Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-11-07, 13:39   #53
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Deputeti shqiptar nė Kuvendin e Serbisė i shqetėsuar pėr militarizimin e Luginės sė Preshevės

Preshevė, 27 nėntor Deputeti i vetėm shqiptar nė Parlamentin e Serbisė, Riza Halimi ka shprehur shqetėsim pėr vazhdimin e militarizimit tė Luginės sė Preshevės. Reagimi vjenė pas deklaratės sė ministrit serb tė Mbrojtjes, Dragan Shutanovac pėr dėrgimin edhe tė mė shumė trupave ushtarake nė Preshevė dhe Bujanoc. "Janė shqetėsuese deklaratat e fundit se pėr shkak tė pakėnaqėsisė me zgjidhjen e statusit tė Kosovės do tė bllokohet komunikimi. Kjo do tė thoshte getoizim i plotė i shqiptarėve nė kėtė rajon dhe nuk do tė sillte asgjė tė mirė", ka thėnė Halimi pėr mediat serbe.

Presidenti Sejdiu, me rastin Ditės sė Flamurit, u drejtoi njė mesazh qytetarėve tė Kosovės

Prishtinė, 27 nėntor - Presidenti i Kosovės Dr.Fatmir Sejdiu, me rastin e 28 Nėntorit - Ditės sė Flamurit, i ka drejtuar qytetarėve tė Kosovės njė mesazh urimi pėr kėtė ditė tė shėnuar, duke theksuar se sė shpejti Pavarėsia e Kosovės do tė shėnojė realizimin e ėndrrės sė parealizuar plotėsisht tė shqiptarėve pėr mėvetėsi. Nė kėtė mesazh tė Presidentit Sejdiu thuhet: - 28 Nėntori, Dita e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, qė festohet kudo nė zemrat shqiptare si Ditė e Flamurit, ėshtė datė e shėnuar pėr kombin. Gjysma e kombit shqiptar doli shtet mė vete pas shpalljes sė pavarėsisė shqiptare mė 28 nėntor 1912 nė Vlorė, para nėntėdhjetė e pesė vjetėsh. Pavarėsia e Kosovės, qė ėshtė nė prag, do tė shėnojė realizimin e ėndrrės sė parealizuar plotėsisht tė shqiptarėve pėr mėvetėsi, e cila ėshtė mbajtur gjallė edhe nga ditė tė tilla tė shenjta si Dita e Flamurit, qė ka shpalosur identitetin autokton tė popullit tonė. Tani, pavarėsia jonė do t?u shėrbejė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės pa dallim etnie. Si shtet i pavarur e sovran, Kosova do tė ketė atributet e veta tė shtetėsisė, duke lėnė nė zemrat e tė gjithė neve dashurinė e madhe pėr Flamurin e Skėnderbeut, qė u rishfaq nė Vlorė me binomin Ismail Qemali e Isa Boletini. Qyetarė tė nderuar, gėzuar festa e 28 Nėntorit! Gėzuar pavarėsia shqiptare! E gėzofshim sė shpejti pavarėsinė e Kosovės!, - thuhet nė fund tė mesazhit tė Presidentit tė Kosovės, Dr. Fatmir Sejdiu.

Presidenti Sejdiu pėrgėzon Presidentin Topi me rastin e Ditės sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė

Prishtinė, 27 nėntor - Presidenti i Kosovės Dr.Fatmir Sejdiu, me rastin e 28 Nėntorit - Ditės sė Pavarėsisė, i ka dėrguar Presidentit tė Shqipėrisė, Bamir Topi, njė mesazh urimi me kėtė pėrmbajtje: "Nė emėr tė popullit dhe tė institucioneve tė Kosovės, ju pėrgėzoj nga zemra nė 95 vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė. 28 Nėntori, Dita e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, festohet kudo nė zemrat shqiptare si Ditė e Flamurit, njė datė e shėnuar pėr kombin tonė tė moēėm. Lufta e Gjergj Kastriotit, Heroit Kombėtar Shqiptar, luftėrat e patriotėve tanw nėpėr shekuj, lėvizja gjithėpėrfshirėse indipendiste e Lidhjes sė Prizrenit, u kurorėzuan me pavarėsinė shqiptare tė shpallur nė Vlorė mė 28 nėntor 1912. Pavarėsia e Kosovės, qė ėshtė nė prag, do tė shėnojė realizimin e ėndrrės sė shqiptarėve tė Kosovės pėr mėvetėsi, e cila ėshtė ushqyer e mbajtur gjallė edhe nga ditė tė tilla tė shenjta si Dita e Flamurit, qė ka shpalosur identitetin autokton tė popullit tonė. Tani, pavarėsia jonė do t?u shėrbejė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės pa dallim etnie. Si shtet i pavarur e sovran, Kosova do tė ketė atributet e veta tė shtetėsisė, duke ruajtur nė tė njėjtėn kohė, nė gjithė zemrat tona, dashurinė e madhe pėr Flamurin e Skėnderbeut, qė u rishfaq nė Vlorė me binomin Ismail Qemali e Isa Boletini. I dashur President Topi, Gėzuar 28 Nėntori, Dita e Pavarėsisė sė Shqipėrisė! E kremtofshim njėqindvjetorin e pavarėsisė shqiptare me Shqipėrinė e Kosovėn tė integruar nė strukturat evropiane e atlantike, nė familjen e vlerave perėndimore!", thuhet nė fund tė mesazhit tė pėrgėzimit tė Presidentit tė Kosovės, Dr. Fatmir Sejdiu.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė