Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 01:03   #48
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Ndoth edhe diēka m'e ēuditėshme: nė njė kishė tė shndrruar nė xhami, Kristjanėt mirren vesh me bashkė-qytetasit e tyre qė kanė kthyer fé dhe, herė pas here, shkojnė atje me priftin nė krye e «i falen Perėndis si pas dogmės sė tyre» 59). Njė Krahin' e tėrė e Elbasanit, Shpati, pėr tė shpėtuar nga ndjekjet tyrke, ēfaqet si myslimane duke ndryshuar vetėm emrat e njerzve, kurse fshehtazi e mban tė paprekur fén orthodokse. Kriptokristjanėt kanė qėnė tė shumėt nė numėr gjatė shekullit tė XVII-tė.

Ja shkaqet e pėrhapjes sė besimit tė Muhamedit nė vėndin t'onė. Kuptohet nga kėto se nuk ka asnjė shėnj imoraliteti tė mbrujtur nė gjakun shqiptar, por se rrethanat kanė qėnė t'atilla, sa qė cilido popull tjetėr i ndodhur nė kėto kushte nuk do tė kishte mundur tė vepronte ndryshe 60).


***

Pėrhapja e myslimanizmit nė Shqipėri i solli vėndit tė kėqija dhe tė mira. E keqja kryesore ėsht kjo: duke patur tė drejta tė barabarta me Tyrqit, Shqiptarėt muarėn vėndet mė tė larta politike e ushtarake tė Mbretėris Osmane e prandaj kur, nė krye tė tetqindshit, fryjti era e mvehtėsis pėr tė gjithė popujt e krishterė tė Ballkanit, te kėta feja nuk pėrfaqsonte kombėsin. Pėr kėtė arsye, nė vėnt qė tė punonin pėr tė fituar lirin, tė pėrēarė, ata nuk i lanė grrindjet ndėrmjet shoqi-shojtė qė tė bashkoheshin, por, nėn urdhrat e Sulltanit, luftuan fqinjėt tė cilėt, t'udhėhequr prej klerit, e shkundėn robėrin katėrqint vjeēare tė Gjysėm-hėnės.

Nga ana tjetėr, dobit q'i solli Kombit feja e ré qenė, ndofta, mė tė mėdha. Tė pakėt nė numėr e tė paorganizuar mirė, Shqiptarėt ishin rrethuar prej dy racave tė forta tė cilat, gjatė gjithė kohės sė mesme, kėrkuan t'i asimilojnė. Dallga sllave kishte pėr t'a ēdukur me siguri kėtė popull tė vogėl, ashtu siē pėrpiu shumė fise katolike tė veriut, sikur ky tė mos kishte pėrqafuar myslimanizmin. Helenizmi, gjithashtu, ishte bėrė shumė i rrezikshėm nė shekullin e nėntmbėdhjetė, pse propaganda e fortė qė zhvillonte Fanari me anėn e Kishės e tė shkollės nė tė gjithė botėn orthodokse greke e shqiptare, synonte ndjenjat e gjuhėn e kėtij populli pa ndėrgjegje kombėtare tė zhvilluar mirė, pa shkrim tė veēantė e pa letėrsi qė munt tė ndikonte.

_____________
59) Evlija ĒELEBI : "Shqipnija para dy shekujsh», pėrkthim i Salih Vuēiternit, Tiranė, 1930, faqe 124 -125. Por kėtu shkrimtari turist tyrk bėn, pa dashur, njė ndėrlikim : kujton se kristjanėt e Ohrit janė Bullgarė, kurse ne e dimė se ata ishin Shqiptarė. Si do qoftė, toleranca tregohet nga ana e Myslimanve q'ishin, me siguri, tė gjakut t'onė.
60) STADTMUELLER-i e pėrmbleth me kėto fjalė procesin e myslimanizimit tė Shqiptarve : «Ky kthim i vijueshėm i popullsis n'islamizėm qi u zgjat nė Shqipni deri nė Luftėn Botnore, nuk asht pėr t'u kundruem si nji lėvizje besimtare. Nė kėtė pikė janė tė gjithė shkrimtarėt tė nji mendimit. Arsyet e kėtij kthimi ishin tė jashtėme, politike dhe ekonomike. Pėrpara ēdo gjaje, me anėn e islamizmit kėrkohej lirimi nga taksat dhe sigurimi i mprojtjes policore t'autoriteteve tyrke». Shif «Op. Cit.», faqe 221.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė