Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-11-06, 13:02   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nexhmije Pagarusha, legjendė e kėngės shqipe

Nexhmije Pagarusha, legjendė e kėngės shqipe

Nexhmije Pagarusha, legjenda e gjallė e kėngės shqiptare, ka lindur mė 7 maj tė vitit 1933, nė Pagarushė. Baba i Nexhmijes Veseli, mėsues, siē thotė Nexhmija, ėshtė mė meritori qė nuk e la kėtė yll tė shuhet, po na e dhuroi tė gjithėve deri nė shkallė krenarie.
Dikush e quajti Bilbili i Kosovės, dikush Mbretėresha e Kėngės Shqipe, dikush tjetėr Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Baterflaj, Fyti i Kristaltė, e tė tjera, e tė tjera.
Tė gjitha kėto epitete janė bėrė sinonim pėr emrin e Nexhmije Pagarushės dhe mbase tė gjithė kanė tė drejtė, sepse tė gjithė gjejnė diēka tė veēantė nė zėrin e saj magjik. Rėndėsia dhe vlera e veprės sė Nexhmijes ėshtė ēmuar e vlerėsuar nga kompetentėt dhe njohėsit e artit dhe kjo siē e dimė ėshtė bėrė nė superlativ.
Nexhmija dhe kėnga ishin njė, kėtu mbase e ka shpjegimin fakti se ajo as qė ka mbajtur ndonjė evidencė pėr koncertet as pėr kėngėt e kėnduara.
Opusi i kėngėve tė Nexhmijes ishte shumė i gjerė dhe ajo ka shkėlqyer nė tė gjitha zhanret. Shumė artdashės edhe sot e kujtojnė koncertin e Nexhmijes me ariet operistike (tė pėrkthyera shqip) tė Bethovenit, tė Puēinit, Verdit … Majat mė tė larta Nexhmija i arriti me kėngėn “Baresha” (me tekst tė Rifat Kukajt e me kompozim tė bashkėshortit tė saj, Rexho Mulliqit), po me sukses tė jashtėzakonshėm i interpretoi edhe kėngėt, si ”Ani mori nuse”, ”Mora testin”, “Kur mė shkon si zog n'hava”, “Kur mė del nė derė”, ”Ke selvitė”, “Ē'u ngrit lulja nė mėngjes”, “Ēil njat zemėr plot kujtime”, “Dallėndyshe”, “Njė lule”, "Zambaku i Prizrenit", “Tė kam dashtė dhe tė dua moj ije”, “O moj bukuroshe” e kėshtu me radhė.

Nexhmija- edhe aktore

Nė Beograd vijoi shkollėn e muzikės pėr solo kanto, ku edhe e kishte paraqitjen e parė muzikore nė skenė. Nė vitin 1948 ėshtė pranuar kėngėtare nė Radio Prishtinė.
Nexhmija me sukses e provoi veten edhe si aktore filmi e teatri. Interpretoi role tė rėndėsishme nė “Dasma e pėrgjakur”, (1967), “Jugovizioni” (1973), “Gėzuar viti i ri” (1976), "E kafshoja terrin" (1977), "I ikuri" (1980), "Tre vete kapėrcejnė malin" (1981), "Lepuri me pesė kėmbė", "Fluturimi i Micakut", "Daullet e tė ēmendurve", "Rexha i nėnės nė grazhd tė kalit", "Vrasėsit bėjnė dasmė natėn" (1997) etj., etj.
Pėr fat tė keq, nuk janė tė evidentuara tė gjitha koncertet dhe i tėrė repertori i kėngėve tė kėnduara nga ajo. Ajo ka thėnė njė herė, pėr tė ishte vetėm muzika me rėndėsi. Ajo dhe muzika ishin njė. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 kėngė.
Ajo ishte pjesėmarrėse e koncerteve nėpėr Kosovė, nėpėr ish-Jugosllavi, Shqipėri, Bullgari, Izrael, Turqi, etj. Karrierėn muzikore e pėrfundoi nė vitin 1984, pas njė koncerti nė Sarajevė.
Nė jetėn artistike Nexhmija mori shumė ēmime, tė cilat ajo nuk mund t’i veēojė. Ne po e veēojmė ēmimin – titullin “Kėngėtare e Shekullit “ e kėtė e meriton padyshim. Nexhmije Pagarusha vulosi me emrin e saj shekullin XX.
Pas 16 vjetėve larg skenės, u paraqit nė vitin 2000 me kėngėn "Pėr ty", nė njė emission tė Ardit Gjebreas, i cili e shtyri tė bėjė kėtė.


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante