Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-08-11, 10:52   #1
taraku-1
Banned
 
Anėtarėsuar: 20-06-11
Postime: 1,208
taraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nisi Bajrami, myftiu Tėrnava sulmon institucionet

Publikuar: 30.08.2011 - 10:15

Prishtinė, 30 gusht - Pas njė muaj agjėrimi tė muajit tė shenjtė tė Ramazanit, besimtarėt myslimanė nė gjithė territorin e Kosovės kanė nisur kremtimet pėr festėn e Bajramit tė Madh.

Manifestimi qendror i faljes ėshtė mbajtur nė Prishtinė nė Xhaminė e Madhe, me ē’rast besimtarėve islamė u ėshtė drejtuar myftiu i Kosovės, Naim Tėrnava, i cili ka dhėnė porosinė pėr kultivimin e tolerancės, dashurisė ndėrnjerėzore e humanitetit. Si asnjėherė mė parė, myftiu Tėrnava ka kritikuar institucionet qė nuk po marrin parasysh kėrkesat e besimtarėve islam, sikurse qė ishte votimi i djeshėm nė Kuvendin e Kosovės kundėr futjes sė lėndėve fetare nėpėr shkolla, raporton Kosovapress.

Manifestimi qendror kushtuar festės sė Bajramit tė Madh, ėshtė mbajtur nė Xhaminė e Madhe “Sulltan Mehmet Fatih” nė Prishtinė. Namazi i Bajramit ėshtė falur nė ora 6.35 minuta, ndėrsa paraprakisht ligjėrata me tematikė nga kjo festė janė mbajtur nga disa klerikė islamė, kurse hytbenė e ka mbajtur myftiu i Kosovės Naim Tėrnava, i cili iu ėshtė drejtuar opinionit tė gjerė me mesazhin pėr kėtė festė.

Myftiu Tėrnava tha se festa e Bajramit tė Madh ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė pėr besimtarėt qė kanė agjėruar muajin e Ramazani dhe qė kanė shprehur pėrkushtim ndaj Krijuesit tė gjithėsisė, ndėrsa bėri thirrje pėr vazhdimin e shkėmbimit tė mesazheve tė mira mes njerėzve.

“Njeriu e kupton dhe percepton burimin hyjnor tė islamit, hulumton nėn dritėn e tij dhe mundohet qė nė mėnyrė konkrete t’i zbatoj principet e kėtij burimi, i cili njeriut ia garanton lumturinė nė kėtė botė dhe prehjen nė botėn tjetėr, pranė Zotit tė botėve”, ka thėnė ai.

Myftiu u ka rikujtuar besimtarėve qė kanė obligim qė krahas kryerjes sė riteve fetare, gjatė jetės gjithnjė tė respektojnė farefisin, rrethin, vendin dhe tė kenė njė pėrkushtim tė veēantė ndaj personave me nevojė.

Nė kėtė rast Tėrnava si asnjėherė mė parė, ka kritikuar institucionet qė nuk po marrin parasysh kėrkesat e besimtarėve islam, sikurse qė ishte votimi i djeshėm nė Kuvendin e Kosovės kundėr futjes sė lėndėve fetare nėpėr shkolla.

“Unė sot nė kėtė ditė feste qė nuk e kisha ndėrmend t’i flas kėto fjalė mund t’u bėj mė dije qė tė gjithėve se kėrkesat e BIK-ut adresuar institucioneve tona qė i kemi krijuar me mund, pėrgjegjėsit tanė kėtyre kėrkesave nuk janė duke ju pėrgjigjur ashtu si duhet. Kemi vonesa tė mėdha dhe tė pakuptimta”, ka thėnė ai

Madje, myftiu Tėrnava vlerėsoi se gjatė debatit tė zhvilluar dje nė Kuvendin e Kosovės ka pasur deputet qė kanė fyer myslimanėt. Sipas tij, Bashkėsia Islame e Kosovės nuk do tė jetė spektatore pasive dhe tė shikoj se kush mė tepėr po fyen ndjenjat e myslimanėve nė Kosovė.

“Nuk ėshtė e drejtė e askujt qė islami tė fyhet nė raport me atė se do tė hyj ose jo lėnda fetare nėpėr shkolla. E drejtė e ēdo anėtari tė Parlamentit ėshtė qė tė votojė ligjin ose jo, por nuk ėshtė e drejtė e askujt qė tė fyej identitetin islam dhe ndjenjėn islame. Kjo ka ndodhur dje fatkeqėsisht nga disa parlamentarė. Unė i thėrras ata pėr njė vetėdijesohen, se ka kaluar koha e komunizmit, kur avancohej ai qė fyente ndjenjat fetare”, ka thėnė ai.

Ai theksoi se Bashkėsia Islame e Kosovės e shtyrė nga mos pėrgjigja nė kėrkesat e saj do tė detyrohet qė tė ndėrmarrė edhe hapa tjerė dhe sigurisht pėrgjegjėsia do tė bie mbi tė gjithė ata qė fyejnė ndjenjėn islame.

Por myftiu i Kosovės, Naim Tėrnava tha se BIK sikurse mė parė, edhe nė tė ardhmen do tė vazhdoj tė kultivoj respektin ndėrfetar nė Kosovė edhe atėherė kur dikush mundohet ta prish kėtė harmoni.

Rreth 2 miliardė besimtarė myslimanė nė tė gjithė botėn sot festojnė Bajramin e Madh.


taraku-1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante