Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-09-11, 15:45   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

Refuzuesit e Eurozonės


Ideja pėr monedhė tė pėrbashkėt ka qenė me tė meta qė nė fillim dhe centralizimi i mėtejshėm fiskal dhe monetar nuk do t’i zgjidhte problemet e Evropės.



Mė 16 shtator 2011 nė ora 11:58


I ndjeri Herb Stein thoshte se gjėrat qė nuk mund tė zgjasin pėrgjithmonė, marrin fund. Nė rastin e Eurozonės, mbetet tė shihet se kush do t’i japė goditjen e fundit monedhės sė lėkundshme, e cila sot identifikohet me njė fond tė pėrbashkėt shpėtimi dhe jo me disiplinė fiskale.

Tani, kur Gjykata Kushtetuese e Gjermanisė ka vendosur qė paketat e Eurozonės pėr shpėtim janė tė lejueshme, sfida tė tjera pėr ithtarėt e integrimit mė tė thellė fiskal mund tė vijnė nga lindja, ku disa politikanė kanė nisur tė sfidojnė nocionin se ata duhet tė sigurojnė fonde tė pakushtėzuara pėr unionin me borxhe.

Nė Finlandė, pėr shembull, kryeministri Jyrki Katainen ka thėnė se Helsinki do tė bllokojė valėn tjetėr tė huasė pėr Greqinė, nėse Finlanda nuk merr garanci pėr kontributet e saj. Por, ai nuk ėshtė i vetmi. Disa liderė evropianė, sidomos ata qė kujtojnė dekadat e sundimit komunist, janė tė mėsuar me padrejtėsitė fundamentale tė humbjeve tė bankave.

Vitin e kaluar, Sllovakia ishte vendi i vetėm nė Eurozonė qė refuzoi pjesėmarrjen nė paketėn e parė tė ndihmės pėr Greqinė, nė vlerė prej 110 miliardė eurosh.

Kryeministrja e vendit, Iveta Radicova, kishte thėnė se “vendet mė tė pėrgjegjshme dhe mė tė varfra nuk duhet tė ngrenė fonde pėr vendet mė pak tė pėrgjegjshme dhe mė tė pasura”.

Njė vit mė vonė, ajo ka rėnė dakord pėrkundėr dėshirės pėr krijimin e Mekanizmit Evropian tė Stabilizimit, i cili do tė zėvendėsojė fondin e pėrkohshėm tė shpėtimit.

Paraprakisht, Qeveria e zonjės Radicova po ashtu ka rėnė dakord qė tė pėrkrahė fondin e pėrkohshėm dhe tė kontribuojė nė paketėn e dytė pėr Greqinė, nė vlerė prej 120 miliardė eurosh.
Tani, Radicova thotė se “do tė ishte e papėrgjegjshme pėr Sllovakinė” tė jetė i vetmi vend qė qėndron nė mes tė Evropės dhe ndihmės sė saj.

Megjithatė, ideja e ndihmės pėr qeveritė e goditura tė Eurozonės, mbetet thellėsisht e papėlqyer nė Sllovaki dhe me tė drejtė.

Marrė parasysh madhėsinė e borxheve, nuk ėshtė pėr t’u habitur qė kreditė, huat dhe pėrpjekjet e dobėta tė kursimit nuk janė duke funksionuar. Shumica e politikanėve evropianė ose nuk u kushtojnė vėmendje fakteve, ose i mohojnė ato, duke preferuar tė imagjinojnė njė unitet tė plotė politik, ku transferet fiskale do tė bėhen njė realitet i pėrditshėm, ose qeveritė evropiane do tė humbasin sovranitetin mbi vendimet e tyre buxhetore.

Pavarėsisht asaj qė mendohet, ideja pėr unitet tė plotė politik ėshtė njė utopi e paarritshme. Nė botėn reale, e vetmja zgjidhje efektive pėr problemin grek pėrfshin ristrukturimin e borxhit sovran, reforma tė thella dhe dalje nga Eurozona – ēfarė do t’i lejonte Greqisė tė rrisė konkurrencėn e saj.

Por, shkuarja nė kėtė rrugė do t’iu kėrkonte udhėheqėsve tė Eurozonės tė pranojnė se ideja pėr monedhė tė pėrbashkėt ka qenė me tė meta qė nė fillim dhe se centralizimi i mėtejshėm fiskal dhe monetar nuk do t’i zgjidhte problemet e Evropės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė