Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-06, 10:45   #6
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Moisiu, Berisha e Topalli, tė tre nė varrimin e Rugovės. Presidenti dhe kryeministri nė njė avion

Krerėt e shtetit thyejnė protokollin


Nevila Perndoj

TIRANĖ- Asnjė shtetar i lartė, siē e kėrkon protokolli, nuk do tė jetė nė Shqipėri ditėn e enjte, ku nė Prishtinė do tė zhvillohet ceremonia mortore nė nderim tė presidentit Ibrahim Rugova. Mbrėmė ėshtė konfirmuar edhe pėrbėrja e delegacionit shtetėror qė do tė kryesohet nga presidenti Alfred Moisiu, pėr tė vijuar mė pas me kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministrin e Jashtėm, Besnik Mustafaj, ish-presidentin Rexhep Meidani (ky i fundit ėshtė jashtė vendit), kryetarin e grupit parlamentar tė PD-sė, Bamir Topi dhe atė tė PS-sė, Pandeli Majko. Mendohet qė ky ėshtė edhe delegacioni shtetėror qė do tė niset pėr nė Prishtinė, ndėrkohė qė pjesėmarrja e Topallit nė kėtė delegacion ėshtė konfirmuar vetėm dje, nisur edhe nga fakti se nė mungesė tė presidentit dhe kryeministrit, nė bazė tė protokollit shtetėror, asaj i takonte qė tė qėndronte nė Shqipėri. Por meqenėse bėhet fjalė pėr njė rast tepėr tė veēantė, mėsohet se edhe Topalli do tė marrė pjesė nė ceremoninė e varrimit, por nuk do tė udhėtojė me tė njėjtin avion qė do tė nisen presidenti Moisiu dhe kryeministri Berisha. Megjithatė, fakti qė Berisha dhe Moisiu do tė udhėtojnė nė tė njėjtin avion, ditėn e mėrkurė mbasdite, pėrbėn njė tjetėr shkelje tė protokollit, ndėrkohė qė burimet kanė saktėsuar se ka qenė njė zgjidhje e sforcuar, pėr shkak tė motit tė keq qė do tė mbajė ditėn e enjte.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė