Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-02-09, 15:05   #1
Shqiptare_ne_Turqi
 
Avatari i Shqiptare_ne_Turqi
 
Anėtarėsuar: 22-09-08
Vendndodhja: Shqiptare dhe ne Kosove ;)
Postime: 2,389
Shqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Omar Al-Khayyam

Lindi ne vitin 1044 ne Nishapur, kryeqyteti i Khurasanit (ne Iran). Ai njihet si Persian. Pjesen me te madhe te jetes se tij e kaloi ne Nishapur ( Azia Qendrore ). Vdiq ne vitin 1123 e.r. ne Nishapur.

Omar Al-Khajami ishte nje matematikan dhe astronom i shquar. Ai ishte gjithashtu i njohur si POET , FILLOZOF dhe fizikant. Ne librin "Historia e Filozofise perendimore", Bertrand Rusell véren qe Omar Kajami ishte i vetmi njeri qe ai njihte i cili ishte poet dhe matematikan ne te njejten kohe. Ne vitin 1079 C.E. Omar Khajami rregulloi Kalendarin Diellor. Kontributi i tij ne Algjeber u vleresua ne gjithe Europen. Ne Perendim ai njihet per permbledhjen poetike me titullin "Rubaiyat" (Strofat) e cila u perkthye nga Edward Fitzgerald ne 1859. Emri i tij i plote ishte Ghijath al-Din Abul Fateh Omar Ibn Ibrahim al-Kajam.
Kajami dha nje kontribut te madh ne Matematike dhe vecanerisht ne Algjeber. Libri i tij rreth Algjebres, me titullin "Makalat fi al-Xhabr wa al-Mukabila" mundesoi zhvillim te madh ne kete fushe.

Omar Al-Kajami eshte i famshem per nje tjeter veper té tij e cila e ndihmoi gjate kohes kur ai po punonte per Sulltanin Selxhuk, Malikshah Xhelaludini. Atij i kerkuan te zhvillonte nje Kalendar Diellor te perpikte i cili do te perdorej per mbledhjen e te ardhurave shteterore and qellime te tjera administrative. Per te plotesuar kete detyre, Omar Kajami nisi detyren e tij ne observatorin e ri ne Ray ne vitin 1074 e.r. Kalendari i tij i quajtur "Al-Tarikh-al-Xhelali" (Rruga e Xhelalit) eshte superior ne krahasim me kalendarin Gregorian dhe eshte i perpikte brenda nje dite ne 3770 vite. Ai percaktoi qe gjatesia e vitit perbehej nga 365.24219858156 dite. Kjo tregon qe ai e njihte rendesine e perpikmerise duke dhene rezultatin ne 11 thyesa dhjetore. Gjatesia e vitit ne kohet tona njihet 365.242190 dite. Kjo shifer krahasuar me ate dhene prej Omer Kajamit ndryshon vetem tek shifra e gjashte e thyeses dhjetore.

Kajami ndihmoi gjithashtu edhe ne fusha te tjera shkencore. Zhvilloi njé metode per percaktimin sa me prĆƒ©ciz te peshes specifike. Ai shkruajti dy libra rreth metafizikes, "Risala Dar Wujud" dhe "Nauruz Namah". Si poet, Kajami njihet per "Strofat" e tij. Temat e tij perfshijne mistike komplekse dhe mendime filozofike.

Dhjete libra dhe tridhjete monografe te Omer Kajamit kane mbijetuar. Keto perfshijne kater libra rreth matematikes, nje rreth algjebres, nje rreth gjeometrise, tre rreth fizikes dhe tre libra rreth metafizikes. Kajami dha ndihmese te madhe ne zhvillimin e matematikes dhe gjeometrise analitike e cila ishte me perfitim te madh per Europen disa shekuj me vone.


__________________
Nuk ka rėndėsi ku dhe si keni jetuar. E rėndėsishme ėshtė ēfarė keni bėrė aty ku keni qenė. (Xhorxha O’kife)
Shqiptare_ne_Turqi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante