Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-02-10, 23:32   #52
bert
 
Avatari i bert
 
Anėtarėsuar: 31-05-09
Postime: 1,293
bert i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: Shesin ar e kafshė pėr t’u shpėrngulur nė Evropė!

Eksodi ballkanas, BE sheh mundėsinė e rivendosjes sė vizave
Shekulli Online | 26/02/2010 | Rajoni | 0 KOMENTE | SHARE | - +
Brukseli kanė pohuar se pas vendimit pėr heqjen e regjimit tė vizave me Maqedoninė, Serbinė dhe Malin e Zi mė 19 dhjetor 2009, ka pasur njė eksod tė vėrtetė drejt vendeve tė BE-sė. Nė veēanti pohojnė zyrtarėt, numri i madh i qytetarėve tė larguar nga vendi i tyre i pėrket Maqedonisė.



BRUKSEL - Komisioni Evropian do tė mbledhė informacion mbi fenomenin e rritjes sė frikshme tė numrit tė azil-kėrkuesve nga Maqedonia dhe nga Serbia nė vendet e Bashkimit Evropian pas liberalizimit tė vizave me kėto dy vende.
Nė tė njėjtėn kohė, Kėshilli i Ministrave tė ēėshtjeve tė brendshme dhe tė drejtėsisė sė BE-sė, pritet ta pėrfshijė kėtė temė nė agjendėn e takimit tė ardhshėm.
Ishin pikėrisht kėta ministra qė vitin e kaluar dhanė dritėn jeshile pėr heqjen pėrfundimtare tė vizave me Maqedoninė, Serbinė dhe Malin e Zi.
Gjatė mbledhjes sė radhės qė zhvilluan nė Bruksel, Komisionerja evropiane pėr ēėshtjet e brendshme dhe tė drejtėsisė, Cecilia Malmstrom, u shpreh se kjo ēėshtje nuk u diskutua fare, por unė dėgjova gjatė ditės sė sotme se kjo ēėshtje ėshtė ngritur me disa vende anėtare tė BE-sė dhe se ministri belg do tė udhėtojė pėr nė Shkup pėr tė diskutuar mbi kėtė ēėshtje. Pra unė jam nė dijeni tė njė debati mbi kėtė dhe Komisioni do tė mbledhė sigurisht informacione mbi kėto ngjarje pėr tė parė se ēfarė po ndodh".
Fenomeni i eksodit masiv nga shqiptarėt qė jetonin nė Kumanovė dhe nė fshatrat e Likovės si dhe nga ata qė jetonin nė jug tė Serbisė, nė luginėn e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės, u evidentua nė Belgjikė nga rritja e numrit tė azil-kėrkuesve nė dy muajt e parė tė vitit 2010. Mbi 700 qytetarė nga kėto dy vende kanė kėrkuar azil nė Belgjikė nė kėtė periudhė kohore, shifėr kjo qė pėrkon mė dyfishin e personave qė kanė kėrkuar azil nga kėto dy vende gjatė gjithė vitit tė kaluar.
Shanset e tyre pėr tė pėrfituar azil janė inekzistente. Njė pjesė e mirė e tyre pasi shesin pasuritė nė vendet nga vijnė pėrfundojnė rrugėve tė Brukselit pa strehė dhe pa mikpritjen e duhur, ndėrsa fati qė i pret ėshtė refuzimi, dėbimi dhe heqja e tė drejtės pėr tė udhėtuar nė vendet Shengen pėr ta dhe pėr tė afėrmit e tyre. /Alsat/
__________________
love is beautiful and has no price
bert Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė