Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-04-12, 20:17   #28
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

Fragment nga novela “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”


Rronte nė kohėrat e para nė gjirin e Kishės sė Lindjes njė prift me emrin Tanush. Ay ungjillėzonte nė njė katunt tė Ilirisė, enoria e Apollonisė, qė ėshtė nė grykėn e Aousės sė vjetėr. Emri i katundit ėshtė Bubutimė, si pas zhurmės qė bėn deti. Paralajmėrojmė lėēitėsit tė mos e kėrkojnė kėtė katunt tė lashtė nė vėndin ku pat qėnė klhisur, sepse e kanė shembur tėrmetet e luftrat dhe vėndin e mbulon sot njė pyll i dendur.

Tė fundit njerėz qė dinin tė na tregojnė gjyrmat: Tat Tanushi, imzot Nikanori, njė bari edhe njėmbėdhjetė priftinj tė asaj krahine, flenė sot gjumin e tokės dhe ne s'kemi fuqinė t'i sjellėm prapė nė jetė qė t'i pyesėm. Njė gjė qė dihet mirė ėshtė se Bubutima ka qėnė njė katunt i math, jo shumė lark nga deti qė i thonė Adriatik. Vėndi ėshtė i bukur, sepse toka bleron nė tė katėr shtinat e motit, sepse kodrat janė tė veshura me ulli e portokall edhe sepse flokja e dėborės nuk zbret pėrveē se rallė, njė herė nė shtatė vjet. Dhe as ahere kur zbret, dėbora nuk shtrohet pėrdhe mbasi tretet nė erė. Qiparisa tė gjelbėr tregojnė majė kodrave vėndet ku mė parė ngriheshin faltoret e perėndive tė shuma, tė cilat, mė von, besnikėt ia blatuan Perėndisė sė vetėme qė shfaqet nė tri fytyra. Midis qiparisave janė shtratet me kryqe ku prehen tė fjeturit mbė Zotin.

Pa fjalė se gjithė toka e botės ėshtė e bukur, sepse, si thuhet nė Shkronjė, "dheu ėshtė vėndi ku Zoti mbėshtet kėmbėt e tija", po m'e ėmbėl nga tė gjitha ėshtė toka e anėdetit tė Ilirisė, enoria e Apollonisė. Pra dhe Bubutima.

Kėtė e kanė pėr tė parė lėēitėsit nė qoftė se do kenė durimin tė kėndojnė rrėfimin qė do t'iu shtrojmė pėrpara.

Si thamė, rronte dikur nė gjirin e Kishės sė Lindjes njė prift me emrin Tanush. Sipas tė folurit tė vėndit njerėzija i thoshin Tat Tanushi, po mė shkurt Tata edhe Urata, emėr qė pėrdoret edhe sot nė atė krahinė.

I mėsuar fort nuk ish (si ngjet shpesh nė shėrbėtorėt e Kishės sė Lindjes) po, (si ngjet edhe mė shpesh, nė gjith atė kishė) kish besė tė madhe nė sa janė shkruar e kėndohen.

Pra, besa ish fuqija e tij e madhe.

Tata e dinte nga Shkronja dhe nga fjalėt e atėrve tė shenjtė se Ynėzot, shenjtorėt edhe ėngjėjt e tij i matėn e peshojnė ēdo punė, ēdo fjalė e ēdo mendim dhe u ruhej sė tepėrmi leqeve tė mėkatit. Dhe ēas pėr ēas, si shpresėtar i drejtė, lutej pėr faljen e mėkateve tė kryera me dashje e padashje.

Gazi i dytė i Uratės, pas Tėnėzotit, ish Kalija, e shoqja.

Pėr atė ay kish veshur petkun e priftėrisė, dyke rrojtur midis njerėzve edhe mėkatit. Sepse pėrndryshe do kish marrė rrugėn e manastireve, si oshėnar, ose tė shpellave si ashkėti, pėr t'u lutur atje pėr mėkatet e rėnda tė gjithė botės.

Kaqe fli i kish bėrė ay trupit tė gatuar me baltė qė ėshtė burgu i shpirtit.

Dhe Kalija, e shoqja, ish me tė vėrtet e vlerėshme pėr kėtė.

Sepse ajo ish e bukur midis tė bukurash dhe e desh me fuqi tė madhe burrėn e saj.

Tat Tanushi e kish sjellė atė nga detet e larguara tė Lindjes tek kish shoqėruar dikur Imzot Angjirin e Apollonisė, pėr tė pirė ujėt e mburimit tė shtatė urtėsive e pėr tė mėsuar mjeshtėrinė e tė zugrafisurit me bojė, ar edhe argjėnt. Si e kish njohur e dashuruar me vrullin e gjakut tė ri, ay e kish sjellė nė kopenė e berrave tė Zotit, me anė tė pagėzimit. Emri i saj i vjetėr ish Noemi, nga Galilea e Judhesė. Ajo pat lėnė fenė e prindėrve tė saj dhe prindrit e saj dhe vėndin e saj nga dashurija e madhe e Tanit. Kjo gjė iu ish shkrojtur atyre, tė dyve, si vepėr e mirė nė Librin e jetės, si iu pat shkrojtur mė parė Ruthit qė u bashkua me Boozin.

Po nė dyzet ditėt e ndarjes pėr t'u bashkuar me Zotin, me anė tė hirit, Tat Tanushi pat ndjerė thellė, nė mish e nė frymė, mungesėn e sė shoqes… Sepse mishi dhe shpirti i tij kėrkonte Kalijen mė fort nga ēdo tjatėr gjė… Kjo pat qėnė e para ndarje e tyre, pas tė njohurit.

Lėēitėsit mundet tė mos i pėlqejė njė gjėmė e tillė po neve preps ta themi si pat qėnė, pa shtuar e pakėsuar gjė. Dhe nė qoftė se ay nuk ze besė i kujtojmė se ėshtė thėnė: "dashuri, sa mė shumė pi nga mburimi yt, aqė mė shumė et kam!" Kjo gjė i afrohet shumė sė vėrtetės.

Nuk ish e bardhė nga fytyra vashėza e Galilesė, po kish shije e hire pėr tė zėvendėsuar sė tepėrmi tė bardhėt e fytyrės, si kundrė se ėshtė shkrojtur nė librėn e Kėngėve prej Sollomonit tė birt tė Dhavidhit, mbretit tė Izrailit: "E zeshkė jam, po e bukur, o vasha tė Jerusalimit! E zeshkė si tendat e Kedarit, e bukur si qilimat e Sollomonit” . Po veē kėsaj, me sa e di unė, tė dashur lėēitės, dashurija nuk ėshtė as e bardhė, as e zezė e as tjatėr ngjyrė, po vetėm dashuri dhe as gjė tjatėr. Ajo ėshtė si era: fryn ku do vetė dhe ne i dėgjojmė buēitjet.

Dhe shtati i Kalijes nuk ish i gjatė fort, po i hollė sa ta shkonje nėpėr ruazė. Dhe kurmi i saj me sisė tė forta mbante erė zėmbak. Njė mituri dukej vashėza e Galilesė pranė shtatit ilirian tė Tat Tanushit, po ashtu si ishin qė tė dy - ay i bardhė, ajo e zeshkė; ay i gjatė, ajo e mitur; ay ilirian, ajo judhe dashuroheshin egėrsisht. Kjo, o lėēitės, nuk ėshtė asfare njė ēudi e pathėnė. Sepse, a s'kini parė ju pėllump tė bardhė e pėllump tė zi tė dashurohen aqe fort sa tė mos i druhen as hargut tė gjahtorit qė sjell vdekjen? Dhe ē'ėshtė ngjyra pėrpara shpirtit? Ato ndajnė, qė tė bashkojnė.

Sikundėr drita e dy qirinjve tė ndezur bashkohet pėr t'u bėrė njė dritė e vetėme, ashtu dhe zemrat e tyre digjeshin e bashkoheshin mė njė. Tanushi i mėsoj asaj ėmbėlsinė e fesė sė re, po ajo i mėsoj atij fuqinė e fesė sė vjetėr dhe qė tė dyja u bėnė njė, si bėhet njė, dyke u bashkuar, Drini i Bardhė me Drinin e Zi.

Pa dyke e patur Kalijen pranė fjalėt e tė kėnduarat e Tatės ishin kaqe tė ėmbla sa mblidheshin aty, nė kishėn e Bubutimės, besnikė nga shtatė katunde rotull qė tė dėgjojnė atė. Sepse njė pah i bardhė drite zbriste rreth krye; sė tij kur fliste e kėndonte edhe shtėpija e Zotit mbushe me urtėsi e bukuri tė zbritur sė larti. Dhe shumė herė vetė Imzot Angjiri pat ardhur nė Bubutimė tė dėgjojė tė kėnduarat e Tat Tanushit  dhe tė gėzohet sė bashku me besnikėt.

Nė orėt kur nuk i shėrbente Zotit ay zugrafiste shenjtorė me mjekra tė bardha ose gėdhente nė dru. Prej njė copė druri tė vdekur, ay nxirte jetė e bukuri.

-Mė folė, zemra ime, - i thesh Kalijes, - ē'tė nxjerr prej kėtij druri?

Ajo mendohej:

-Dua profitin Ili ose Shėndėllinė e fesė sė re. Me vetulla tė rėnda, buzė tė trasha e mjekėr tė derdhur tatėpjetė, si lumėnjtė e Galilesė. Kėshtu e dua.

-U bėftė dėshira jote..., - i thesh Tata, i mėsuar tė flasė me fjalėt e kishės.

Dhe sapo Tanushi shtrohej tė gėdhendė, Kalija dridhej prej njė dridhjeje tė mbrendėshme, ushėtimė qė i vij sė thelli nga Moisiu, njeriu i Jahveut, edhe thesh:

-Jo, Tan! Mos gėdhend profitin Ili nė dru... Sepse shkruar ėshtė: mos bėj tė gėdhendura qė i ngjasin Zotit dhe njerėsve.

Tanushi buzėqeshte edhe i fliste asaj mbi kuptimin e myshtertė tė korave e tė tė gėdhendurave nė Kishėn e madhe tė Lindjes. - Mbi kėto, - thesh ay, - kanė folur e lidhur njė kanun tė veēantė prindėrit e shenjtė nė tė Shtatit Sinodh tė Kishės. Me anė tė korave - pas bekimit tė tyre tė lartat zbresėn mi dhe, midis njerėsve. Dhe ne kur falemi pėrpara tyre nuk i falemi as drurit, as ngjyrave, as arit dhe as argjėndit qė ėshtė pėr to, po frymės qė zbret prej sė larti tė dėgjojė lutjen tonė.

Kalija dėgjonte e magjepsur fjalėn dhe tingėllin e zėrit tė tij dhe e vėshtronte me sy tė mėdhenj, tė ngjyer me dritė.

-Mirė, Tan, bėj ē'tė duash ti, po jo Ilinė…

Dhe ay linte profitin e math tė Izrailit pėr tė gėdhendur tjatėr gjė: njė luan me fytyrė njeriu e krahė shpeshi, njė pėllump nė fluturim, njė kryq. Me dorėn e tij ay bėri qelqin e kungatės nė tė cilėn pat mbledhur - shtrat mi shtrat -gjithė bukurit e qjellit dhe tė tokės: ėngjėj, shpeshė, bimė, pemė. Edhe kish bėrė shėndanė pėr tė ndezur qirinj, tė vėshtjellė me pėlhurėn e simboleve e tė myshtereve tė cilat nuk i ėshtė dhėnė ēdo njeriu t'i kuptojė.

Sepse nėr’ to Zoti fshihet dyke u zbuluar.

Po lumtėrija e Tatės nuk ish e plotė. Njė sėmundje e ligė, lėngjyer i thesh bota nė rethet e Apollonisė , i bluante ēas pėr ēas jetėn Kalijes, sė shoqes. Dhe si ia bluante e bėnte dita ditės mė tė ėmbėl, sa nuk e shihnje dot me sy as sa tė nėmėronje njė, dy, tri. Sepse fytyra e saj vishej nė njė pah drite si drita e hėnės mi ujra. Po drita e hėnės ėshtė pa jetė, kur se drita qė mbulonte fytyrėn e Kalijes ish e gjallė. Ajo kish po nė atė kohė edhe bukurinė e tė vdekurit edhe tė tė gjallit.

Nuk di nė them mirė ē'dua tė them, po edhe ata qė mė kanė rrėfyer rrėfimin mbeteshin tė tronditur nė kėtė prag, kur flisnin pėr bukurinė e saj. Sytė e vashės sė Galilesė tė rethuar prej njė unaze drite, si i ngjet shpesh edhe hėnės nė qjell kur afrohet shiu, ishin si tė shkruar me kalem argjėndi, gjithmonė tė lagur me ujė tė gjallė, gjithmonė tė ndriēuar. Dhe buza e saj e hollė kuqonte si lėngu i shegės. Pa me qė barku i saj nuk kish lidhur pemė, si barku i gjithė grarisė, kurmi i mbeti pėrngaherė si kurm virgjėreshe. Dhe tė ecurit tė saj ish i lehtė si vrapi i kaprolles nė pyjet e dendura tė Ilirisė.

Kjo ish Kalija e Tat Tanushit e ardhur nga detet e Lindjes edhe e hyrė nė vathėn e Zotit me anė tė pagėzimit.

Aqe shumė e desh Urata Kalijen sa trembej nga lumtėrija e tij dhe i lutej Tėnėzotit mos ia shkruajė si mėkat. Dhe falej nat e ditė pėrpara korave tė shenjta dhe diqte temjan, vaj ulliri e dyllė blete  pėr shėndetin e saj.

-Noemi, - i tha njė ditė kur gjithė anėdeti i Ilirisė digjej nė flakė si lavdija e Jahveut nė malin Sinaj -Noemi!

-Folė, Tan, - i tha ajo dyke u mbėshtetur pas trupit tė tij.

Dhe ay s'fliste. Vėshtronte djellin qė fundiste nė det edhe nuk fliste dot.

-Folė Tan, - i tha ajo pėrsėri edhe i preku dorėn e zjarrtė me akullin e dorės tė saj.

Ay i vėshtroj qė lart kurorėn e flokėve tė buta, qepallat e gjata dhe tatėpjetė vijėn e gjireve tė forta edhe foli:

-Noemi, dua tė tė them njė gjė tė re qė s'ta kam thėnė kurrė. Njė tė fshehtė tė vulosur me shumė vula.

Kalija e vėshtronte dyke buzėqeshur dhe priste.

-Dua tė them, Noemi, se tė dua kaqe shumė, kaqe shumė...

Ajo qeshi dhe i goditi gjoksin me grushtet e saj tė vegjėl.

-Tan, kėtė ma ke thėnė mijra e mijra herė.

Pastaj befas e preu tė qeshurit.

-Dhe sa herė tė tjera tė ma thuash aq mė shumė et do kemtėtėdėgjoj.

Ay vazhdoj, sikur s'e pat dėgjuar fare:

- ... dhe s'ka tjatėr gjė as nė dhe, as nė qjell, as nė ujra qėtadua saty..

-Tan! – i thirri Kalija.

Ay nuk u pėrgjegj po e mori nė krahė edhe e ngriti gjer nė degat e bajameve. - Shėko - tha - bajamja lėshoj burbuqe. Sė shpejti do ēelė. Dhe ne do kemi kėtu dėborėn tonė, Kali: lulet e bajameve. Ti e di si zbardhet vėndi kur ēel bajamja?

vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė