Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-03-12, 18:38   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: 10 parashikimet pėr 100 vitet e ardhshme.

Pika 9, eshte aq irrituese dhe e padeshiruar per mua sa qe them, nuk do ta perjetojme, sepse :


Po tė mos ishim aktualisht nė vitin 2012 dhe po tė mos bėhej fjalė pėr njė kalendar tė civilizimit tė lashtė pagan MAJA, nė tė cilin senzacionalisht 21 dhjetori i kėtij viti parashihet si viti i njė kataklizme tė mundshme planetare (fundit tė botės), pėr shumicėn, interesimi pėr kėtė civilizim tė shuar do tė ishte kufizuar nė shkallėn e nivelit tė kėrshėrisė sė zakonshme intelektuale.

Nga ana tjetėr, kur rreth kėtij kurioziteti, me imagjinatėn e vetė tė bujshme krijuese kyēet edhe korporata mė e madhe filmike botėrore – “Hollywood”, atėherė, pa dyshim se, nga njė e dhėnė e zakonshme nė formė tė njė dėshmie hipotetike gjysmė/shkencore, nė opinionin gjithėbotėror do tė arrihet njė efekt i fuqishėm mbresėlėnės psikologjik kolektiv. Konkretisht, fjala ėshtė pėr filmin e regjisorit tė famshėm holivudian, Rolanda Emmericha, titulluar, “2012”, premiera e sė cilės, u shfaq nė nėntor tė vitit 2009.

E realizuar pėrmes njė teknike shumė tė pėrsosur bashkėkohore me pėrplot efekte virtuale, ky film artistik i stilit komercial holivudian, jo vetėm qė arriti njė shikueshmėri rekorde nė botė, por pėrmes temės specifike tejet sugjestibile qė trajtonte, provokoi emocione masive tė frikės dhe ankthit kolektiv tek njerėzit. Sa mė shumė afrohej viti dhe dita kalendarike e parashikimit tė kėsaj kataklizme botėrore, aq mė tepėr njerėzimi mbahej nga makthi i pritjes. Dhe ja, viti 2012 erdhi! Jemi nė fillim tė saj.
A thua, sa kanė pas tė drejtė MAJA-tė dhe sa mund tė jetė reale kjo profeci e tyre pagane mbi mundėsinė e shkatėrrimit fizik-material (apokalipsit) tė planetit tonė nė vitin 2012?!
Pėr tu pėrgjigjur nė mėnyrė sa mė meritore kėsaj pyetjeje dhe shumė pyetjeve tjera kureshtare rreth kėsaj profecie, sė pari do tė ishte e udhės qė nė pika tė shkurta tė sqarojmė historikun e kėtij civilizimi tė lashtė dhe tė pėrparuar pėr kohėn e vetė.

Civilizimi i lashtė MAJA

Sipas tė dhėnave ekzistuese materiale- historike, civilizimi i lashtė MAJA ka ekzistuar shumė mė parė, por kulmin e pėrparimit tė vrullshėm tė saj e arrin nė periodėn 250- 900 p.e.s. Shtrihej nė njė hapėsirė gjeografike tė kontinentit tė sotėm tė Amerikės Qendrore (nė mes tė Guatamalės, Belizesė, Hondurasit dhe Salvadorit tė sotėm). Me njė forme tė pėrsosur tė organizimit tė pėrgjithshėm shtetėror – administrativ fisnor, pėr kohėn e vetė dhe nė krahasim me kulturėn dhe njohuritė e Evropės sė atėhershme mesjetare, MAJA-tė kanė qenė njė etnitet tepėr i zhvilluar dhe shumė i pėrparuar nė ēdo aspekt tė dijes: ishin njohės tė mirė tė matematikės, astronomisė dhe arkitekturės.

Qyteti Ēiēan Ica ka qenė qendra kulturore - administrative, politike, religjioze dhe tregtare e kėtij civilizimi ndėrsa sot ėshtė njė vend i madh arkeologjik nė Meksikė (siujdhesa Jukatan). Po ashtu, nė kėtė qytet ishte i vendosur edhe observatoriumi i madh astronomik, nga i cili MAJAT kanė vrojtuar qiellin e pafund, duke parashikuar kėshtu ngjarjet e ardhshme qė kryesisht mbėshteteshin nė ciklin e barasditės - barasnatės (ekvivoksit) tė lėvizjes sė planetit Venera.

Sa pėr sqarim dhe konkretizim, barasdita- barasnata, apo “ekvinoksi”, ėshtė njė dukuri natyrore astronomike i cili ndodh 2 herė nė ēdo vit. Gjithnjė mė 20/21 mars dhe 22/23 shtator. Nė kėto ditė, nė gjysmėn veriore nga Ekuadori i tokės fillon pranvera, gjegjėsisht vjeshta, ndėrsa nė gjysmėn tjetėr tė hemisferės jugore ndodh e kundėrta. Po ashtu, nė kėto data, gjatėsia e ditės ėshtė e barabartė me atė natės dhe zgjat fiks 12 orė.

Nė kohėn e sotme, qytetin Ēiēan Ica UNESCO e ka futur nė listėn e trashėgimisė sė mbrojtur kulturore Botėrore, ndėrsa mė 7 gusht 2007, ky regjion shpallet edhe si njėra prej 7 ēudirave tė botės.
Kukulkan ėshtė emri i perėndisė hyjnore tė besimit MAJA. Piramida e njohur Kukulkan kushtuar kėtij hyjnori nė Ēiēan Ica, nė fakt paraqet njė kalendar guri. Nga ēdo anė e saja ekzistojnė 91 shkallė tė cilat sė bashku me shkallėt nė platformėn e majės sė piramidės gjithsejtė numėrojnė 365 shkallė sa ditė numėron njė vit kalendarik.

Ėshtė shumė e ēuditshme se si MAJAT e kanė ndėrtuar kaq preciz kėtė piramide, sepse, pikėrisht nė momentin e ndodhjes sė fenomenit astronomik tė barasdita- barasnata (ekvinoksit) tė Diellit, drita bie mu tek nisma e shkallėve tė bazamentit nė pjesėn veriore tė piramidės, duke krijuar kėshtu me hije pamjen e trupit tė gjarprit. MAJAT kanė besuar se ky gjarpėr zbret nga qielli nė tokė dhe mė pas hyjnė nė botėn nėntokėsore.

Gjithė dijen dhe menēurinė e tyre, si meritė kryesore, MAJAT ia atribuonin hyjnisė qendrore tė quajtur Kukulkan, i cili, nė besimin e tyre paraqitej nė dy forma: e para si gjarpėr me krih zogjsh fluturues, dhe e dyta, i personifikuar nė pamje njeriu qė aspak nuk i pėrngjan me fizionomi njerėzve tė kėtij populli. Kėtė hyjni tė tyre ata e pėrshkruajnė kėshtu: me kokė tė zgjatur, sy tė kaltėr, flokė dhe mjekėr tė gjatė nė ngjyrė tė bardhė. Pėr nga karakteri, ky hyjni tregohej si person tejet i mirė, parimor dhe me vlera tė larta morale. Rreth vitit 1000 tė e.s , Kukulkani, i braktis MAJA-tė dhe kthehet nė det nga kishte ardhur mė parė, duke ju premtuar atyre se patjetėr pėrsėri do t’ju kthehet njė ditė. Por, deri mė sot, njė kthim i tij i pritur, nuk ka ndodhur ende.

Kur nė vitin 1519, nė truallin e kontinentit tė Amerikės Jugore, paraqitet, Hernando Kortez, njėri nga prijėsit e kolonizatorėve spanjoll qė me dhunė kishin pushtuar atė pjesė tė kontinentit amerikan, pėr shkak tė lėkurės dhe mjekrės sė tij tė bardhė, MAJAT kanė besuar se mu ky ėshtė hyjnori i tyre i kthyer mitik qė e prisnin, andaj edhe iu janė bindur dhe nėnshtruar nė tėrėsi sundimit tė tij. Kuptohet se ky besim i gabuar dhe ndėrrimit naiv tė identitetit tė hyjit tė tyre me kėtė pushtues, me kohė ėshtė treguar tejet fatale pėr ta.

Gjatė sundimit tė egėr nė kėto vise, spanjollėt si pushtues, kanė kultivuar njė urrejtje tė paparė, duke ushtruar njė gjenocid sistematik dhe tė pamėshirshėm ndaj kėtij populli tė lashtė autokton. Kėshtu qė, gjatė gjithė kohės kolonizues 50 vjeēare, MAJAT kanė humbur mbi 90% tė popullsisė sė tyre, ndėrsa pjesa tjetėr e mbetur, dhunshėm ėshtė konvertuar nė fenė katolike.
Jo vetėm kaq! Pėrveē gjenocidit shfarosės, spanjollėt kolonizator, ndaj kėtij etniteti kanė ushtruar edhe gjenocid kulturor. Ata kudo kanė djegur dhe shkatėrruar shumė tempuj tė kultit, ndėrtesa dhe objekte tė rėndėsisė sė veēantė arkitekturale, si dhe shumė e shumė libra dhe tekste tė vjetra tė shkruara me hieroglifė ti cilat konsideroheshin si bazė tė kulturės dhe dijes shumė tė pėrparuar tė kėtij civilizimi tė lashtė indigjen.

Sot, nga njė mori tekstesh tė lashta tė shkruara nga ky civilizim, nė gjendje tė mirė janė ruajtur vetėm 4 sosh tė emėrtuara si kodekse. Ndėrsa, si mė e vlefshmja prej tyre ėshtė e katėrta - i quajtur si “Kodeksi i Drezdenit”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė