saj, vdekja e tij ėshtė e pakompensueshme. Andaj, Kryesia e Bashkėsisė Islame e Kosovės me tė gjitha institucionet dhe besimtarėt e saj me kėtė rast ndan dhembjen pėr humbjen e kryetarit tė Kosovės, i cili me urtėsinė, menēurinė, vizionin e tij prej njė lideri tė mirėfilltė politik e udhėhoqi popullin e Kosovės nė kėto 16 vitet e fundit", thuhet nė telegramin e ngushėllimit tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės.
"Me gjithė kėtė dhembje tė madhe, populli ynė, institucionet tona, inteligjenca jonė duhet tė gjejnė ngushėllim nė rrugėn qė ai e trasoi dhe tė jenė unik nė vendimet, dhe qėndrimet e tyre, pa marrė parasysh se cilit grupim partiak i pėrkasin ata, sepse nė pyetje ėshtė fati i Kosovės dhe i brezave qė do tė vijnė.
Nė tė njėjtėn kohė u bėjė apel tė gjithė besimtarėve, qė edhe kėtė sprovė ta kalojmė me dinjitet, ashtu siē kaluam sprovat e mėparshme. Ne qė besojmė nė Zotin e Gjithėfuqishėm e dimė se vdekja ėshtė njė proces i natyrshėm, prandaj edhe kjo na forcon edhe nė kėto momente kur po ndahemi nga kryetari ynė..
Ngushėllimi ynė mė i mirė pėr kryetarin e Kosovės, Dr. Ibrahim Rugovėn ėshtė qė ne t'i realizojmė aspiratat dhe mundin qė ai tėrė jetėn e tij ia kushtoi e ajo ėshtė realizimi nė jetė i pavarėsisė sė Kosovės.
Nė fund e lus Allahun e Madhėrishėm qė familjen e kryetarit, pėrfaqėsuesve tė institucioneve tona dhe popullin e Kosovės ta pajis me durim, ndėrsa tė ndjerin ta shpėrblejė me tė mirat e Tij tė pakufishme pėr mundin dhe angazhimin qė ai bėri pėr njė jetė mė tė mirė dhe mė dinjitoze tė popullit tonė", thuhet nė mesazin e ngushėllimit tė kryetarit tė BIK, myftiu Naim Tėrnava.
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė