Tema: Nostradamus
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-09-07, 02:30   #28
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

  1. A nuk ka qenė ngjarje e madhe botėrore shpėrngulja e dhunshme e popullit shqiptar tė Kosovės me pėrmasa biblike qė nuk mbahet mend nė historinė njerėzore?
  2. A nuk ishte ngjarje e madhe involvimi i fuqisė kolosale ushtarake tė kohės nė pengimin e vuajtjeve tė mėtejme tė kėtij populli?
  3. Cili ishte lajmi medial nė tė gjitha mjetet e informimit botėror gjatė tėrė vazhdimėsisė sė kėtyre bombardimeve ?
  4. A nuk ishte Kosova dhe vetėm Kosova?
  5. A nuk ishin shqiptarėt, ata qė obliguan nė dhemshuri dhe mėshirė tėrė botėn?
  6. A nuk ėshtė tėrė bota sot nė Kosovė?
Sė fundi, kėto pyetje dhe shumė tė tjera qė njėkohėsisht janė edhe pėrgjigje, do t’i pėrmbledhim nė njė konstatim tė nivelit tė vetė dyshimeve tė bėra:
:;Nostradamusi ka ditur shumė mirė edhe nė shekullin XVI se kush janė shqiptarėt dhe ku ėshtė Kosova!
:;Ai ka patur edhe punė tė tjera mė tė menēura, por kurrsesi nuk ka mundur t’i tejkalojė ngjarjet e Kosovės,tė cilat kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė historinė e gjithmbarshme botėrore, si njė vazhdimėsi e bujshme e saj.
Shqiptarėt, pra, dhe ardhmėria e historisė sė tyre nuk kanė mundur tė anashkalohen as nga vetė Nostradamusi. Pėr ta pasuruar mė bindshėm kėtė konstatim, do ta prezentoj edhe njė strofė tė qarėt parathėnės pėr shqiptarėt.
Nė ceturiumin e katėrt, kuatrani 98, thuhet:
Nė Romė shqiptarėt me britėm do tė mbrrijnė
Duke rrokur edhe Langresin nga fyti
Bajraktari nuk do t’i falė askujt
Shkatėrrimet, urinė, gjakun dhe thatėsirėn.

Ky kuatran ka tė bėjė me dėpėrtimin shqiptar nė Romė dhe deri nė brigjet e Monakos. Langresi (Langr) ėshtė qyteti nė lindje tė Francės dhe shtrihet nė brigjet e lumit “Marna”.
Se pėr ēfarė depėrtimi tė shqiptarėve nė kėto vise ėshtė fjala, t’ ju them tė drejtėn nuk kam asnjė vizion tė qartė konkret, edhe pse shumė mė ka preokupuar kjo parathėnie decidive e tij Asociacioni, nė fillim, mė shkoi tek ekzodi i madh i shqipėtarėve klandestinė nė brigjet e Italisė, por edhe ky vlerėsim sigurisht nuk do ta kėnaqte kuptimin pėrmbajtėsor tė kėsaj strofe, sepse ndeshet menjėherė me kuptimin e vargjeve tjera qė pasojnė, edhe pse kėto ekzode kanė pėrfunduar shpesh me viktima tė mėdha njerėzore.
Studiuesi i famshėm Francez i parathėnieve tė Nostradamusit, Jean Charles Pikon, nė veprėn e vet “Profetizimet e Nostradamusit”, kėtė kuatran e komenton si mundėsi eventuale qė shqiptarėt tė jenė aleatė tė ndonjė fuqie tė madhe invaduese qė do tė ngjaj mė vonė, bie fjala tė arabėve ose me ndonjė “mbretėri” tjetėr tė fortė ushtarake.
Nė vazhdim do ta kemi edhe njė kuatran tė Nostradamusit ku qartė pėrmenden shqiptarėt. Njėjtė edhe kėtė kutran do ta kemi vėshtir ta komentojmė ose atė ta lidhim me ndonjė ngjarje qė ka ndodhur nė tė kaluarėn .
Ceturiumi i pestė, kuatrani 91:
Nė sheshin ku ėshtė parajsė pėr ēdo grabitēar
Ku kėmba e trimit nuk shkel kurrė
Do t’i sulmojnė ata me kalorėsi tė lehtė
Shqiptarėt, Marsi, Luani, Saturni dhe shoku Ujori.

Sėrish, nėse i kthehemi studiuesit dhe komentuesit, Charles Pikon, kėtė kuatran e radhit nė grupin e vargjeve jashtėkronologjike.
Vargu i fundit, pa dyshim, sqaron se pėrveē shqiptarėve nė kėtė “kalorėsi tė lehtė” do tė jenė edhe popuj, shtete ose persona me shenja tė horoskopit, luani dhe ujori, e ndoshta ngjarja e parathėnė mund tė ndodhė nė periodėn e sundimit tė Marsit dhe planetit Saturn.Natyrisht, ky konstatim duhej mbetur nė suazat e supozimeve logjike dhe njohurisė sė pakontestueshme se Nostradamusi periodat, vendngjarjet dhe personalitetet e caktuara i kamuflon me shenja tė ndryshme tė horoskopit.
Pėr deshifrimin e mundshėm tė kėtyre vargjeve nė kuatrane konkrete parathėnėse pėr shqiptarėt, na duhej njė pėrkushtim edhe mė i madh. Edhe pse strofat e cituara janė tėrėsi e mėvetėsishme sipas renditjes qė pason, ato duhet pėrpunur mė tej nė drejtim tė kėrkimit tė lidhshmėrive me kuatranet tjera tė ndonjė ceturiumi .
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė