Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-09-05, 18:08   #6
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim

SHTOJCĖ


Tė gjitha ato qė i theksuam mė lart prej cilėsive tė Zotit xheleshanuhu, i vėrtetojmė nė librin e Zotit xh.sh., nė Kuranin dhe nė Synetin e Pejgamberit alejhi selam. Duhet tė theksojmė qė, argumentet qė kanė tė bėjnė me cilėsitė e Zotit xheleshanuhu, duhen komentuar ashtu siē janė nga forma e jashtme, pa u thelluar nė brendinė e tyre, sepse brendia e tyre ėshtė njė ēėshtje e fshehtė, dhe kėtė fshehtėsi nuk e di askush pėrpos Zotit. Ne nuk jemi nė radhėt e atyre qė kanė bėrė gabime e kanė devijuar nė komentimin e atyre argumenteve, duke u pėrpjekur tė zbulojnė kuptimin e brendshėm tė tyre. Njė pėrpjekje e kėtillė, ata i ka shpėnė nė shpjegime tė devijuara tė ajeteve kuranore dhe kėsodore kanė humbur qėllimin e vėrtetė qė ka synuar Allahu xheleshanuhu pėrmes tyre.
Po ashtu nuk jemi nga ata, tė cilėt, nga padija, janė pėrpjekur qė cilėsitė e Zotit t'i krahasojnė me cilėsitė e njerėzve, sepse edhe ata e kanė devijuar rrugėn e mirėfilltė e tė drejtė. Si bėhet qė cilėsitė e Zotit tė jenė si cilėsitė e njeriut, derisa Zoti Vetė thotė se askush nuk ėshtė si Ai (Zoti), askush nuk i pėrngjet Atij?
Kėtu ėshtė e nevojshme tė bėjmė njė sqarim tė shkurtėr, po mjaft tė rėndėsishėm: ata qė e besojnė Zotin e Lartmadhėruar ashtu siē e pėrmendėm mė lart, duke pohuar tė gjitha ato cilėsi tė Zotit, qė i ka pohuar Ai pėr Veten e Tij ose Pejgamberi i Tij pėr Tė, dhe njėkohėsisht duke mohuar ato qė i ka mohuar Vetė dhe Pejgamberi i Tij alejhiselam pėr Tė, ata njerėz quhen EHLU SUNNEH VEL XHEMAAH (ithtarė tė Ehli Synetit, tradicionalistė). Quhen ithtarė a tradicionalistė, sepse besimi i tyre ėshtė siē ka qenė besimi i Pejgamberit alejhi selam, ndjekin traditėn e tij, duke mos shtuar e duke mos hequr asgjė. Ndėrkaq, tė gjithė tė tjerėt, tė cilėt nuk ndjekin traditėn e Pejgamberit alejhi selam, ndodhen jashtė kėtyre radhėve dhe kanė marrė emra tė llojllojshėm.
Ne, domethėnė ithtarėt e Ehli Synetit i pėrmbahemi Kuranit dhe traditės sė Pejgamberit alejhi selam (synetit), sepse ne jemi tė bindur se gjithė ē'pėrmban Kurani, ėshtė e vėrtetė. Kurani nuk bie nė kundėrthėnie.
.

Allahu nė Kuran thotė:
{أفلا يتدبرون القرآن ولو كان من عند غير الله لوجدوا فيه اختلافاً كثيرا} سورة النساء 82
A nuk e pėrfillin ata (me vėmendje) Kuranin? Po tė ishte nga dikush tjetėr pėrpos Allahut, nė tė do tė gjenin shumė kundėrthėnie. Pra, Kurani ėshtė fjalė e Zotit dhe gjithēka ka nė tė, ėshtė e vėrtetė. Nuk ka asnjė ajet qė tė bjerė nė kundėrshtim me ndonjė ajet tjetėr. Po ashtu as Syneti - tradita e Pejgamberit alejhi selam asnjėherė nė asnjė pikė nuk bie nė kundėrshtim nė ēėshtjet qė pėrfshin, por nuk ka asnjė kundėrshtim as ndėrmjet Kuranit dhe Synetit, prandaj kushdo qė mendon se ka kundėrthėnie nė Kuran ose nė Synet, ai me tė vėrtetė ėshtė i humbur dhe duhet tė pendohet sa mė parė, sepse, pėrndryshe, nėse vdes me bindje tė tilla, ėshtė rrezik se do tė ndodhet nė radhėt e tė humburve e tė shkatėrruarve nė Ditėn e Gjykimit.
Po nėse dikush nuk i kupton kėto gjėra si duhet dhe ka frikė tė thellohet nė to se mos do tė humbė, e ka pėr detyrė qė pėr kėto gjėra t'u drejtohet me pyetje njerėzve tė shkolluar, dijetarėve qė i kuptojnė kėto gjėra dhe le tė thotė ashtu siē thonė dijetarėt islamė:
{.. آمنا به كل من عند ربنا ..} آل عمران: 7.
Besojmė nė tė (nė Kuran), i tėri ėshtė nga ana e Allahut.

Vazhdon inshAllah
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė