Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-02-13, 22:30   #108
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Zhgarravinat e mia

Natė, orė 03:16

Drithmė!

Hap sytė, ndjej se frymoj. Zgjohem brrof dhe nisem drejt tavolinės time. Mar syzet dhe filloj t`a shkruaj ėndrrėn qė zgjoi heshtjen e fajėsisė nga vetmia ime; gjegjėsisht jetėsimin e saj.

Diku larg ku s`kishte njeri, kalldėrėmeve kisha ndaluar Pajtonin tim. Ajo doli, dola edhe unė. Dhe, akoma pa u pėrplasur buzė mė buzė, shikimi vec fliste pėr hapin spontan tė radhės. Pėrshėndetja klasike do pasonte mė vonė meqė mendja e arsyeshme nuk arrinte tė perceptonte asgjė mė; pra, ishte takimi nė pikėn zero; ishte zemra ajo qė udhėhiqte.., pėrjetimi pėrgjatė rrugės dhe pritjes sė gjatė deri nė momentin e ballafaqimit, sy mė sy.

Ishte njė goditje e papėrshkruar emocionesh. Me siguri atė natė po t`a shikonim Qiellin edhe yjet do rrėnqetheshin. Nė shkėlqimin e syve tė saj nėn dritėn e zbehtė tė llampave prej neoni i buzėqeshte edhe ftyra. Dorė mė dorė ikėm drejt Detit tė paskaj, dėshirės sonė pėr t`ia takuar valėt. Njė drithmė mė kaploi nė shpirt rrėmbyeshėm, mbase nuk arrija t`a pėrmbaja atė vrull egocentrik.Ceshtja e Atomit kishte zėnė zbrapsjen para saj.

C`pėrshkrim Idilik i gjithė kėsaj drame buzė shpėrthimit, hė?

C`fuqi ndjenjash pėrmallimi nxisin kėtė pendė? C`mallė mė kaplon sante, c`ėshtė kjo ridrithmė pėr Ty? Tashmė kur qėllimi po realizohet drejt finalizimit tė suksesit; tash kur Rrezja depėrtoi pėrtej Ylberi, tash kur mishėrimet nuk gjejnė vend pėr kufij.

Tash? Sa mė mungon, vec ta dish.


Po ti? Ndjenė tė njėjtin hall si unė, pyes veten? Heshtje e trishtė kaplon dhomen time tė vogėl por, jo edhe shpirtin tim sepse gjysma e tij je Ti.

Nga jeta ime dhe e tė tjerėve qė kam lexuar nuk mbaj nė mend se kisha / kishin pėrjetuar ndonjėherė ridrithmė mė tė madhe se sante. Pse e gjithė kjo? Ke Ide?

E, meqė je gjysma ime atėherė unė do ik sėrish nė gjumė pėr t`a vazhduar ėndrrėn, mos u vono.

Ai nuk ishte vetėm, atė po e shoqėroje ti, tashmė pjesa e munguar e Ditarit tonė.

C`ironi, c`fat, c`simbolikė.., "c`rastėsi" ?

Eja ti eja e dashur nė ėndėrrat e mia!

http://www.youtube.com/watch?v=G50sAp4LRhI

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Sulltan-Alim : 23-02-13 nė 22:31
  Pėrgjigju Me Kuotė