Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-06-12, 22:56   #45
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mos harro historinė







KUR FORCAT E NATO-S HYNĖ NĖ KOSOVĖ- 13 QERSHOR 1999
..............Kishte rėnė shumė shi njė natė mė parė dhe gazetarė tė tė gjitha kombėsive kishin nxituar pėr tė qėnė pa zbardhur dita, nė Qafėn e Morinės nė Kukės. Njė varg i gjatė makinash tė blinduara, mbushur me transmetues e telefona satelitor popullonte mjedisin qė pėr disa muaj kishte qėnė skenė e njė historie tė dhimshme.
13 qershori, ishte dhe duhej tė ishte njė ditė e shėnuar qė kurorėzonte shprishjen e barrierave tė kufijve tė vendosur nga fuqitė e mėdha nė fillim tė shekullit XX.
Plani i trupave gjermane tė NATO-s ishte t'i hapnin njė rrugė kthimi shqiptarėve tė Kosovės, tė cilėt kishin filluar tė largoheshin me dhunė nga trojet e tyre nė mars tė vitit 1999.
Tė vendosur njė ditė mė parė diku nė periferi tė Kukėsit, zhvendosja e trupave gjermane u shoqėrua nė orėt e para tė mėngjesit me pėrshėndetjen e turmave tė mėdha tė kosovarėve te vendosur nė tė dy anet e rrugėve tė qytetit, i cili u bė pritėsi i mijėra tė larguarėve me dhunė nga trojet e tyre.
Nė pikėn kufitare tė Morinės rojet serbe vėzhgonin nga maja e njė kodre aty prane, ndėrsa njė e shtėne artilerie u degjua rreth ores 08:00 tė mėngjesit nga ana serbe nė krahun e lumit Drini i Bardhe, njė zone e luftimeve te ashpra disa ditė mė parė kėtu.
Operacioni i sapo filluar pėrfaqėsonte dislokimin e parė tė trupave gjermane nė ish-Jugosllavi qė mbas Luftės sė Dytė Botėrore. Sapo tė kapėrcenin kufirin, autokolona gjermane do tė vendosej nė qytetin e Prizrenit brėnda disa orėve.


Nė fakt, lufta e hapur e Presidentit Milosheviē ndaj shqiptarėve etnikė nė Kosovė kishte filluar gati njė vit mė parė. Raporti i vėzhguesve tė Organizatės pėr Sigurimin dhe Bashkėpunimin nė Evropė (OSBE) pėr ato qė ndodhėn nė fshatin Raēak ėshtė njė shembull i asaj qė vazhdoi nė muajt nė vazhdim.
"Njė burrė u qėllua nė bark, ndėrkohė qė po pėrpiqej tė ikte; tre burra u goditėn nė shpinė; njė burrė u vra jashtė shtėpisė sė tij me sopatė pėr vdekje; pesė burra u qėlluan nė kokė; njė burrė i vdekur dhe pa kokė jashtė shtėpisė sė tij; njė grua u qėllua nė shpinė..."
Mė pas serbėt do tė vazhdonin luftėn e tyre mbi bazė njė plani tė hollėsishėm, i cili kishte si qėllim spastrimin etnik dhe largimin me dhunė tė shqiptarėve nga Kosova.
Tani qė Milosheviē kishte kapitulluar njė milion e gjysėm shqiptarė etnikė prisnin tė riktheheshin nė vėndin e tyre.
Trupat e KFOR, qė do tė hynin kėtė tė dielė qershori nė Kosovė, sipas kushteve tė projektrezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė do tė frenonin gjithashtu edhe armiqėsitė mes sėrbėve dhe shqiptarėve, do tė ēarmatosnin brėnda njė kohe Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK) dhe do tė krijonin njė mjedis tė sigurtė ku mund tė ktheheshin tė dėbuarit.
Me njė makinė me karroceri, tė marrė hua nė Radio-Kukesi, iu bashkangjitem vargut tė gjatė tė makinave. Ishim nisur drejt Prizrenit. Nga karroceria e makinės tė shfaqeshin fshatra pa qėnie njerėzore, shtėpi tė ndėrtuara me shije, por pa jetė, bare, restorante tė shkatėrruara dhe me xhama tė thyera, gropa maramėndėse qė tė bėnin tė kuptoje ēdo tė thotė bombardim.
Rruga e drejtė qė bashkon Qafėn e Morinės me Prizrenin, popullohej nga serbė. Nė Qafė tė Morinės, nė pikėn kufitare, pak minuta mė parė ushtarėt serbė kishin zbritur nga njė kodėr e butė, me kokė dhe sy tė ulur dhe kishin hipur nė makina nėn breshėri thirrjesh dhe sharjesh.
Pak momente mė parė i kisha parė sy ulur.
Tani nė makina ushtarake apo ulur buzė rrugės qesėndisės, por dhe tmerrėsisht tė egėrsuar me sharje dhe me tre gishta tė nderura fort pėr lart prisnin tėrheqjen.
Makina ecte e sforcuar..., shpejt.
Para nesh nė njė makine tė blinduar tė CNN, operatori veshur me antiplumb xhironte tėrheqjen e detyruar tė kėtyre ushtarėve, tė cilėt deri disa orė mė parė kishin kryer shpėrvjeljen e njerėzve qė quhen shqiptarė.
Karroceria e makinės tundej lehtė, ndėrsa shoferi i mėrmeriste nėpėr dhėmbė fjalė lutje pėr tė mos na lėnė nė mes tė rrugės, - se ajo po tė shuhej nuk ndizej mė, -aty ku ushtarėt serb skėrmisnin fjalė tė pėshtirosura bashkuar me pėshtymė.
Nė fakt, ata asnjėherė nuk e kuptuan qė nga ajo karroceri e rraskapitur nga gropat e Shqipėrise, xhironte edhe nje kamera shqiptare, qė nuk ishte e vendeve tė NATO-s, me shtete me tė cilėt sėrbėt ishin detyruar tė nėnshkruanin njė marrėveshje.
-Prizreni mes ēoroditjes se sėrbeve dhe dislokimit tė gjermanėve-
Kufiri i urrejtjes, ēoroditjes, pasivitetit i qesėndisė dhe i makinave tė ndalura, u fshi, kur nė njė shesh tė hapur tė Prizrenit njerezit e tulatur nga tre muaj terror kishin dalė pėr tė pritur ushtarėt gjermane ...
Shumė vite mė parė, ata, gjermanet, kishin ikur nga kjo tokė tė kapitulluar nga njė Luftė, e cila kish nisur nga njė pretekst qesharak, por qė kishte kerkuar mandej shumė gjak, tė vrarė, shkatėrrim.
Tani ajo kohe dukej e harruar nėn kėtė peisazh tė nxehte me njerėzit qė djersijnė jo nga dielli.
Trupat gjermane hynė kėtu nė zgribe tė konceptimit tė njė preteksti, i cili pėr pak mund tė sillte njė Luftė tė tretė nė botė nė fund tė njė shekulli kur armėt dhe raketat arritėn sofistikim dhe shumėllojsheri. Thirrje, lot, gėzim, tragjedi dhe dhimbje, frikė, fitore. Njerėz tė lėnguar nė trup dhe nė shpirt kishin forcė tė jetonin dhe tė fillonin njė jetė tė re, tani, sic thoshin ata, "pa serb".
Shishe tė mbushura me ujė, gure tė tė gjitha madhėsive sharje dhe urrejtje fluturuan atė mesdite me ajer tė lagėsht nė Prizren kundėr autokolonės serbe, e cila tėrhiqej nėpėr rrugėn e Lagjes Tabane rrethuar nga tanke tė mėdha mbushur me ushtarė gjermane. Ushtarėt serbe, tė cilėve instikti i goditjes i ulte kokėn, kokėroshe trima tė cilėt nga xhamat e makinave nxirrnin pistoleta pėr tė qėlluar, por pa qėlluar, fytyra tė zgėrdhira nėn euforinė e shqiptarėve tė lėnduar qė nuk dinin se ku i kishin njerėzit e tyre, tė vrare apo tė gjallė.
Nė shesh njerėzit pėr herė tė parė mbas shumė muajsh gėzonin lirinė e dhunuar. Ishin fshehur nė bodrume, nuk kishin guxuar tė dilnin nga shtepia, ēikat i kishin mbajtur tė fshehura...
Lagja Tusuz atje lart nė kodėr ėshtė masakruar nė njerez dhe nė shtepi ndėrsa tani serbet nė grahmat e tyre tė fundit kėrkojnė tė marrin gjak, tė plaēkisin, tė vjedhin.
Prizreni, ky qytet me vlera nė historinė e Lėvizjes Kombėtare, u bė kryeqendra e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, qė u themelua nė 10 qershor tė vitit 1878 dhe po kėtu nė Prizren e pati edhe seline qeveria e pėrkohshme shqiptare ne vitin 1881, e kryesuar nga Ymer Prizreni.
Njė tank me ushtarė gjermane kishte bllokuar rrugėn qė tė ngjit lart pėr nė qytet. Matane kishte ende serb, atje ku ndodhet shtėpia e rrėnuar e Lidhjes shqiptare te Prizrenit, e para organizate politiko-ushtarake mbareshqiptare kishte ende urrejtje, ndaj njerezit tuteshin tė kalonin atė tank, i cili pėr ta ishte shumė mbeshtetje nė keto orė dreke kur njė ushtar serb qelloi befasisht pa drejtim me nje bresheri automatiku.
Nga veriu i qytetit ate dite hynė shumė tanke dhe makineri e rėndė. Mbi to me gėrma tė mėdha ishte shkruar KFOR. Nė to ushtarė simpatike gjermane prisnin lule nga prizrenasit teksa i pėrshendesin lehtė me dorė dhe sy tė palėvizur.

* * *

Nuk po dinim si tė linim Prizrenin nė atė ndarje dite. Nga euforia e njerėzve nė diten qė ata e quanin mė tė lumturėn dhe me historiken nė vuajtjen e tyre, papritur e ndjemė pėrsėri veten nė atė kahun tjeter tė kėsaj dite, nė urrejtje.
Mbas ēoroditjes sė parė dhe fillimit tė tėrheqjes, sėrbeve iu morri pėrseri aratinė shpirti i tyre...
Shumė civile kishin parkuar makinat e tyre pa targa buzė rrugėve nė periferi tė qytetit gati pėr ikje, ndėrkohe qė shumė prej tyre, teksa kėrkonim njė dalje tė sigurtė nga qyteti na pėrshėndesnin me tyta armėsh dhe pistoletash. Nė njė konferencė shtypi njė gjeneral gjerman tha: "Kthimi ėshtė vetėm i juaji dhe risk i profesionit tuaj. Sėrbėt kanė zėnė daljet e qytetit dhe kontrollojnė tė gjitha pasaportat..."
Njė gazetar i televizionit italian "Canale 5" mori pėrsipėr tė na nxjerrė nga ky qark, i cili niste nė njė dalje tė qytetit plot me ushtarė serbė dhe pėrfundonte nė njė dalje tjetėr, ku civilė serb tė armatosur kontrollonin pasaportat.
Gazetarė apo shqiptarė..., shqiptarė apo gazetarė..., e ē'rėndėsi kishte. Nė fund tė fundit pėr herė tė parė kishim shkelur tokėn e Kosovės.
Kur mbėrritėm nė Qafėn e Morinės ishte ngrysur. Nė Postėn e Kufirit, tė cilėn serbėt e kishim lėnė nė mėngjesin e 13-tė tė muajit qershor '99, ushtarė tė UĒK-sė kontrollonin dhe vėzhgonin pasagjerėt e paktė qė i drejtoheshin Kukėsit. Nga ditari i nje kalimtari

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 12-06-12 nė 23:01
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė