Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-06-11, 21:05   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Librat e historisė sė Shqipėrisė

Shqiptarėt u organizuan pėr mbrojtje. Qeveria e pėrkohshme e Dibrės caktoi komandant tė mbrojtjes nė trevėn e Strugės, Milan Maton. U bėnė disa luftime tė pėrgjakshme. Por beteja mė e madhe ishte ajo e Petrinjės.

Nė kėtė mal zunė vend forcat kombėtare me ēetat e Irfan bej Ohrit, Milan Matos, Riza Ajros, Demir Lenės, Dan Canės e tė tjera. Kėto forca mbėshteteshin nga Prefekti i Elbasanit, Aqif pashė Elbasani. Forcat e ushtrisė serbe sulmuan nė tė gjithė vijėn e frontit, pasi gjuajtėn me artileri. Beteja u zhvillua e ashpėr nga data 28 shtator deri mė 2 tetor 1913.

Luftimet mė tė pėrgjakshme u bėnė nė Qafėn e Bukovės, ku ishte vendosur ēeta e Demir Lenės. Kėtė qafė donin ta merrnin me ēdo kusht serbėt, por Demir Lena dhe luftėtarėt e tij qėndruan trimėrisht pėr pesė ditė e net resht. Ndėrkohė, ushtrisė serbe i erdhi nė ndihmė njė forcė e re. Po Demir Lena me ladorishtarėt nuk u thye. Ēdo plumb i tyre binte nė shenjė. Ditėn e pestė tė betejės, luftėtarėve iu mbaruan municionet. Demir Lena kishte pasur tė drejtė. Ushtria serbe e armatour rėndė mundi ta shpėrthente mbrojtjen nė Petrinjė nė 2 tetor. Luftėtarėt shqiptarė u tėrhoqėn gjatė natės. Prej tyre, mbetėn tė vrarė shtatė burra ladorishtarė:

Baftjar Ajro, Nurimehmet Hoxha, Elez Ajro, Halil Klenja, Bilal Ēollaku, Maksut Ajro dhe Zylyftar Klenja.

U plagosėn: Riza Ajro, Demir Lena, Hamza Coma, Banush Coma e mjaft tė tjerė.

Nga ushtarėt serbė u vranė rreth 500-600 vetė.

Kryengritėsit u tėrhoqėn drejt Strugės dhe zunė vend nė vijėn Vishnje-Belicė-Ladorisht- Rajcė. Demir Lena, i plagosur nė bark, kaloi me mundim me pak shokė nga Shėn Naumi dhe doli nė Pogradec, nė shtėpinė e patriotit tė shquar Jashar bej Starova, ku u mjekua dhe u bashkua sėrish me luftėtarėt e tjerė nė Ladorisht. Mė 2 tetor u zhvilluan luftime afėr Salikes dhe nė fshatin Ladorisht. Ladorishtarėt e vazhduan luftėn deri nė datėn 7 tetor. Gjatė qėndresės u vranė shumė prej tyre. Te Gryka e Merasė, afėr plepave, serbėt therėn shumė banorė tė fshatit dhe i hodhėn nė hendek si Bilal Ēollakun, Maksut Ajron, Zylyftar Klenjėn e tė tjerė. Hajdar Ajron, serbėt e prenė me sopatė nė Strugė. E motra me bashkėshortin e saj, e morėn nė njė thes dhe e varrosėn nė kopshtin e Demir Ajros.

Hakmarrja serbe kundrejt luftėtarėve dhe familjeve tė tyre ishte e tmerrshme. Njė genocid i pėrgjakshėm dhe njė spastrim etnik i paparė. Nė ditėt e para tė tetorit 1913, mbreti i Serbisė, Pjetri, lėshoi njė dekret qė meshkujt shqiptarė nga 7-70 vjeē tė likuidoheshin pėr pjesėmarrje nė kryengritje.

Nė Ohėr, 40 qytetarėt mė tė njohur, i therrėn dhe i hodhėn nė pusin e kalasė, qė u quajt "Pusi i gjakut". Fshati Bukovė u zhduk nga faqja e dheut. Nė Strugė vranė e burgosėn pa gjyq me qindra shqiptarė, qė kishin marrė pjesė nė kryengritje, por edhe njerėz tė pafajshėm. "Dora e zezė" dhe "Narodna Odbranes" bėnė kėrdinė tek shqiptarėt e pambrojtur.

Ja ē'shkruan nė njė letėr drejtuar familjes njė ushtar serb:

"Kėtu ndodhin gjėra tė tmerrshme. Mua mė rriqethėn flokėt dhe gjithnjė pyes veten: a mund tė jetė njeriu kaq barbar? Kjo ėshtė e lemerishme. S'guxoj dhe nuk kam kohė tė shkruaj mė gjerėsisht. Kudo kufoma, hi dhe pluhur. Ka fshatra me 100, 150 e 200 shtėpi, ku nuk ka mbetur njeri i gjallė. I mbledhin njerėzit grupe-grupe dhe i masakrojnė me bajoneta…"

Sipas tė dhėnave statistikore qė jep Komisioni Ballkanik, shpėrnguljet e dhunshme tė shqiptarėve nga trojet e tyre janė alarmante. Vetėm pėr nė Selanik u shpėrngulėn 135.000 vetė. Pėr nė Shqipėri e Turqi edhe mė shumė. Pėr nė Bullgari 50.000. U shkretuan 180 fshatra me 10.934 shtėpi.

Koloneli austro-hungarez, Mitzel, anėtar i komisionit tė caktimit tė kufijve lindorė e verilindorė, nė ditarin e tij tė datės 29 tetor 1913, shkruan: "Nė fshatin Ladorisht, komisioni pėr caktimin e kufijve u ndal aty nga mesi i tetorit 1913, kur para syve tė anėtarėve tė komisionit u shfaq njė pamje e tmerrshme: Nga 320 shtėpi qė ka pasur Ladorishti, 300 prej tyre ishin djegur nga serbėt dhe nga 1500 banorė qė ka pasur ky fshat, kishin mbetur vetėm 100 vetė" (nga Ditari i kolonelit Mitzel, dt. 29 tetor 1913. AIH.)

Pjesa mė e madhe e luftėtarėve tė Taborit tė Strugės kaluan nė Shqipėri. Demir Lena me shokė shkuan nė Bėrzeshtė tė Librazhdit dhe u vendosėn nė shtėpinė e atdhetarit Shaban Blloshmi, mik i Demir Lenės. Ndėrsa, Riza Ajro emigroi nė Turqi, ku edhe vdiq nė vitin 1938. Theksojmė kėtu edhe rolin tradhėtar tė Esat Toptanit, mbėshtetės i pushtuesve serbė, me tė cilėt ishte nė marrėveshje. Ai ktheu 13 burra nga treva e Strugės, qė kishin kaluar nė Shqipėri dhe ua dorėzoi autoriteteve serbe, qė pasi i torturuan, i dogjėn tė gjallė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė