Tema: Migjeni
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-06-05, 21:11   #7
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

MALLI RINUER

Valėt muzikore fluturojnė nga pėrndimi
shkrepen e pėrtrihen
pėr muret e dhomės seme,
edhe mandej dridhen
mbrenda nė zemrėn teme
dhe zgjqjnė ndijesina qė mblue ka hini.

Ndijesitė e mia me valėt muzikore
shkėmbejnė puthje tė nxehta
posi dy dashnorė
e pa mshirė shėgjeta
mė ther nė krahnor
edhe mė merr malli pėrjetė ma gazmore.

Malli rinuer pėrjetė ma shkumbuese
flen pa fat nė mue,
njė tingull pėmdimi
asht ngushllim pėr mue
kur mė mshtjell mashtrimi
me melankolinė e vet aq trishtuese.

Tingujt miqėdashės, qė nė dhomėn teme
mė falin rytmin
e njė dansit tė largėt,
mė kujtojnė pėrqafimin
e ēiftave tė shkathėt
qė sjellen hirshėm nėpėr drrasa tė gėdhenme.

NJĖ NATĖ

Grue a hyjneshė, e mbėshtjellun n'errsi tė natės,
zbriti nga sfera tė panjoftuna ndėr odat e mia
dhe u shtrue njė fllad, njė e kandshme ndjesi,
njė heshtje parathanse zemrėn don tė ma pėrpijė,
vetėm qė ora kėndon kangėn e thjeshtė tė natės
-jo -jo! dhe diku larg dėgjohen tingujt e kangės
Grue a hyjneshė m'erdhi nga gjin' i errsinės...
Qė! frymėn ia ndjej dhe zemrėn qė rreh prej fellsinės.
Buzėt e njoma tė saj,
Syt e zez e tė mdhaj
me hamnoni vijash tė bindshme
premtojnė njė dashni tė hijshme
(ashtu dhe akordi i heshtjes
frytin e ambėl tė marrveshtjes).
Dhe njėmend! At natė vallzuen ndjesit ejona
mė njė valle dėfryese, pa marrun frymė...

KANGA E DHIMBĖS KRENARE

0 dhimbė krenare e shpirtit qė vuen
dhe shpėrthen ndėr vargjet e lira...
A deshte, vall, pėr t'u ngushlluem
tu' e stolisė botėn me xhevahira?

0 dhimbė krenare ndėr vargjet e lira,
qė kumbojnė me tinguj tė sinqertė...
Vall, a do tė prekish kėnd ndėr ndijesina?
Apo do vdesish si vdes gjethi nė vjeshtė?

0 kangė e dejė e dhimbės krenare...
Mos pusho kurr! Por bashkė me vaje,
si dy binjakė kėndoni mjerimin -
se koha do t'ju bijė ngushllimin.

NJĖ NATĖ PA GJUMĖ

Pak dritė! Pak dritė! Pak dritė, o shok, o vlla.
Tė lutem, pak dritė nė kėt natė kur shpirti vuen,
kur tė dhemb e s'di ē'tė dhemb, e syni gjum nuk ka,
urren nuk din ē'urren, don e s'din se ē'don.

Pak dritė! 0 burrė! 0 hero' ngado qė tė jesh. ....
Burrė qė shkatrron edhe qė ndėrton sėrish!
Pak dritė vetėm, tė lutem, mshirė tė kesh,
se do ēmendem nė kėt natė pa gjumė dhe pa pishė.

Oh! ta kisha pishėn tė madhe edhe tė ndezun!
Me flakėn e pishės nė qiellin e ksaj nate
ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrė i tretun
Do ta shifsha vallen tande nė majė tė njė shpate.

Porpishė nuk karn e vetėmjanė burrat, shokėt...
Dergjem n'errsin pa gjumė dhe pa dritė...
Askush s'mė ndigjon, ēirren kot mė kot...
Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt.

Gjeli kėndon dhe thotė se asht afėr drita
- Gjel, rren a s'rren? cila asht fjala ejote?
Kur ti kėndon thonė se asht afer drita...
Por un s'besoj sonte nė Ēalėt e ksaj bote.

Hiqmuni qafe, mendimet
Ojastėk ty tė rroki, tė pėrqafoj si shpėtimin,
mė fal atė qė due: gjumin dhe andm'min
e dy buzve qė pėshpėrisin ngushllimin.

SONET PRANVERUER

Me kangė nė buzė e me hove tė reja
u zgjue agimi pranveruer,
largėsinat e hjedhta ka zatetė hareja,
n'argjent shkėlqejnė brigjet tėrthuer.

Me kangė nė buzė u zgjue agimi
dhe ia kėndoi kangėn diellit t' art
rrezash purpure dhe jetėdhurimi
me kaltrinat e thellta nė qiellė tė kjartė.

Me manushaqe nė buzė e me andje nė zemra
vajzat si biluri ndėr kopshtie tė gjelbra
dihasin aromat, qė lulzimi derdhi,

me gji tė paprekun, ku dashnia sosė
me fletza trandafilesh qė flladi sjelli
dhe adhrojnė pranverėn me njė apoteozė.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė