Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-12-08, 11:23   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nje vrasje ne Selanik

Por situatat kane precipituar shpejt. Pas luftrave ballkanike, plasi Lufta e Pare Boterore, nderkohe qe ne Shqiperi mberrin ne vitin 1914 per te qeverisur me vendim te fuqive te medha, princ Vidi. Hasan Prishtina zgjidhet ne qeverine jeteshkurter te Durresit si minister i Puneve Botore. Gjate viteve te luftes, bashke me Bajram Currin punojne per shkollat shqipe ne Kosove. Veprimtaria diplomatike e tij ne vitet 1916-1918, eshte vleresuar edhe ne diplomacine austro-hungareze. Ne Luften I Boterore i ka kerkuar Vjenes, qe te formonte nje regjiment ushtarak shqiptar, i cili do te kujdesej per ardhmerine e Kosoves.

Ne kete menyre synonte te pengonte dergimin e ushtareve shqiptare ne frontin e Galicise, kunder Rusise, sepse i donte ne momentin e duhur per te mbrojtur trojet shqiptare. Me 1918, ai dhe Bajram Curri emigrojne drejt Vjenes, ku ne dhjetor te atij viti, Hasan Prishtina zgjidhet nga Komiteti per Mbrojtjen e Kosoves, kryetar delegacioni per ne konferencen e Paqes ne Paris.

Me 1921, dibranet e zgjodhen deputet te tyre ne parlamentin shqiptar. Kur u rrezua qeveria e Pandeli Evangjelit, Keshilli i Nalte i ngarkoi me 7 dhjetor Hasan Prishtines formimin e kabinetit te ri. Por ai ishte kryeminister vetem per tre dite. Kur Zogu rrethoi parlamentin me ushtri per te detyruar deputetet demokrate (grupi i Drinit), te japin doreheqjen, Hasan Prishtina deklaroi: “Shqiptareve kurre nuk kane mujtun me ia lidhun gojen, jo dyfeku, por, as topi”. Keto qene fjalet e fundit te tij ne parlament, dhe u hodh ne ilegalitet, ne malesite e Gjakoves. Pasi qeveria e Zogut dhe Xhaferr Ypit lidhi marredhenie diplomatike me mbreterine serbo-kroato-sllovene me 1922, Hasan Prishtines, Bajram Currit, Hoxhe Kadriut dhe eksponenteve te tjere kosovare iu hoq mandati i deputetit, madje qeveria e Tiranes la dore te lire qe ushtria serbe t’i ndiqte ata edhe brenda territorit shqiptar.

Megjithate, ata gjate kesaj kohe punuan per rrezimin e Zogut, cka u realizua me ardhjen ne fuqi te qeverise se Fan Nolit. Me 26 shtator 1924, Noli, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Bajram Curri e Bedri Pejani perbenin delegacionin shqiptar ne Lidhjen e peste te Kombeve ne Gjeneve. Pas rrezimit te Nolit dhe rikthimit te Zogut me ndihmen serbe, Hasan Prishtina do te largohej perfundimisht. Veprimtaria e tij do te endej pasketaj, mes Italise, Austrise, Greqise etj. Ne fakt ai pati kontakte te ngushta me diplomacine italiane edhe me pare, ku vecohet ne vitin 1923 rasti i takimit te tij dhe Dervish Mitrovices, me poetin e veprimtarin e madh italian Gabriele D’Anuncio, i cili perkrahte komitetet irredentiste shqiptare. Perkrahesit e D’Anuncios i derguan per mbrojtjen e Kosoves, mbi 25 mije pushke, por qeveria e Beogradit, nuk lejoi qe ato te zbarkonin.

Ne vitet 1932-33, per veprimtarine e Hasan Prishtines u interesuan ne vecanti qarqet italiane, austriake e franceze. Ne Itali, njerez me influence si Auriti e Mazoti, por dhe Mapeti, kishin deshire aktivizimin e tij per clirimin kombetar te Kosoves. Ne arkivat italiane ekziston nje material i gjere i ketyre tentativave. Mirepo e vecante ka qene nderhyrja italiane per bashkepunimin e Hasan Prishtines, me eksponentin maqedonas Vance Mihajlov. Edhe pse u bene 2-3 vjet perpjekje qe komitetet e Mbrojtjes Kombetare te Kosoves dhe te maqedono-bullgareve, te akordonin punet e tyre kunder Jugosllavise, keto nuk u realizuan per faj te maqedonasve.

Edhe ne sfondin politik e diplomatik, per bashkeveprimin e Hasan Prishtines me V.M.R.O-ne, ka nje aktivitet mjaft te gjere. Keshtu, ne takimin Prishtina-Mihajlov ne Gjeneve, u be marreveshje qe Komiteti i Kosoves, dhe Komiteti maqedono-bullgar te vepronin ne menyre te perbashket kunder jugosllaveve. Sipas promemorjes te dates 15 mars 1932, jepet e gjithe praktika e punes e komiteteve lokale, ne Tetove, Diber, Shkup, Prizren, Gjakove, Prishtine, Gostivar e ne Mitrovice, qe sipas diplomacise italiane, i perkrahte si nisma kombetare pa asnje rezerve. Kuptohet, se kjo perkrahje e diplomacise italiane behej per qellime politike te depertimit te saj ne Ballkan dhe per ta perdorur, si nje celes per shkaterrimin e mbreterise se Jugosllavise.

__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė