Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-12-08, 11:24   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nje vrasje ne Selanik

Ketu, spikat, roli i zgjuar i politikanit Hasan Prishtina, i cili nuk u be vegel e nje shteti tjeter. Ai i ben apel ne vitin 1931, Sekretarit te Pergjithshem te Lidhjes se Kombeve, Erik Drumond. Keto apele, promemorje, leterkembime, takime me funksionare, politikane e diplomate ne Itali, Paris, Vjene, bene mjaft jehone, dhe kudo kerkonte verifikimin nepermjet nje komisioni vrojtues, te kesaj gjendjeje skandaloze shqiptare ne Kosove. Diplomacia italiane, te gjithe kete aktivitet te Hasan Prishtines e ka ndjekur me nje vemendje te madhe dhe e ka shfrytezuar me nje interes te madh per interesat e saj ne Kosove e ne Shqiperi.

Ne arkivin e ministrise se Puneve te Jashtme Italiane (kutite nr.10, 11, 22, 39) pervec aktivitetit te Hasan Prishtines ne “Komitetin e Bashkimit” dhe Komitetin e Kosoves, ka material te vecante per te gjithe emigrantet politike kosovare ne Itali. Atentati kunder Zogut ne Vjene, ne gusht 1931, sipas disa diplomateve italiane, u organizua me urdhrat e Hasan Prishtines. Atij i atribuohet edhe atentati i deshtuar dhjete viteve me pare ne Durres, ku dy bullgaret dhe nje shqiptar atentator, u kapen dhe u varen. Historia deshmon sot se garen e eliminimit te njeri-tjetrit, e fitoi Ahmet Zogu.

Sipas gazetes greke “Maqedonia e Re” te Selanikut, te dates 14 gusht 1933: “Nje tjeter vrasje qe u be ne rrugen Ciminski, tronditi Selanikun. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra perpara bakallhanes “Ivi”. Shqiptari Ibrahim Celo, 28 vjecar, i papune, qelloi pese here ish-kryeministrin shqiptar. Vrasja u krye ne oren 2 mbasdite me date 13 gusht 1933. Ne rrugen Ciminski u pa nje zoteri i moshuar, i mbajtur mire dhe me tipare simpatike, te ecte perkrah e te fjaloste me nje person te veshur mire, i gjalle, sa e tradhtonte dhe toni i zerit…

Njeriu me pamje te zymte nxori rrufeshem revolverin e markes “Smith” dhe shtiu kundrejt bashkebiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, qe ra ne trotuar. Kalimtaret e mbledhur nga te dy te shtenat, pane vrasesin te turret me mizori te parrefyer mbi viktimen dhe t’i zbraze edhe tre plumba te tjere, dy ne kraharor dhe te treten ne koke, si e shtene vdekjeprurese, per te qene i sigurt per perfundimin e aktit te vrasjes…”

Ibrahim Celo, tregtar frutash qe jetonte ne Nice te Frances, qe martuar me nje spanjolle, me te cilen kishte dhe femije. Ai deklaroi se shtiu kunder Prishtines si tradhtar i vendit te tij, qe i kish propozuar te bashkepunonte kunder mbretit Zog. Por te merguarit e tjera antizogiste e dinin shume mire se si ishte puna. Arkivat italiane te kohes pohojne se edhe mes emigranteve te tjere kishte hyre paniku se kush mund te kishte rradhen, madje flitej se Zogu po pergatitej te “hiqte qafe” Mustafa Krujen.

Gjithsesi, parashikimi i Hasan Prishtines ne sy te Barjam Currit dhe Gurakuqit, doli i vertete. I martuar me nje cerkeze, ky protagonist i rilindjes se dyte kombetare 1912-1924 nuk la pas femije. Megjithe dritehijet e shume figurave te asaj kohe, mes atij dhe Zogut mund te behet qofte dhe ky dallim: Hasan Prishtina shkriu pasurine per ceshtjen kombetare, ndersa mbreti Zog vuri pasuri me kete ceshtje. Jo me kot, kryeministri jugosllav Nikolla Pashic, u shkruante kete porosi konsullatave te veta: “Hiqni dore nga perpjekjet per ta bere per vete Hasan Prishtinen. Ate nuk e thyen, as ari i botes. Drejtohuni nga te tjeret, e atje do te keni sukses”.

Aktiviteti shqiptaro-maqedonas

Diplomacia italiane kerkonte nje veprimtari te perbashket te shqiptareve ne Kosove dhe ne Maqedoni kunder Jugosllavise. Ne kete kohe Hasan Prishtina, Bedri Pejani, Hoxha Kadriu e mirepriten nje bashkepunim te tille. Kontaktet e ketyre dy komiteteve pas Luftes se Pare, me 1920, 1932 e me tej, u shtuan. Por ne kete bashkepunim kishte edhe mjaft dyshime, sepse secila pale mbronte interesat e veta. Me V.M.R.O-ne, (Komiteti bullgaro-maqedonas), u tentua per formimin e nje shteti federativ maqedono-shqiptar. Ne nentor te vitit 1920, ne Tirane u arrit te nenshkruhej edhe nje protokoll ne mes te maqedonasve dhe te shqiptareve ne pranine e ministrit te autorizuar te Italise, Kastoldi, dhe kryetarit te keshillit shqiptar Vangjeli, me kater pika:

-Palet e shohin te drejte qe te luftojne per clirimin e Maqedonise ne kufinjte etnografike e gjeografike dhe per clirimin e shqiptareve te Kosoves e te Camerise.

-Kufijte mes Shqiperise e Maqedonise do te jene ne Kaniari, kuota 500, qe kalon neper Sharre (mal) dhe arrin ne kufirin aktual serbo-shqiptar 1920.

-Qytetet Oher, Struge e Resnie, te pastra bullgare, do te mbeten ne kufirin e Maqedonise bullgare.

-Qyteti Diber do te mbetet ekskluziv i njerit nga dy shtetet, pas plebishtit.

Ne emer te maqedonasve nenshkruan Protogerov e Atanasov, ndersa ne emer te shqiptareve, Hasan bej Prishtina, Hoxha Kadriu, Bedri Pejani dhe Sejfi Vllamasi. Mbeshtetur ne kete protokoll konstatohet, se bashkepunimi i ketyre komuniteteve shqiptare dhe maqedonase kishin me perpara, se cdo gje ceshtjet kontestuese kufitare.

Te vetedijshem, se tere Maqedonia perendimore ishte e populluar me mbi 80% shqiptare, perfaqesuesit e komiteteve maqedonase deshironin te siguroheshin, se ata nuk do te kerkonin te drejten e tyre natyrore. Si duket, perfaqesuesit shqiptare te shtyre nga rrethanat u detyruan te nenshkruanin protokollin sipas te cilit Ohri, Struga e Resnja, ishin qytete te pastra bullgare, ndersa Dibra me shumice absolute shqiptare kontestohej me plebisht. Mirepo, vec luftes se ashper te Beogradit, pikerisht per shkak te kontestimeve territoriale, nuk pati asnje realizim real te marreveshjes.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė