Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-05-11, 17:11   #12
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Roli i Turqis nė Ballkan, dhe "kushėrinjėt" e refuzuar nga Evropa

“Evladi” dhe neootomanizmi

  • Halil Matoshi
Popujt ballkanikė, pra edhe shqiptarėt kosovarė, tė cilėt nuk pranohen brenda mureve evropiane, por detyrohen tė jetojnė pėrtej mureve, duke krijuar njė lloj fortese kundėr rrezikut osman, mongol, si dhe kundėr ēdo rreziku, ushtarak apo politik, janė nė dilema historike, nga t’ia mbajnė?
Pse paradoksalisht Kosova i rri kaq afėr Turqisė dhe a po pėson disfatė mendimi perėndimor nė Kosovė pėr t’iu kthyer gjysmėhėnės?




Dy momente, tė shpifura ose tė qenėt, sado qė nė tė parė s’kanė lidhje njėra me tjetrėn e sfidojnė Kosovėn, shtetin mė tė ri, qė struket pėrtej mureve tė BE-sė dhe pret qė dikush i madh, i fuqishėm, me ndikim, t’ia shtrijė dorėn. Momenti i parė ėshtė njė spekulim nė median serbe se amerikanėt po e kėrkojnė njė strategji dalėse nga Kosova, duke ia lėnė “krahinėn jugore serbe” nė duar Turqisė, e nė kėtė kontekst edhe vetė bazėn amerikane nė Sojevė tė Ferizajt “Bondsteel”. Ky spekulim, ndonėse u demantua nga autoritetet amerikane nė Prishtinė, ėshtė njė tezė pėr debat, sado konspirative dhe sado frikėsuese, me gjithė faktin se Turqia ėshtė aleati nr. 1 amerikan qė “ruan” Grykėn e Bosforit, dhe sado qė ky vend ushtarakisht dhe ekonomikisht i fuqishėm ka dhėnė kontribut tė madh nė ēlirimin e Kosovės, gjatė fushatės ajrore tė NATO-s mbi forcat serbe tė sigurisė, si dhe pas ēlirimit, deri te njohja dhe “marrja nėn sqetull” e shtetit tė ri nė samite dhe nisma rajonale.
Kurse momenti i dytė ėshtė miqėsia vėllazėrore e Qeverisė sė Kosovės me Qeverinė e Ankarasė, sidomos “vllaznillėku” mes kryeministrit kosovar Hashim Thaēi dhe homologut tė tij turk Rexhep Tayp Erdogan, i cili nė disa raste e pret kosovarin nė mėnyrė spektakolare, duke e marrė pėrdore si “evlad” dhe pikėrisht nė kėtė moment goxha tė rėndė pėr Thaēin, i cili gjendet nė njė situatė izolimi ndėrkombėtar.
Pos interesave ekonomike (“Bechtel-Enka” dhe ekspansioni turk nė tregun financiar nė Shqipėri dhe Kosovė) vrojtues tė politikave rajonale dhe globale e shohin kėtė shtrirje dore tė Turqisė si joshje pėr rikthimin e ndikimit tė shtetit aziatik nė Ballkan, si fuqi rajonale dhe mė gjerė, pėr t’i hedhur themelet e njė organizmi tė ri, qė do ta pėrbėnin pikėrisht shtetet qė gjenden pėrtej mureve tė Evropės sė parė, qė nga Evropa Juglindore, pėrmes Mesdheut e deri nė Lindjen e Mesme (madje ky ishte edhe njė propozim i mėhershėm i presidentit francez Sarkozy.) Njė lidhje mes atyre qė ulen si tė ndrojtur nė sofrėn e dytė, e jo nė tė parėn, qė shtrohet nė Bruksel.
Rrethanat e brendshme politike, tė pafavorshme pėr Thaēin dhe partinė e tij, PDK, kanė bėrė qė ai tė marrė goditje dhe tė shihet me sy tė keq nga shumė ēarqe perėndimore, posaēėrisht evropiane. Derisa gjermanėt e fyer pėr dekonspirimin e agjentėve tė BND-sė nė Prishtinė e mbajnė inat; britanikėt e shohin si shef qė di shumė pėr organizatat kriminale gjatė dhe pas lufte dhe po bėjnė presion tė rritur pėr t’i prerė lidhjet mes politikės dhe krimit tė organizuar; kurse zviceranėt, austriakėt, holandezėt, nordikėt, i shmangen kontaktit mė kryeministrin kosovar posaēėrisht pas publikimit tė raportit tė Dick Martyt, sado qė goditjet e tij ishin nėn brez dhe asnjėherė nuk fituan forcė tė argumentit.
E nė kėto ditė tė kėqija Thaēit iu gjet pranė vėllai Erdogan, i cili e ka marrė mbi supe nxjerrjen e kosovarit nga izolimi ndėrkombėtar.
Ėshtė fatalitet ballkanik dhe posaēėrisht shqiptar fakti se asnjė lider nė asnjė periudhė historike nuk mund tė mbijetojė nė politikė dhe nė drejtimin e shtetit pa partner (aleat) ndėrkombėtar. I tillė ishte Ismail Qemali qė “flirtonte” me grekėt, Azem Bejta u lidh me Kosta Peēancin dhe mori ndihma e armė pėr t’u hedhur nė luftė kundėr austriakėve edhe ashtu nė tėrheqje e sipėr, Isa Boletini po ashtu ra nė grackėn e serbo-malazezve dhe u hodh kundėr austriakėve, pastaj Ahmet Zogu qė i “bėnte bac” serbėt pėr ta shuar kryengritjen e kundėrshtarėve, si dhe qeverinė socialdemokrate tė Nolit, pastaj Enver Hoxha qė herė i rrinte nė supe Josif Stalinit e herė Maos, kėndej Bjeshkėve tė Nemuna, Fadil Hoxha e Mahmut Bakalli u desh tė lidheshin me Titon dhe Jugosllavinė federale, e deri te liderėt paskomunistė qė bredhin nga prehri i amerikanėve tek turqit, ose mbajnė lidhje tė dyfishta mes britanikėve dhe francezėve.
Thaēi e ka zgjedhur partnerin e tij amerikan (ambasadorin Christopher Dell), por edhe mikun e mikut, Erdogan, dhe kjo u shpėrblye, sepse i qiti nga loja dy njerėz tė fuqishėm tė PDK-sė, Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin, jo pse kėta nuk i rrinin karshi, por pse kėta tė dy nuk patėn nė krah asnjė partner ndėrkombėtar.
Spekulimi serb dhe narracioni i “Bondsteelit” qė po u falet turqve konstruktohet pikėrisht nga narracioni i Thaēit qė e ka pėr Turqinė si vėlla tė madh, mirėpo ēdo joshje e mėtejshme dhe pėrdorimi i kėsaj vėllazėrie pėr nevojat e luftės sė brendshme politike nga kryeministri Thaēi dhe rrėshqitja pa kriter dhe pa rivlerėsim tė interesave vitale kombėtare nėn prehrin e Turqisė ėshtė historikisht e gabuar dhe shpie nė qorrsokak. Pse? Turqia ka probleme serioze me liritė dhe tė drejtat e njeriut dhe ato civile, lirinė e shprehjes dhe shtypin e lirė (aktualisht dhjetėra gazetarė u akuzuan dhe u arrestuan pėr pėrgatitjen e njė puēi) brenda shtetit, kurse problemet e jashtme (dekada tė tėra qė pret nė dyert e BE-sė) kanė tė bėjnė me pranimin e gjenocidit ndaj armenėve gjatė luftėrave ballkanike, si dhe probleme me separatistėt kurdė tė PKK-sė.
Nė kėtė situatė konfuze ndėrkombėtare, kur karshi Kosovės po shfaqen dy Evropa, ose njė thikė me dy tehe, (mosnjohja e shtetit tė ri nga pesė anėtare tė BE-sė) Thaēi e ka zgjedhur udhėn e tij “qė shpie nė Evropė” – nga Stambolli.
Kurse oponentėt e tij brenda PDK-sė e kanė zgjedhur Evropėn pėr Evropė.
Nė kėtė debat kundėrshtari politik i madh i Thaēit, Jakup Krasniqi, bėri apel mė 9 maj (Ditėn e Evropės) qė tė gjitha shtetet e BE-sė ta njohin me urgjencė Kosovėn, duke lėnė tė kuptohet se nėse Evropa nuk ia shtrin dorėn shtetit tė ri, ai mund tė “humb nė mjegullėn neootomane.”
Dhe pikėrisht kėtė ditė, njė oponencė ndaj “Udhės sė Qabesė”, e shfaqi edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, e cila e pėrdori njė metaforė letrare qė pėrdorej dendur nga disidentėt e Evropės Lindore, gjatė luftės sė ftohtė: “Pėr Kosovėn dielli lind nė Perėndim”, tha ajo dhe mbeti gjallė!
Sigurisht qė presidentja e ka referencė pėr kėtė edhe ideatorin mė pa ekuivok e mė tė bindur tė perėndimorizimit tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugovėn, i cili pa fije dyshimi u rreshtua me Perėndimin, posaēėrisht me SHBA-nė, dhe ky ėshtė kontributi i tij pėr mė shumė dritė historike nė orientimin e shoqėrisė kosovare nga lind dielli: Me Perėndimin!
Kujt t’i besohet nė kėtė konfuzion? Kush ka tė drejtė? Kush po luan “bixhoz” me Republikėn e Kosovės?
Ēfarė po ndodh me vendet anėtare tė BE-sė e ēka nė shtetin e ri qė shumica e vendeve tė bllokut e kanė njohur?
Thellė nė brendi tė Kosovės ka ēuna serbė qė veten e quajnė “Njėsit antiterrorist” nga Lėvizja Ēlirimtare Serbe qė pėrgatiten pėr luftė nėn sloganin “Gjithmonė para tė gjithėve.”
Derisa pėr sigurinė ende kanė kompetenca KFOR-i dhe EULEX-i, frika pėr tė ardhmen shfaqet kur i baraspeshon politikat qė prodhojnė kėto “Dy Evropa.”
E para, pėr shkak se interes i saj ėshtė joshja e Serbisė brenda BE-sė, nuk do tė ndėrmarrė asgjė pėr integrimin e pjesės veriore tė Kosovės nėn autoritetin e Prishtinės zyrtare, madje ka vende evropiane qė mund tė dalin nė mbrojtje tė “pėllumbave” serbė, sepse me ndėshkimin e kėtyre strukturave paralele do tė hidhėrohej kėshtu Beogradi dhe natyrisht Moska!
Ēfarė politike e jashtme e pakrye nė Kosovė ėshtė kjo? Madje aktualisht kjo politikė ėshtė shndėrruar nė “shqiponjė me katėr krerė”, me Behgjet Pacollin e Enver Hoxhajn, si rivalė rreth sė njėjtės tortė, me Edita Tahirin, qė nė raport me Serbinė po e luan rolin e ministres sė Jashtme, apo edhe me Vlora Ēitakun, e cila e luan kėtė rol nė raport me Brukselin?
Ndėrkaq ministri i vetėm i Jashtėm, i fuqishėm, mbetet Hashim Thaēi, “evladi”.
Ndėrkaq “dy Evropat” do tė vazhdojnė me pikasjen dhe ngjyrosjen e lajmit pėr Kosovėn sipas qejfit tė Boris Tadiqit, ose sė paku pėr tė mos e bėrė atė nervoz (qė t’ua bėjė me sy radikalėve prorusė!?). Po ky Tadiq “proevropian” ende i inkurajon “ēlirimtarėt e Kosovės” nė Veri tė Kosovės, qė t’i ruajnė ‘kokardat”, duke u dhėnė mesazhin mė idiotesk tė mundshėm, pėr t’u ngritur kundėr shtetit ku jetojnė dhe bėjnė fėmijė. Nėse serbėt e Kosovės vazhdojnė t’i provokojnė fqinjėt e tyre shqiptarė (fėmijėt e tyre) madje edhe t’i kėrcėnojnė me kėso mesazhe qė ishin menduar se i pėrkisnin sė kaluarės fashiste serbe, atėherė kush do tė pėrkujdeset pastaj pėr gjumė tė rehatshėm tė fėmijėve serbė?
Rexhepi me Hashimin?
Kjo gjendje (dhe ky lajm me dy fytyra) ėshtė derivat i dy politikave ose “dy Evropave” dhe i njė pazari tė madh.
Ku ėshtė pala kosovare nė kėtė lajm?
Kėtė u pėrpoqėn ta thonė Krasniqi e Jahjaga, por nė ato momente Thaēi parakalonte nėpėr tepih tė kuq tė Stambollit.
Kurse nė qytetin jugor tė Kosovės, tė cilin politikisht “e shkeli” Thaēi, madje e bėri me universitet, shumė qytetarė, me pėrkatėsi etnike tė dėshmuar historikisht, preferojnė tė “shkruhen” turq, sepse, sė pari, shteti i tyre, Kosova, ka bėrė pak pėr t’i rehatuar, por nė kėtė “ndėrrim identitar” e shohin njė mundėsi tė mirė pėr privilegje, kryeministri kosovar ėshtė vėlla me atė turk.
Neootomanizmi po tenton t’ia ndėrrojė fytyrėn perėndimore shoqėrisė kosovare, dhe ky nuk ėshtė akademizėm, por fsheh diēka nga realiteti i prekshėm popullor.

[email protected]
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė