Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-01-07, 21:11   #13
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

*

Ne prill te vitit 2000, pikerisht dhjete vjet mbas Deshmise para Kongresit ne Washington , D.C., vizitova Kosoven e lire, ne shoqeni te mikut tim Hajdar Bajraktari.

Presidenti Rugova u tregue bujar e na ftoi per darke ne residencen e tij private. Ne ate familje, mikpritja e Zonjes Fana Rugova e bani darken edhe ma te kandeshme. Na shoqenonte, shoku i ngushte e besnik i Presidentit, Dr. Alush Gashi, nji intelektual me perspektive, keshilltar politik i Presidentit Rugova. Kolegu i im dhe une folem shtrue mbi pershtypjet tona per Kosoven. Presidenti ndigjonte ne heshtje e me kujdes, por dukej qartesisht i kenaqun dhe mjaft optimist. Here mbas here i referohej diteve te veshtira te praneveres 1999, kur ai dhe e gjithe familja u mbajten “peng” ne shtepi te vet nga policet serbe. Por une nuk diktova shenja urrejtje, as fryme hakmarrje ne thanjet e tia, sikur nuk deshironte me lejue te kaluemen e hidhun me helmue atmosferen e se tashmes, dhe aq ma shume damtimin e se ardhmes se Kosoves. “Kemi nevoje per gjithcka, na tha, sidomos per rruge te mira…rruget jane arteriet e gjakut per trupin e Kosoves.” Ne dalje na tregoi koleksionin e mineraleve te Kosoves, per te cilin ai ishte mjaft krenar.

Heren e fundit e pashe ne vitin 2004 gjate vizites se tij te fundit ne SHBA. Ne nji hotel te New Yorkut, e ne shoqeni te mikut tim pejan, Ramadan Gashi, e pershendeta me mall, dhe mjaft i shqetesuem per shendetin e tij te dobet. Edhe ai e priti mire kete takim. Tani ma nji personalitet politik me dimensione nderkombetare, ai e ndiente plotesisht barren e rande te fatit qe peshonte mbi shpatullat gjysem te kerrusuna te Presidentit te lodhun. Ate dite me dorezoi edhe “Medaljen e Arte te Lidhjes se Prizrenit” qe me kishte akordue me rastin e 125 vjetorit te asaj ngjarje historike. Une e falnderova!

Gjate bisedimit koke-me-koke foli ma shume per problemiet e ndertimit te institucio-neve demokratike ne Kosove, dhe perhapjes se edukates demokratike ne mes te kosovare-ve. Dukej i eksituem, pak i shgenjyem, dhe tregonte shenja padurimi, qe une interpretova si rrjedhime te gjendjes tij shendetesore.

U ndame me nji perqafim te ngrohte e te gjate, sikur e kuptuem te dy se ky do te ishte takimi yne i fundit. Sot, nji vjet mbaa vdekjes tij, mbaj akoma te fresket kujtimin e atij takimi, dhe rikujtoj me mallengjim, e respekt, njeriun dhe punen e tij madheshtore, mendimin e tij fisnik, e aktin e tij guximtar e parimor.

Me humbjen e tij, Kosova ka humbe birin e saj qe ka munde vdekjen. Por, Kosova sot celebron edhe jeten e tij te pasun! Pushofte ne paqe te perhershme!

Baldwin, New York
21 janar 2007Alb-Shkenca.org
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė