Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-02-10, 23:16   #26
hawk
 
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Njėqindė vjetė Nėnė Terezė. Njėqind vjetė, Nder i Kombit. Njėqind vjetė Nėnė

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zana_ch
Duke folur para tė pranishmėve, Presidenti Sejdiu tha se Nėna Terezė ishte shqiptare e lindur nė Shkup, me prindėr nga Kosova, tė cilėt e kishin edukuar nė frymėn e vėrtetė tė shpirtit shqiptar, nė frymėn e dhembshurisė, tė humanizmit dhe tė dashurisė pėr njeriun.

Sipas tij, Nėna Terezė e ka vazhduar nė mėnyrė shembullore udhėn e madhe tė Papa Klementit, Pjetėr Budit qė dhanė aq shumė pėr fe e pėr atdhe.


Ndėrkaq, nė fjalėn e tij, Ipeshkvi i Ipeshkvisė sė Kosovės, Imzot Dodė Gjergji, tha se tridhjetė vite mė parė, ne tė gjithė shqiptarėt, ishim nėn prangat e diktaturės dhe jetonim nė terrin e ideologjisė qė na i impononte koha. “Atėherė, pra, kur kjo motėr e jona...


Nuk e kuptoj perse flet Sejdiu ne emer te Nene Terezes! Sill nje leter, nje fjale, nje deklarate, vetem nje, te lutem, ku Nene Tereza flet per "frymėn e vėrtetė tė shpirtit shqiptar, nė frymėn e dhembshurisė, tė humanizmit dhe tė dashurisė pėr njeriun". Dashuria per Krishtin dhe per t'i dhene atij ndjekes eshte e vetmja vlere dhe motiv i humanizmit te misionares. Kujtojme edhe nje here se ishte misionare e jo aktore apo shkencetare etj.

Ne kohen e Papa Klementit dhe Pjeter Budit nuk kishte atdhe. Sidoqofte ato i sherbyen Krishtit dhe jo atdheut. Pjeter Budi nuk perkthu filozofine e Aristotelit as libra mjeksore, historik, letrare etj, por nje liber qe i sherben njerezve per te kuptuar Krishtin, pra per te mbush kishen. Ku eshte atdheu ketu?!

Dode Gjergji ja paska vendos vulen patetizmit. Atehere....Ajo nuk tha asgje per gjendjen e mjeruar te shqiptareve kur mori Nobelin. Me vlere se kontraceptivi dhe aborti duhet te kishte populli i yne! Ne ate skene boterore, nuk doli asnje kritike, asnje kerkese per vemendje ndaj kombit tone. Nene Tereza e humbi shansin per te qene patriote per te perqafuar akoma me fort fetarizmin dhe misionin fetare.

Si maten njerezit dhe kombet me Nobel, vetem tek ne kam pare.
Gandi nuk mori Nobel, por a ja ul vlerat ketij personazhi, mosdhenja e cmimit? A mund te mohoje njeri se Gandi ishte patriot indian dhe "babai" i Indise moderne? Ai nuk jetoi per fene, por per Kombin, popullin e tij, Indine: Nene Tereza jetoi per Krishtin, popullin e besimtareve te mundshem, Kishen. Ky eshte ndryshimi.

Figurat fetare duhen ndare nga ato kombetare, e keshtu edhe realiteti nga hartimet emocionale te njereve dhe interesat e politikes. Asnjeri nuk mohon rolin e saj bamires dhe famen boterore, por ta barazosh me dashuri per Kombin, vlera shqiptare, patriotizem dhe nacionalizme, eshte hipokrizi dhe nje ofendim ndaj rruges qe mori Nene Tereza kur la kombin.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga hawk : 09-02-10 nė 23:16
hawk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė