Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-02-10, 00:08   #57
hawk
 
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Katedralja "Nene Tereza" - Prishtine

Dakord me bashkejetesen e dy identiteteve dhe me respektin e diversitetit.

Kur perdoret shkalla siperore e mbiemrit, gjuhesisht do te thote se nuk ka subjekt (emer/peremer) me cilesi me te larta (sasi, cilesi) se ai te cilit ky mbiemer i sherben. Ne rastin e fjalise se mesiperme "Katedralja, do te jet gjeja me e bukur ne kryeqytet", subjekti "katedralja" (kryefjale e shprehur me emer) eshte "me e bukura" nga gjerat e tjera te Prishtines. I eshte dhene nje objekti fetare shkalla siperore e nje mbiemrit cilesore me karakteristik (bukur).

Prishtina ka edhe elemente kombetare, qe kalojne ne plan te dyte, nga kjo fjali. Prandaj, thjeshte nuk kuptoj rolin e pohimeve shqiptariste. Me duken hipokrizi nese nga njera ane njeriu ka sy vetem per fene dhe nga ana tjeter kritikon te tjeret duke u kujtuar shqiptarizmin. Ne fillim vetvetja duhet bere shembull, pastaj te tjeret.

Alternativat jane: ose fetare, ose atdhetare, ose te dyja bashke. Kur zgjidhet e para, e gjykoj te kote flamurtarin e te dytes dhe te tretes, po keshtu nese zgjidhet e dyta, edhe flamurtari i te pares dhe te tretes nuk vlen.
Kush ka sy vetem per Katedralen, eliminon dy alternatvat e tjera dhe ben rolin e hipokritit nese kritikon te tjeret qe kane sy vetem per identitetin e tyre fetare.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga hawk : 08-02-10 nė 00:15
hawk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė