Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-03-08, 14:36   #8
suhejbi
 
Anėtarėsuar: 20-09-05
Postime: 53
suhejbi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Branko Cėrvenkovski Pavarėsia e Kosovės sjell rreziqe

Pershendetje te gjitheve.

Maqedonia do ta njohe Kosoven se nuk ban!!!!!!

Per situaten aktuale politke ne Maqedonine (......) po ua prezentoj nje shkrim te botuar ne gazetat e vendit tone. Besoj se do te jete i mjaftueshem per ta kuptuar realitetit politik ne Maqedoni.

Respekte.


BAJ I SĖMURI TĖ SHĖNDOSHIN


Kėto ditė edhe mediat kanė rėnė nė hall, me veprimet e prijėsve tė organizmave politik. Me qė mediat po mbushen me mendime me “pro et contra”, dhe pavarėsisht ndjekėsve tė rrymave tė veta, pati edhe paraqitje tė pavarura. T’i shtrosh kėtij momenti teorema shkencore mbi situatėn e krijuar, duket se ėshtė njė absurd, madje ajo (shkenca), mirėfilli dihet se “nuk e pranon veprimin delitantesk”, dhe kėto veprime do tė fundosen nė puset e kohės, sikurse lėndėt e fatkeqėsive natyrore, tė cilat, gjithsesi sjellin dėm nė pėrgjithėsi, dhe dobi nė veēanti. Dihet se dėmin e pėsojnė shumica e pėrfshirė brenda furtunės sė ndodhur, dhe dobia bie nė anėn e biznesmenėve, tė cilėt, do t’i sigurojnė gjėrat qoftė edhe mė elementare. A s’i bie kjo me e bartė i sėmuri tė shėndoshin a? A s’i bie kjo se Maqedonia po i kalon tė gjitha “hendeqet” nė shpinė tė shqiptarėve, e nė veēanti tani? Dhe ec e mos thuaj: hajde Nikollė hajde! se ta ka sjellė zoti si hutit. (pėr sqarim shih mitologjinė mbi hutin).
Paraqitja e absurdeve
Dhe me qė e filluam nga thesari popullor, atėherė do tė shėrbehem me fjalorin dhe thėniet popullore, pėr tė dėshmuar se, nuk ėshtė e gjithė kjo e thėnė e tepėrt, dhe se, ēėshtjet tona qėndrojnė nė polin tonė tė ndarė skajshmėrisht. Andaj, edhe paraqiten absurdet, ngase, siē kanė thėnė tė urtit: “tė bėhesh i lartė je i ftohtė me masat, tė bėhesh modest, je i shkelur nga to, por kur tė udhėheqėsh procesin, s’duhet ngarkuar me ndjenja tė kėtilla”. Ngase, po u shikua kjo, atėherė tė rritet barra mbi shpatulla, sa qė do ta kesh vėshtirė tė ecish. Tė jesh zemėrmirė nė politikė, nuk do tė thotė se do tė humbėsh, por se do tė heqėsh, ėshtė e qartė si dita me natėn. Tjetra ėshtė se, mali nuk ishte ankuar nė sėpatėn e cila (nė vazhdimėsi) po e priste, nga se vet ia kishte dhėnė bishtin asaj.
Nga ana tjetėr po na shtrohet pėrpara thėnia popullore qė paraqet njė buburrec qė ishte ngjitur krahut tė fluturės sė mullirit tė erės dhe lavdėrohej se ai po e sillte atė.
Para se tė kaloj nė pjesėn e dytė tė shkrimit, po e them edhe kėtė fjalė popullore: “njė ‘budalla’ e hedh njė gurė nė pus e dhjetė burra tė menēur s’mund ta nxjerrin. Zot kjo qoftė vetėm hekė.

Qė mos tė merret kjo urtėsi popullore (e pėrdorur kėtu) si e tepruar, paraqes tituj e thėnie nė gazetat ditore tė vendit, nė tė cilat, nė mėnyrė ekskluzive filloi tė shkruhet, pasi qė u deklarua se po nuk u realizuan gjashtė kėrkesat do tė braktiset qeveria. Ky ekskluzivitet, vetėm brenda pesė ditėve, do tė jetė aq kundėrthėnės, sa qė pėr disa duket edhe qesharake, pėr disa ishte brengosėse, disa vajtonin, por kishte edhe nga ata qė fėrkonin duart sikurse “mullinxhiu qė i bėrtiste ujkut”. Tė shpalosim gazetat: Nė “Fakti” 13 mars 2008, f. 3, nėn titullin: “Thaēi rebelohet, Gruevski mbjell fidanė”, do tė shkruhet: “Lideri i Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaēi, tha tė mėrkurėn nė Shkup se do ta braktisė koalicionin qeverisės pėr shkak tė mosgatishmėrisė sė kryeministrit Nikolla Gruevski t’i implementojė gjashtė kėrkesat e partisė sė tij”. Tė cilat thėnie kishin gėzuar shumė shqiptarė, sa qė sigurisht duke i lexuar kėta rreshta lideri i BDI – sė, si duket kishte matur me “kutin e vet” dhe kishte deklaruar pėr tė njėjtėn gazetė e paraqitur nė tė njėjtėn faqe, ku citohej thėnia e tij: “Ahmeti: PDSH – ja nuk ka pasur rrugė tjetėr”, duke harruar lidhjen e flamujve nė Tetovė, nė fushatėn elektorale, ose ndoshta me vetėdije deshi t’i shpėtojė fytyrat e vėllezėrve tė tij oponent.
Kjo ndoshta edhe ishte bindėse ngase ky lajm u dha nė tė gjitha mediat vizuale, dhe po ashtu edhe nė tė gjitha gazetat ditore, nga tė cilat po citojmė disa me radhė:
“Lajm” – 11 13 mars – it 2008 f. 3, brenda fotografisė, do tė shėnojė: “Menduh Thaēi: S’duam tė jemi pjesė e kėsaj qeverie”. Kurse “Koha”, 14 mars 2008, nė ballinė do tė nxjerrė: “Kryesia e PDSH – sė, vendos pėr dalje nga Qeveria”, pėr tė vazhduar me titull tė madh: “Thaēi e merr aminin”. Kur jo vetėm “Koha” e din se lideri i kėsaj partie nuk ėshtė aminxhi i anėtarėsisė sė vet (mendim i lirė).

Ky avaz do tė vazhdojė edhe ditėve tjera, por tani nė kėtė veprim do tė futet edhe Kosova, se kinse ajo po futet nė mes tė “valltarėve strategjik”, dhe do tė shėnojė gazeta “Lajm” e 15 – 16 mars – it 2008, nė ballinė: “Presioni i Hashimit ndanė Menduhin nga Gruevski?!”, dhe vazhdon mė poshtė: “...kryetari i PDSH – sė Menduh Thaēi ka deklaruar se janė pėrmirėsuar raportet e tij me kryeministrin kosovar Hashim Thaēi, pasi qė PDSH – ja e ka lėshuar koalicionin qeveritar”. Kurse gazeta “Fakti”, 17 mars 2008, do tė mendojė se kjo ishte njė goditje e shqiptarėve dhe duke e ditur se tė tjerėt ishin gati pėr t’i pėrkrahur kėrkesat e njohura, nė f. 5 tė saj, do tė paraqet titullin: “Thaēi godet Gruevskin”. Ndėrsa, gazeta “Koha”, 17 mars 2008, do tė bjerė nė “hall”, se mandatari nuk po iu pėrgjigjka partnerit tė vet, dhe nė ballinė, do tė paraqesė titullin: “Gruevski nuk i pėrgjigjet PDSH – sė”, kurse nė faqen 3, do tė shėnojė se: “Ministrat shqiptarė lėshojnė kabinetet e institucioneve”. Dhe nė tė njėjtėn faqe mė poshtė do tė shkruhet: “Kryemistri i Kosovės Thaēi mohon akuzat e Gruevskit”, duke thėnė se: “Kosova nuk ėshtė e pėrfshirė nė krizėn politike tė Maqedonisė”. Por, siē duket, kjo e thėnė nuk do t’ia “prekė telin” gati askujt. Dhe, do tė vazhdohet edhe mė tutje me tituj ekskluziv, ku nė gazetėn “Lajm” 17 mars 2008, f. 5, do tė shkruhet: “PDSH i kthehet veprimit jashtė institucional”. Dhe pa kurrfarė tė priture pėr njė ditė do tė bien tė gjitha kėto “burrni” dhe do tė vazhdojė miqėsia. Kjo ditė (17 marsi), do tė ishte mė e larmishmja e gazetave ditore, ngase do tė botoheshin shkrimet, qė ishin bėrė (sė paku njė ditė) mė parė nga njėra anė, dhe lajmeve ditore nga ana tjetėr. Sa qė, njėri shkrim do tė vazhdojė me avazin e vjetėr dhe do tė shkruaj pėr prishjen e koalicionit, kurse tjetri pėr afrinė e partnerėve strategjik, sa qė edhe Kim Mehmeti, do tė thotė: “S’kishin ku tė hyjnė andaj kishin dalur”, (titull ky i botuar nė “Lajm” 18 mars 2008 f. 10). Mendim pėrafėrsisht tė njėjtė do tė ketė edhe Abedin Zimberi i cili do tė mendoj se kjo punė po kryhet andaj do tė thirrė: “Bashkohuni nė qėllimin e pėrbashkėt” (“Koha” 18 mars 2008). Madje, edhe gazeta “Fakti” 18 mars 2008 f. 4, do tė shkruajė se “Askush s’do “miqėsi” me Nikollėn”.
Avazi i tipit “sekretist”
Nuk di, si do ta kenė ndier veten tė gjithė kėta tė pėrmendur (dhe tė papėrmendur), kur do t’i dėgjojnė lajmet dhe do tė lexojnė nė gazeta, e sidomos Imeri (Imer Aliu), kur do tė shoh se i hidhet faji atij nė gazetėn “Lajm” 18 mars 2008, kur nė ballinė do tė lexohet titulli: “Thaēi ia hedh fajin Imer Aliut”, ndėrsa gazeta “Koha” 18 mars 2008 (ballinė mbi dy flamujt partiak) do tė shkruaj: “Fillojnė bisedimet mes PDSH – sė dhe VMRO – sė”.
Unė besojė se pėr tė gjithė kėta mendimtarė do tė jetė kjo njė mėsim i mirė, por nėse mbetemi kėshtu tė gjithė duke mėsuar, njė ditė pėr kėtė vend do tė shkruhet sikur qė u shkrua pėr Greqinė nė njė punim nė gazetėn “Koha” tė 11 marsit f. 14, me titull: “11 kryeministrat e Greqisė me origjinė shqiptare”, me njė lustrim pak mė ndryshe dhe do tė ishte se, “do herė kaq e kaq liderė shqiptar kishte pasur nė Maqedoninė”...(me emrin e plotė si do ta ketė). Natyrisht se kjo nuk do tė ndodhė, por ky avaz do tė zgjasė nėse nuk veprohet nė mėnyrė mė dinamike e me karta tė hapura, ngase sot ēdo gjė dihet, dhe fshehtėsisė i ka dalė ngjyra mė. Ėshtė normale se duhet guxim pėr t’iu ngjeshur punės, ngase, siē thoshte njė gazetė, njė ditė, nė rubrikėn e anekdotave, kur njė person nuk hedhet dot nga kulmi, nė tė cilin kishte hipur enkas pėr t’u mbytur, dhe nuk do ta bėjė atė, duke u arsyetuar se edhe pėr kėtė punė duheshka pėr tė pasur ......

Pėr fund, zhvillimi teknologjik nuk mundėson fshehtėsi tė mėdha (tė ēdo natyre qofshin), qė mė pastaj tė paraqiten nė mėnyrė spektakolare. Kurse teoria mbi veprimet organizative tė tipit tė ilegales, tregon qartė se pas arritjes sė fuqisė organizative, duhet tė bėhet legalizimi i saj, por, ama, kėrkesa asnjėherė nuk ėshtė e formės sė fshehtė. Nėse kjo vazhdon edhe pas arritjes sė nivelit tė tryezave tė tė gjitha llojeve organizative, qoftė edhe ndėrkombėtare, e nė rastin tonė nė tryezėn ndėretnike, dhe veprohet me avazin e tipit “sekretist”, ose tė “driblingjeve” sportive, paraqet njė pubertizėm politik, formė vepruese e pa mundur pėr nivele tė larta, madje nė formėn reale paraqet mjetin e punės, e jo qenien me vetėdije tė vet, tė cilėn gjė nė kohė demokracie mund ta mėnjanojnė shumė faktorė, por mund ta ndryshojė vetėm Zoti.
__________________
\"kerkoje diturine prej djepi deri ne varr\"
suhejbi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė