Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-11, 23:32   #4
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Vdiq ish komentatori i Gazetes Bota Sot ... Nazmi LUKAJ

Nazmi LUKAJ


Tė gjithė e kemi gojėn plot me fjalėt pavarėsi dhe shtet. S’ka ditė qė nuk i shqiptojmė. Kudo qė rrimė. Kudo qė punojmė. Po* asnjėherė nuk e pyesim veten se a jemi duke i kontribuar realizimit tė shtetit tė Kosovės me veprimet tona si individė a jo? Qoftė edhe njė minut kush nuk ndalet t’i analizojė veprimet e veta se a janė konform me synimin tonė pėr pavarėsi. Pėr shtet.
E gjithė ditėn e lume s’i heqim goje kėto dy fjalė! Ne duam pavarėsinė. Shtetin. Por* nė anėn tjetėr* formojmė klane. Nė politikė. Nė kulturė. Nė shkencė. Po ku jo? Dhe kėshtu e klanizojmė shoqėrinė tonė. E klanet u bėhen digė njerėzve tė aftė pėr t’u zgjidhur nė ndonjė post shtetėror* partiak* kulturor* shkencor etj. ku do tė pėrfitonte Kosova nga aftėsia e tyre. Pse e bėjmė kėtė* pasi duam pavarėsi? Pasi duam shtet? E bėjmė se duam tė jenė nė ato poste njerėzit e klanit tonė.
Si nuk janė tanėt* atėherė tė tjerėt duhet penguar! Dhe bėjmė ēmos pėr t’i frenuar ata. Dhe bėjmė ēmos qė kudo t’i sjellim njerėzit e klanit tonė. Pavarėsisht se ata qė duam t’i ngrisim nė poste* nuk e kanė aftėsinė e atyre qė duam t’i frenojmė! E prapė gojėn e kemi plot me pavarėsi. Me shtet! A thua* shteti bėhet duke i frenuar tė aftėt* pėr ta bėrė njerėzit e klanit tonė Kosovėn tė pavarur?! Njerėzit tanė qė nuk e kanė potencialin e atyre qė duam t’i frenojmė!
S’ka nevojė t’i bėhet asnjė analizė kėsaj pytjeje. Apo jo? Pse s’ndalemi e tė mendojmė veē pak: po cili i duhet mė shumė Kosovės kudo: filani a fisteku? E* pasi t’i krahasojmė cilėsitė e atyre qė duam t’i frenojmė* me ata qė duam t’i ngrisim nė poste ēfarėdoqofshin* t’i pėrkrahim tė parėt. Pra* t’i pėrkrahim ata qė duam t’i frenojmė* pse nuk janė tė klanit tonė. Por* kush ta bėjė kėtė se? Nuk e bėjmė se duam tė jemi faktorė nė shoqėri. Dhe nuk e bėjmė dot se na bie interesi ynė personal. A s’ėshtė kjo krejt nė shpėrputhje me dy fjalėt qė aq shumė i shqiptojmė. Qė aq shumė i ambiciojmė: Pavarėsi dhe Shtet? Po. Bash krejt.
Sa keq qė tė gjithė duam tė jemi njerėz me peshė nė shoqėri. Po* more* tė gjithė nuk kemi mundėsi ta kemi peshėn njėsoj nė kandar. Ata qė kanė peshė mė tė vogėl* duhet t’ua lėshojnė kandarin atyre qė e kanė mė tė madhe. E* kėshtu* bėhet shteti* bėhet pavarėsia. Ndryshe jo. Veē e klanizojmė shoqėrinė. I bėjmė dėm asaj. I bėjmė dėm procesit tė pavarėsisė. U bėjmė dėm pėrpjekjeve pėr shtet.
Pse s’ndalemi pak* pra* e tė fillojmė tė mendojmė ndryshe. Tė mendojmė se a ėshtė mė e rėndėsishme tė jetė me peshė klani ynė a Kosova? Dhe pasi mė e rėndėsishme ėshtė Kosova* tė mos u bėhemi digė atyre qė janė mė tė aftė se ne. Se prej tyre ka dobi ajo. E jo prej klaneve* se ato e frenojnė zhvillimin e shoqėrinė sonė. Popullin tonė. I frenojnė pėrpjekjet tona pėr pavarėsi. Pėr shtet. Tė aftėt duhet t’i pėrkrahim tė gjithė. E klanet? Klanet duhet t’i shpiejmė nė muze. Pėr tė na pėrkujtuar se si nuk duhet tė veprojmė pėr tė mirėn e Kosovės...
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė