Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-07-05, 20:43   #1
PersonX
 
Anėtarėsuar: 23-05-05
Postime: 57
PersonX e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek PersonX
Gabim KENGA dhe MUZIKA

Es-selamu alejkum

Vellezer dhe motra muslimane,pasi qe jemi vete deshmitar se ne kohen te cilen jena duke jetu me te madhe eshte duke u ndegju kenga dhe muzika dhe une ketu deshta te postoj dicka ne lidhje me kengen dhe shpresoj ne Allahun az-zeuexhel qe ky matrial do te ket dobi tek ata te cilet jane duke ber kete mekat te shumtuar.Lus Allahun az-zeuexhel qe ky matrial te jet shkak per pendim dhe kthim tek Allahu i Madheruar.

[b] -Kėnga dhe Shejtani


Thotė Allahu i Madhėruar nė Kur'an: "Allahu e shpalli tė folmėn mė tė mirė, librin, tė ngjajshėm nė mrekulli, tė pėrsėritur herė pas herė (me keshilla e dispozita), qe prej (degjimit tė) tij rrėnqethen lėkurat e atyre qė i kanė dronė Zotit tė tyre, e pastaj me pėrkujtim ndaj Allahut u qetėsohen lėkurat dhe zemrat e tyre. Ky (libėr) ėshtė udhėzim I Allahut, me tė udhėzon atė qė do. E atė qė Allahu e lė tė humbur pėr tė nuk ka ndonjė udhėzues". Zumer 23

Vėlla dhe motėr muslimane:

A je ti prej atyre qė iu rrėnqethėn zemrat kur ta ndėgjojnė Kur'anin? A je ti prej atyre qė qajnė nga frika e Allahut? A je prej atyre qė thellohen duke menduar nė domethenien e Kur'anit fisnik. A ke dashuri tė vėrtet ndaj ndėgjimit tė Kur'anit dhe e ndjenė vetėn tė kėnaqur kur ta ndėgjosh atė? A je prej atyre qė kur kalojnė ditė tė gjata dhe nuk ke ndegjuar Kur'an, pėrmallohesh tė dėgjosh diēka prej tij ?

Nėse pėrgjegja e kėtyre pyetjeve ėshtė " Jo ", s'ka dyshim se ti je prej atyre qė je sprovuar me tė ndegjuarit e kėngėve dhe muzikės.
Ndodhė qė tė pyesėsh: Cfarė lidhje ka nė mes tė menduarit mbi domėthėnien e Kur'anit dhe kėngėve.

S'ka dyshim se kėngėt dhe muzika janė denimet mė tė medha, tė cilat i kanosėn zemrės dhe e pengojnė efektivizimin e fjalės se Allahut dhe tė menduarit nė urtesinė e saj. Kjo kėshtu sepse kėnga ėshtė kur'an i Shejtanit dhe zemra e njeriut s'ka mundėsi t'i bashkojė Kur'anin e Mėshiruesit dhe kur'anin e Shejtanit.
Ka thėnė imam ibėn Kajjimi:" Prej kurthave dhe gjuetive tė armikut tė Allahut, shejtanit, me tė cilat ia pakėson gjahut tė vet (njeriut i cili bie nė kurthėn e Shejtanit) diturin, menēurin dhe fenė dhe me tė cilat gjuan zemėrat e injorantėve dhe tė prishurve: Ndėgjimi i fishkėllimes, duartrokitjes dhe kėngės tė pėrcjellura me vegla muzikore, te cilat janė tė ndaluara dhe me tė cilat i pėngon zemrat nga Kur'ani dhe qė i shpie nė mėkate dhe kundėrvajtje, e ky pra ėshtė kur'ani i shejtanit dhe zbluarje nga mbulesa e Allahut". (Igathetu el-lehfanė 1/224).
Ndodhė qė tė pytesesh pėrseri dhe tė thuash: Cili ėshtė argumenti se kėnga ėshtė kur'an i shejtanit? Dhe cili ėshtė argumenti, i cili ndalon prerazi ndėgjimin e kėngėve dhe muzikės ?

S'ka dyshim se argumente mbi kėto kemi plot, dhe prej tyre janė:

1. Fjala e Allahut tė Madhėruar: " Po ka nga njerėzit qė blenė tregime boshe e me qėllim qė t'i largojnė njerėzit prej rrugės se Allahut po pasur kurrfarė fakti dhe pėr t'i marrė ato (ajetet e) Allahut si tallje. Per ta me siguri ėshtė pėrgaditur denim i turpshem ". (lukman 6)

Eshtė pyetur ibėn Mes'udi rreth domėthenijes sė fjalės "tregime boshe", e ai ėshtė pėrgjegjur: "Betohem nė Allahun, tė Cilin s'ka zot tjetėr perveē Tij, kuptimi i kėsaj ėshtė "Kėnga"."

Ka thėnė ibėn Abbasi (Allahu qoftė i Kėnaqur me atė): Ajo (tregime boshe) ėshtė kėnga dhe tė ngjajshmet me tė.

Ka thėnė Muxhahidi: ""Tregime boshe" ėshtė ndėgjimi i kėngės dhe tė kotave tė tjera tė ngjajshme me tė".

Po tė njejtėn fjalė e kanė edhe krerėt e komentatorėve tė Kur'anit, siē janė: Ukrime, El-hasani, Seid bin Habir, Katade, Ibrahim en-Nah'iu etj
.
2. Fjala e Allahut tė Madhėruar: " (Zoti) Tha: "Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpėrblimi i juaj ėshtė xhehennemi, shpėrblim i plotė. Dhe me ate alarmin e zėrit tėnd, mashtroje atė qė mundėsh prej tyre,..." (El-isra 63-64)

C'ėshtė pėr qėllim zėri i shejtanit nė ajet?

Ka thėnė ibėn Abbasi dhe Muxhahidi: "Zėri i shejtanit ėshtė kėnga, fyejt dhe zbavitjet-argetimet."

Kurse Ed-dahakė dhe Hasan el-Basriu: "Fyelli dhe daullja." Kurtubiu dhe ibėn Kethiri kanė thėnė: "Kėnga (ėshtė zėri i shejtanit)."

3. Fjala e Allahut tė Madhėruar: "A prej kėtij ligjerimi (Kur'ani) po ēuditeni? E po qeshni dhe nuk po qani? Madje dhe e zeni nė asgje? (En-nexhm 59-61).

Ē'do tė thot: "Samidunė" (e cila ėshtė e cekur nė origjinalin e Kur'anit)?

Ka thėnė ibėn Abbasi (Allahu qoftė i Kėnaqur me atė), Ebu Abide, Taberiu, Kurtubiu, ibėn Kethiri dhe El-ulusiu: "Fjala "Samidunė" rrjedh nga gjuha Himjere, e kjo ėshtė njera nga fiset arabe dhe don tė thot "Kengetarė".

4. Fjala e Allahut tė Madhėruar: " (roberit e Zotit janė) Edhe ata qė nuk deshmojnė rrejshėm dhe kur (rastesisht) kalojnė pranė sė keqės, kalojnė duke e ruajtur karakterin e vet. (furkanė 72).

Cili ėshtė kuptimi i fjalės "El-lagv" nė kėtė ajet?

Kanė thėnė dijetarėt dhe komentatorėt e Kur'anit ndėr tė cilėt ėshtė edhe Muxhahidi, Muhamed bin Hanefije dhe ibėn Rexhepi: "El-lagv" ėshtė Kėnga. Ndėrsa Kurtubiu thotė: ""El-lagv" ėshtė ēdo gjė e pėrēmuar, prej fjalėve dhe veprave. Nė kėtė hyn edhe kėnga, argetimet etj.

5. Fjala e Allahut tė Madhėruar: "Lutja e tyre pranė shtepisė (qabes) nuk ishte tjetėr veēse britmė dhe duartrokitje, prandaj vuane denimin pėr shkak tė denimit". (El-enfalė 35)

C'do tė thotė el-muka dhe Et-tasdije ?

Ka thėnė ibėn Amer, ibėn Abbasi (Allahu qoftė i Kėnaqur me ata), Muxhahidi, Atijje, Ed-dahakė, El-hasani dhe Katade se el-muka dhe Et-tasdije ėshtė fishkėllimė dhe duartrokitje.

Ka thėnė Kurtubiu: E gjitha kjo ėshtė e urryer dhe largohet nga kjo i menēuri, kurse vepruesi e kėsaj i pėrngjet Mushrikėve dhe nė atė se ēka veprojshin tek Qabja. (kthehu Tefsireve te Ajetėve paraprake dhe fjalėve tė dijetarėve nė tė, nė Tefsiret e: Et-taberiut, El-kurtubiut, ibni Kethirit, El-ulusiut dhe te Es-sa'diiu).

6. Hadithi, tė cilin e transmeton Ebu Mailk El-esh'ariu (Allahu qoftė i kėnaqur me atė) se Pejgamberi a.s. ka thėnė: "Do tė vijė njė popull qė do ta lejojnė amoralitetin, mendafshin, verėn, defet (el-meazif-muzika)". (Hadith i saktė, transemeton Buhariu).

Ē'do tė thotė "el-meazif"?

Ka thėnė El-Xhevheriu, e ky ėshtė kreu i gjuhės: "el-meazif" ėshtė kėnga dhe veglat (Muzikore) argetuese. "El-meazif" i thuhet ēdo kėngė dhe ēdo loje argetuese. Ndėrsa "do ta lejojnė" do tė thotė: do ta veprojnė sikur tė ishte e lejuar, pėrkunder asaj qė ėshtė e ndaluar. Pra, ata i lejojnė defet dhe ndegjimin e kėngėve dhe tė muzikės edhe pse ajo ėshtė e ndaluar.

7. Hadithi, tė cilin e transmeton Enes ibn Maliku (Allahu qofte i kėnaqur me atė) se Pejgamberi a.s. ka thėnė: "Do tė ketė nė kėtė ummet nėnēmim, shpifje dhe shėmtim dhe kjo do tė ndodhė kur tė pijnė verė, tė luajnė me kėngėtare dhe tė luajnė me kėngė-muzike (el-meazif). (hadith i saktė, e nxorri Tėrmidhiu, dhe i vėrtetuar nga Albani).

Ka thėnė imam ibėn Kajjimi: "Ky ėshtė pretim nga Allahu, argetuesve me kėngė e muzikė do t'u leshojė tokėn dhe do t'i shėndrrojė ato nė majmuna dhe derra".

8. Hadithi, tė cilin e transmeton Ebu Malik El-eshariu (Allahu qoftė i kėnaqur me atė) se Pejgamberi a.s. ka thėnė: "Nga ummeti im do tė kėtė njerėz qė do ta pijnė verėn duke e emėrtuar me tjetėr emėr dhe do tė luajnė me kėngė e muzikė e Allahu do t'a shafit (leshojė) tokėn dhe prej tyre di t'i shėndrrojė nė majmuna dhe derra". (Hadith i vėrtetė, i nxjerrur nga ibėn Maxhe dhe Et-taberaniu, kurse e vėrtetoi Albani).

Imam Ibėn Kajjimi thotė: Nė hadithin (paraprak) ndalohen veglat muzikore (el-meazif) dhe Pajgamberi a.s. iu ka premtuar argetuesve me kėngė e muzikė se Allahu xh.sh. do t'u lėshojė tokėn dhe do t'i shėndėrrojė nė majmuna dhe derra.. (Shiko: Igathetu el-lehfanė 1/261).

9. Hadithi, tė cilin e transmeton Abdullah bin Amėr (Allahu qoftė i kėnaqur me atė) se Pejgamberi a.s. ka thėnė: " Vėrtetė Allahu xh.sh. ia ndaloi ummetit tim verėn, bixhozin, daullen dhe verėn e hurmės ". (Hadith i saktė, i nxjerrur nga Et-taberaniu, dhe El-bejhekiu, i vėrtetuar nga Albani).

Dijetaret e Sahabėve, tabiinėve, i katėr medh-hebeve dhe tė tjerėt janė tė njėzėshėm se fetarisht, kėnga dhe muzika ėshtė e ndaluar, qė prej fjaleve tė tyre janė:

- Ka thėnė Ebu bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me atė): "Kėnga dhe veglat muzikore janė fyejt e shejtanit".

- Ka thėnė Abdullah ibėn Mes'udi (Allahu qoftė i kėnaqur me atė): "Kėnga mjell hipokrizi nė zemėr".

- Ka thėnė El-kasim bin Muhamed: "Kėnga ėshtė bosh (e pavlerė) dhe ēdo boshe ėshtė nė zjarr".

- Ka thėnė umer bin Abdul Aziz: "Kėnga ėshtė prejardhje nga shejtani dhe perfundimi i saj ėshtė hidhėrimi i Mėshiruesi (Allahu xh.sh.).

- Ka thėnė imam Ebu Hanifja: "Kėnga ėshtė prej mėkatėve , tė cilave duhet distancuar mėnjėherė nga ajo".

- Ka thėnė imam Maliku: "Tek ne, me kėngė merrėn vetėm mėkatarėt. Vallė a ka tė menēur qė thotė se kėnga-muzika ėshtė hak?

- Ka thėnė imam Shafiu: "Kėnga-muzika ėshtė e urrejtur dhe pavlerė, kush e tepron ne tė ėshtė mendjelehtė dhe nuk pranohet nga ai dėshmia".

- Ka thėnė imam Ahmed ibėn Hambeli: "Kėnga mjellė nė zemėr hipokrizi".

- Kurse imam Ebu amer bin Salah, nė perkrahje tė shumicės se dijetarėve, tė cilėt e ndalojnė Kėngėn dhe muzikėn, thotė: "Kėnga dhe veglat muzikore janė tė ndaluara me "Ixhma"".

Paraprakisht e pamė shumė qartė sa qė nuk pranon dyshimin mė tė vogėl se ndegjimin e kėngės dhe muzikės e ndaloi: Kur'ani, Synneti, dhe El-ixhmai.

Tė keshė kujdes, tė mos mashtrohesh me disa fetwa (opinjon), te cilat e lejojnė muziken. Apo qė thojnė se muzikė e ndaluar ėshtė vetėm ajo qė tė shpie nė tė kqija. Tė gjitha kėto fetwa janė nė kundershtim me Kur'anin, Synetin dhe El-ixhmain. Dėgjimi i kėnges ėshtė haram, tė jetė ajo e zhurmėshme apo e lehtė, e shoqėruar me muzikė apo jo.

Lejohet vetėm defi (daireja) qė t'a pėrdorin vetėm gratė nė festa apo gezime, gje e cila argumentohet me dy hadithe tė sakta se Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me atė) shkoi tek Pejgamberi a.s., e Pejgamberi a.s. ishte nė shtepi te Aishes (Allahu qoftė i kėnaqur me atė) dhe aty gjeti dy vajza te reja qe luajshin me def para Aishes (Allahu qoftė i kėnaqur me atė). Ebu bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me atė) i qortoi vajzat dhe iu tha: "Fyejt e shejtanit tek Pejgamberi a.s.?!! Pejgamberi a.s. tha: "O Ebu beker, leri se kėto ditė janė ditė feste". (Hadith i saktė, i nxjerrur nga Buhari dhe muslimi).

Pėr ēudi, disa njerėz e marrin kėtė hidith si argument pėr lejimin e muzikės edhe pse Ebu bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me atė) e quajti lojėn me def fyell i muzikes dhe Pejgamberi a.s. ishte ne pajtim me njė gjė tė tillė por ia sqaroi atij se shkaku qe ti le te luajnė ishin ditėt e festės, ditė nė tė cilat lejohet shfaqja e gezimit.

Ka thėnė imam Ibn Kajjimi: "Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me atė) e quajti kėtė fyej tė shejtanit gjė e cila ishte nė pajtim me Pejgamberin a.s. dhe se lojėn me def e bėnin dy vajza tė vogla tė cilat nuk kanė obligime fetare dhe sė pėr to nuk ka mėkat nė kėndimin dhe dėgjimin i saj. Vallė a kjo aludon pėr lejimin e asaj tė cilės ju e punoni dhe e mesoni, ajo qė pėrmban ato qė as ju s'mund t'a mshefni?! O ēfarė mjerimi, ka humbur inteligjenca dhe te kuptuarit."

Nisur nga kjo, kanė thėnė dijatarėt se loja me def ėshtė e lejuar vetėm pėr gra, gjė e cila pėr burra nuk vlenė dhe kjo kushtimisht nė ditėt e festave dhe gezimėve.

Ka thėnė dijetari i ndėruar, Abdul Aziz bin Bazi (Allahu e mėshiroftė): Ndėgjimi i muzikės ėshtė e ndaluar dhe nga punėt e kėqija, gjė e cila shkakton sėmundjen e zemrės dhe ngurtjes se saj dhe e pėngon nga pėrkujtimi (dhikri) i Allahut. Ndėrsa nė Martesė, lejohet vetėm pėr gra rėnia e defit, duke kėnduar kėngė tė matura, nė tė cilat nuk ka shtytje pėr nė tė ndaluara. Ndėrsa renia e tupanit nuk lejohet nė dasem e as jashtė saj. Pra, mjafton defi ta pėrdorin gratė, gjė e cila nuk lejohet pėr burra.

Dhe pėrfundimisht: O vėlla dhe motėr besimtare...

Kujdes, mos tė bėhėsh prej atyre tė cilėt i ka mashtruar shejtani dhe iu ka zbukuruar kėngėn dhe muzikėn dhe e lanė Kur'anin e madheruar pas dore. Tė cilėt po t'i shikosh kur janė duke ndegjuar muzikė, i sheh ato se si ju ka shterrur zani, u janė molisur gjymtyrėt, e kanė flijuar zemrėn pėr muzikė, pėrdridhėn sikurse i dehuri dhe kėrcejnė si femra apo si gra tė amoralizuara.

O fatkeqesi pėr tė rinjtė, tė cilėt jetėn e tyre e ēojnė nė argetime, kėngė e muzikė. E morėn fenė e tyre loje e defrim. Fyejt e shejtanit janė mė tė dashur Tek ata se ndėgjimi i kur'anit, saqe, po ta lexojė ndonjėri prej tyre Kur'anin prej fillimi e deri nė mbarim, nuk do ndyshonte asgje tek ai dhe as qė do tė lente gjurmė e as qė do ta pasiononte. E kur ta ndegjojė kur'anin e shejtanit, shpėrthejnė nga zemra e tij burimet e pasionėve, kėmbėt fillojnė ti luajnė, duart ti perplasėn pėr njėratjetrėn, pjeset e trupit ti shkundėn, gjuha duke pėrcjellur (kėngėt) dhe i levizin ndjenjat e emocionet. O i madhi Zot, cila nga kėto dy janė me tė dashura tek ai?!
O fatkeqėsi pėr kohėn e cila humbet jashtė pėrmendjės sė Allahut, pėr pasurinė cila shpėnzohet jashtė madhėrimit tė Allahu xh.sh., pėr zemrat nė tė cilat strehohet shejtani, pėr tė rinjtė tė cilėt e humbėn fenė e tyre.

O fatkeqėsi, armiqt e Islamit kėnaqėn dhe gėzohėn me rininė tonė, tė cilėn e kryqėzoi burrerinė e tyre kėnga-muzika, muzika iu mori entuzjazmin e tyre, xhelozia iu mbyti ndenjat e dashurisė, vendosshmerinė e tyre iu more kėrcimi. Ndėrsa vėllezrit e tyre vritėn ne ēdo kodėr dhe mbytėn me thiken diskredituese. O I madhi Zot, kur do tė zgjohėn?!!

Thotė Allahu xh.sh.: " Po ka nga njerėzit qė blenė tregime boshe e me qėllim qė t'i largojnė njerėzit prej rrugės sė Allahut po pasur kurrfarė fakti dhe pėr t'i marrė ato (ajetet e ) Allahut si tallje. Pėr ta me siguri ėshtė pėrgaditur dėnim i turpshėm. E kur i lexohėn atij ajetėt Tona, ai kthehet kryelartė dhe bėhėt sikur nuk i ka ndėgjuar ato, bėhėt sikur nė veshėt e tij ka shurdhim tė rėndė, pra, ti pėrgezoje atė me njė denim tė dhėmbshėm". (llukman 6)


__________________
E mos e ngatėrroni tė vėrtetėn me tė pavėrtetėn dhe me vetėdije tė fshehni realitetin.(Bekare:42)
PersonX Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante