Drejtori i ri i BB pėr Kosovės rikonfirmon mbėshtetjen pėr Kosovėn
Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi ka pritur sot drejtorin e ri tė Bankės Botėrore pėr Kosovė, Jan Peter Olters.
11 tetor 2011
Nė takim ėshtė diskutuar pėr bashkėpunimin e deritanishėm tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe Bankės Botėrore, si dhe pėr thellimin e kėtij bashkėpunimi.
Kryeministri Thaēi me kėtė rast uroi z. Jan Peter Olters pėr marrjen e detyrės sė re nė krye tė Bankės Botėrore, si dhe vlerėsoi lartė mbėshtetjen qė Banka Botėrore i ka dhėnė Kosovės nė tė gjitha fushat. Nė kėtė kontekst, kryeministri Thaēi ka potencuar rolin e rėndėsishėm dhe mbėshtetės tė drejtorit tė deritanishėm tė Bankės Botėrore pėr Kosovė, Ranjit Nayak.
Nė takim, kryeministri Thaēi njoftoi udhėheqėsin e ri tė Bankės Botėrore pėr vizionin e Republikės sė Kosovės pėr zhvillimin e qėndrueshėm ekonomik, implementimi i tė cilit ėshtė i bazuar nė katėr shtylla kryesore: ruajtjen e qėndrueshmėrisė makrofiskale; investimet, pėrkatėsisht mjedisin investues dhe pėrkrahjen e sektorit privat; zhvillimin e infrastrukturės publike; rivitalizimin e sektorit tė bujqėsisė; dhe zhvillimin e kapitalit njerėzor.
Nga ana e tij, drejtori i ri i Bankės Botėrore, Jan Peter Olters pasi falėnderoi kryeministrin Thaēi pėr pritjen dhe theksoi pėrkushtimin e Bankės Botėrore pėr tė vazhduar mbėshtetjen e institucioneve tė Republikės sė Kosovės nė implementimin e suksesshėm tė projekteve zhvillimore tė vendit.