Tema: Muslimanja
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-04-07, 18:25   #28
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Pelqimi i vajzes per kurorezim

Marrėveshja martesore nuk bėhet e plotė pa pėlqimin e bashkėshortėve (burri dhe gruaja). Detyrimi i tyre dhe mospėrfillja e pėlqimin/mospėlqimit tė tyre e bėn kontratėn martesore tė pavlefshme. Nė shumicėn e rasteve padrejtėsi i bėhet femrės e cila shpeshherė nga ana e kujdestarit tė saj nuk konsultohet pėr qėndrimin e saj ndaj martesės nė fjalė.

Prindi ose kujdestari ligjor i femrės e ka pėr obligim kėshillimin mė tė, dhe marrjen nė konsideratė tė qėndrimit tė saj. Nėse ajo e pranon kėtė ofertė martesa realizohet ose nuk realizohet kur ajo e refuzon ofertėn nė fjalė.
Kjo dispozitė vlen pėr vajzėn qė nuk ka qenė e martuar si dhe pėr gruan qė ka qenė e martuar.
Ibėn Abbasi, radijall-llahu anhuma, thotė: I Dėrguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Ajo qė ka qenė e martuar ka mė tepėr tė drejtė mbi vetėn se sa kujdestari i saj – ka mė tepėr tė drejtė tė vendos pėr fatin e saj – kurse nga ajo qė nuk ka qenė e martuar kėrkohet lejimi i saj (pėlqimi pėr martesė) dhe e tillė konsiderohet dhe heshtja.” (Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ahmedi dhe Ibėn Maxhe)
Hansa bint Hudam El Ensarije, radijall-llahu anha, rrėfen: “Babai im, pas shkurorėzimit nė martesėn e mėparshme, mė martoi pėr njė burrė qė nuk e pėlqeja. Shkova te i Dėrguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i cili pasi qė ia tregova qėndrimin tim e refuzoi atė martesė.”
(Buhariu, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ahmedi dhe Ibėn Maxhe)
Ibėn Abbasi, radijall-llahu anhuma, tregon: “Te i Dėrguari i All-llahut erdhi njė vajzė tė cilėn babai i saj e kishte martuar pa pėlqimin e saj. I Dėrguari i All-llahut ia dha tė drejtėn ta pranon ose ta refuzon atė martesė.”
(Ahmedi, Ebu Davudi dhe Ibėn Maxhe)
...heshtja e vajzės konsiderohet pėlqim, nėse refuzon nuk detyrohet me atė martesė.
(Ahmedi prej Ebu Musa El Esh’ariut)

Imam Es Sheukaniu thotė: Sipas kėtyre haditheve vajza e moshėrritur qė martohet pa pėlqimin e saj, kurora qė ėshtė vendosur ėshtė e pavlefshme. Kėtė mendim e pėrmbajnė Hanefitėt, Evzaiu, Theuriu dhe shumica e dijetarėve. Kėtė mendim Imam Tirmidhiu ua atribuon shumicės sė dijetarėve (xhumhur). (Nejlul Evtar vėll.6 fq. 289)
Ibėn Kajjimi pasi qė pėrmendi disa nga hadithet e lartėpėrmendura tha: Sipas kėtyre haditheve vajza e moshėrritur qė nuk ėshtė martuar mė parė nuk martohet pa pėlqimin e saj dhe ky ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve...
Kėtė mendim nė e konsiderojmė parim tė fesė sė All-llahut, sepse ėshtė nė pajtim me gjykimin qė e bėri i Dėrguari i All-llahu (i cili i dha tė drejtė zgjedhje vajzės qė tė pranon ose anulon martesėn qė ėshtė bėrė pa pėlqimin e saj), sal-lallahu alejhi ve sel-lem, me urdhrin (duke e urdhėruar njeriun tė kėrkon leje prej vajzės para se tė martohet) dhe ndalesėn e tij (tė martohet vajza para se tė kėrkohet lejimi i saj), me parimet e sheriatit (tė cilėt ndalojnė detyrimin e vajzės me martesė pėr njeriun i cili nuk i pėlqen) dhe nė dobi tė Ummetit (individi i tė cilit ka tė drejtė tė zgjedh bashkėshortin pėr jetė). (Zadul Me’ad, vėll.4 fq.2)

Sipas kėsaj qė e pėrmendėm mė parė kujdestari i gruas ka obligim tė kėrkon lejen e vajzės qė tė sigurohet pėlqimi i saj. Martesa ėshtė njė institucion shoqėror i cili ndėrtohet mbi dashuri, harmoni dhe pėrshtatje qė nuk plotėsohen pa pėlqimin e ndėrsjellėt tė bashkėshortėve. Pėr kėtė shkak Sheriati ndalon detyrimin e gruas me martesė qė ajo nuk e preferon duke e konsideruar tė pavlefshme kurorėn qė lidhet dhe ia jep gruas tė drejtėn tė kėrkon anulimin e marrėveshjes pėr tė dhėnė fund sjellje despotike tė prindit ose kujdestarit ligjor.
www.albislam.com </SPAN>

__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė