Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-06, 22:45   #192
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PETERSEN: PĖR PJESĖMARRJEN E TADIQIT NĖ VARRIM DUHET TĖ VENDOSĖ FAMILJA E TĖ NDJERIT RUGOVA



Albana Isufi, Prishtinė


Nė varrimin e presidentit Ibrahim Rugova deri tash ėshtė konfirmuar se do tė marrin pjesė shumė delegacione shtetėrore nga bota dhe rajoni.
Pėr tė diskutuar rreth ceremonive mortore, shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen ėshtė takuar sot me kryeparlamentarin Nexhat Daci dhe kryeministrin Bajram Kosumi. Ka qenė vetėm Jessen Petersen qė ėshtė prononcuar pas takimit me Nexhat Dacin. Duke u pėrgjigjur nė pyetjet rreth kėrkesės sė presidentit serb Boris Tadiq pėr tė marrė pjesė nė varrim, Petersen tha:
“Kemi diskutuar pėr ēdo gjė, sepse e njoftova kryetarin e Kuvendit rreth vizitave qė do vijnė nga jashtė”, tha Petersen, duke pohuar se UNMIK-u ka marrė kėrkesėn nga presidenti Tadiq, por pėr kėtė do tė vendosė familja e zotit Rugova.
“Kjo, sikur ēdo gjė tjetėr i pėrket familjes, tė cilėt do tė vendosin se cila ėshtė gjėja mė e duhur pėr kėtė fazė”, tha Petersen.
Ndryshe, pėrfaqėsuesi i grupit punues pėr media nė Kėshillin Ekzekutiv tė varrimit Muhamet Hamiti, tha se ndėr personalitetet, qė kanė konfirmuar pjesėmarrjen nė varrim janė: i dėrguari i posaēėm i Kombeve tė Bashkuara pėr statusin Marti Ahtisari, pėrfaqėsuesi i lartė i BE-sė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri Havier Solana, shefi i Komisionit Evropian pėr Zgjerim Oli Rehn, kryetari i Kroacisė Stipe Mesiq, kryetari i Sllovenisė Janez Dernovshek, ai i Maqedonisė Branko Cervenkoski, Ministrja e Jashtme e Zvicrės Micheline Calmy-Rey dhe njė delegacion shtetėror i pėrbėrė nga 30 anėtarė dhe i kryesuar nga kryetari i Republikės sė Shqipėrisė Alfred Moisiu.
“Grupi qė merret me pritjen e delegacioneve tė huaja nė kuadėr tė Kėshillit Ndėrinstitucional pėr organizimin e varrimit tė presidentit Rugova, ka marrė konfirmime nga shumė delegacione tė huaja, priten edhe shumė tė tjera”.
Ndėrkohė, Kėshilli Ekzekutiv i Ceremonive Mortore nuk ka bėrė tė ditur ende vendin e varrimit tė presidentit Rugova, ndonėse jozyrtarisht mėsohet se ai do tė varroset nė “Varrezat e dėshmorėve” nė lagjen Velania, jo shumė larg rezidencės sė tij presidenciale. Muhamet Hamiti thotė se vendimi do merret sot pasdite.
Ceremonia kryesore nė ditėn e varrimit tė enjten mė 26 janar do tė mbahet nė sallėn 1 tetori nė qendėr tė Prishtinės.
Kėshilli Ekzekutiv i Ceremonive Mortore ka ngarkuar Trupat Mbrojtėse tė Kosovės qė tė bėjnė nderime gjatė homazheve dhe tė pėrcjelljes sė funeralit me nderime ceremoniale.
Zėdhėnėsi i TMK-sė Shemsi Syla, thotė se nga e hėna TMK- ja ka nisur tė ushtrojė kėtė detyrė.
"Mė 26 janar, Trupat e Mbrojtjes sė Kosovės kanė pėrgjegjėsinė e plotė tė pėrcjelljes sė funeralit nga Kuvendi i Kosovės deri te Salla e Sportit “ 1 Tetori” nė Qendrėn e Studentėve, ku do tė bėhet ceremonia e fundit e lamtumirės. Organizimi dhe mbarėvajtja e ceremonisė janė pėrgjegjėsi e Trupave tė Mbrojtjes sė Kosovės.
Nė pėrfundim tė kėsaj ceremonie TMK do tė pėrcjellė me nderime arkivolin e presidentit deri nė varreza dhe me rastin e lėshimit tė trupit nė varr do tė pėrcillet me tė shtėna nderi.”
Presidenti Ibrahim Rugova ndėrroi jetė tė shtunėn mė 21 janar nė rezidencėn e tij nė Velani pas njė sėmundjeje tė rėndė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė