Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-06-09, 10:32   #21
pirro
FUND!
 
Avatari i pirro
 
Anėtarėsuar: 17-12-05
Postime: 4,460
pirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek pirro
Gabim Titulli: Filmi i Ri i Skenderbegut

Ndoshta ju nevojitet kjo me posht ( lexojni me vemendje) edhe jeni percaktuar qe me heret ta kundershtoni historine e vertet te Skenderbeur.

Skėnderbeu ėshtė krenuar me historinė e lavdishme tė popullit tė vet. Nė letrat e tij tė viteve 1460 e 1461 ėshtė evokuar lavdia e Aleksandrit tė Madh dhe e Pirros sė Epirit. Emri i dytė vetjak i Gjergj Kastriotit ėshtė emri i Aleksandrit tė Madh pėr tė cilin osmanėt kanė pėrgjegjėsen Iskander dhe nė gjuhėn shqipe u bė Skėnder.

Skėnderbeu ka pėrdorur si simbole tė pushtetit tė tij edhe simbole shtetėrore tė Aleksandrit tė Madh (ylli me tetė e me gjashtė cepa ėshtė simbol i diellit), tė Pirros sė Epirit, si dhe simbole tė tjera mitologjike. Simbolet dhe evokimet e mėsipėrme dėshmojnė pėr kulturėn humaniste te kohės dhe pėr traditėn vendase, qė i japin frymė pėrbashkėsie kombėtare shtetit tė tij dhe luftės sė shqiptarėve kundėr pushtimit osman.

Pėr forcimin e unitetit kombėtar Skėndėrbeu ka pėrdorur edhe mjete tė tjera. Ai i dha qėndresės shqiptare kundėr osmanėve tiparet e njė lufte qė u ngrit mbi dallimet fetare. Edhe ushtritė kundėrshtare, me tė cilat u ndesh Skėndėrbeu, ishin heterogjene nga pėrbėrja fetare. Vetė ushtritė osmane kishin njė pėrbėrje tė tillė. Nė krah tė saj gjatė betejave ishin edhe ushtritė e sundimtarėve vasalė tė krishterė, si tė perandorėve bizantinė ashtu edhe tė sundimtarėve sllavė. Madje aleatėt mė tė ngushtė tė sulltanėve osmanė nė Ballkan kanė qenė drejtuesit mė tė lartė tė kishave greke dhe sllave, qė kishin siguruar njė varg privilegjesh prej sulltanėve. Skėndėrbeu ka luftuar edhe kundėr ushtrive tė krishtera, si nė vitet 1447-1448 kundėr ushtrive veneciane dhe mė 1460-1461 kundėr trupave tė princit tė Tarantit nė Italinė e Jugut.

Nė radhėt e ushtrisė shqiptare pėrkrah njėri tjetrit kanė qenė luftėtarėt e besimit tė krishterė, katolikė e ortodoksė, por edhe tė besimit mysliman, siē ka qenė vetė Skėnderbeu dhe nipi i tij, Hamzai. Shembull i harmonisė fetare dhe i mirėkuptimit ndėrmjet shqiptarėve me besime fetare tė ndryshme ka qenė vetė familja e Kastriotėve. Shumica e fėmijėve tė Gjon Kastriotit kanė pasur emra tė besimit ortodoks, njė djalė dhe njė nip i tij (Skėndėrbeu dhe Hamzai) kanė pasur deri nė fund tė jetės emra myslimanė, kurse veprimtaria politike e Kastriotėve, sidomos e Skėndėrbeut, ka lidhje me vendet e botės katolike. Nė shtetet e tjera katolike ai ka dėrguar si ambasadorė tė tij edhe klerikė ortodoksė.

Vetė Skėnderbeu, pasi u kthye nė Shqipėri mė 1443 dhe deri sa vdiq, ka pėrdorur emėrtimin e dyfishtė, tė kristianit dhe tė myslimanit, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, si shprehje e harmonisė dhe e mirėkuptimit fetar dhe e pėrpjekjeve tė tij pėr tė ruajtur njėsinė (unitetin) e bashkėkombasve tė vet. Islamizimi i shqiptarėve nė disa treva arriti pėrmasa tė mėdha qė nė kohėn e Skėndėrbeut. Atėherė mbi 60 % e banorėve tė Shkupit e tė Manastirit ishin myslimanizuar.

Me politikėn e tij Skėndėrbeu nxiti pjesėmarrjen masive tė shqiptarėve tė tė gjitha besimeve shqiptare dhe tė krahinave tė ndryshme nė luftėn kundėr pushtuesve osmanė. Udhėheqja e tij shtetėrore dhe politike ndikoi nė kompaktėsimin dhe nė forcimin e unitetit tė shqiptarėve pa dallime fetare e krahinore, duke pėrfshirė edhe shqiptarėt e viseve qė kishin mbetur jashtė shtetit tė Skėnderbeut. Pėr forcimin e vetėdijes kombėtare tė shqiptarėve nė kohėn e Skėnderbeut dėshmojnė edhe gojėdhėnat, tregimet dhe kėngėt popullore shqiptare. Figura e Skėnderbeut ėshtė ruajtur me shekuj nė kėto krijime popullore e artistike tė shqiptarėve pa dallime feje, si te shqiptarėt katolikė, ortodoksė e myslimanė, ashtu edhe nė tė gjitha trojet shqiptare, madje edhe jashtė tyre, si p.sh. tek arbėreshėt e Italisė.
__________________
ka me u bo mire..!!

FUND!
pirro Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė