Tani nje vend historik, "Gjurmet e loteve" ishte diku nje rruge ndershteterore ku amerikane autoktone te panumert (me "Aktin e Heqjes se Indianeve" te percaktuar nga presidenti Andrew Jackson) u rrethuan dhe u detyruan te evakuonin shtepite e tyre, duke i tubuar ne kampet e perqendrimit. Si rezultat shume vdiqen, ne mos duke i vrare qellimisht, atehere nga semundjet dhe uria. Nje kapitull i erret ne historine e Amerikes, por nuk eshte as e para as e fundit here qe njerezit trajtohen si kafshe.
Nje qytet i lashte romak gati u zhduk kur u mbulua nga shtresa te hirit vullkanik. Kur u zbulua, u hap nje portal per ne jetet e perditshme te qytetareve te atehershem. U zbuluan kufoma ne poza-vdekjeje, duke paraqitur gjendjen ne te cilen ishin perpara se te vriteshin nga shperthimi shkaterrues qe zgjati dy dite i malit Vezuf, ne vitin 79 Para Eres se Re. Nderkohe qe perpara mendohej se keto qytetare te kthyer ne skulptura ishin asfiksuar nga hiri, gjetje te fundit sugjerojne se shkaku i vdekjes mund te kete qene ekspozimi ne temperature te larte.
Ne nje dite te keqe ne historine e kohes te luftes, te pafajshem te panumert u shkrine kur u hodh bomba atomike ne Hiroshima. Emri "Djali i vogel" iu dha shkaterrimit masiv afatgjate qe u shkaktua (shume nga ata qe iu ekspozuan rrezatimit akoma vuajne efektet anesore te tmerrshme). Sikur njerezit dhe ndertesat e shkaterruara te mos mjaftonin si damke per qytetin, edhe hijet jane te fiksuara gjithandej: gjurme djegjesh kane ngelur si tatuazhe qe kane marre formen e luleve te gdhendura ne shtylla telefoni e ne shtylla neper rruge. Disa kujtime thjesht nuk zhduken.