Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-11-07, 22:03   #13
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Njoftime pėr planete

Ndryshimet e klimės dhe vendet nė zhvillim






Ndryshimet e klimės mund tė pėrbėjnė njė rrezik pėr njerėzit nė mbarė botėn. Por ndikimet e kėtyre ndryshimeve ndjehen mė tepėr nė botėn nė zhvillim, ku fermat e subvencionuara dhe infrastruktura e dobėt, shton shanset pėr katastrofa tė mjedisit dhe e bėn edhe mė tė vėshtirė rimėkėmbjen. Nė njė konferencė tė kohėve tė fundit nė New York, tė sponsorizuar nga Instituti i Tokės i Universitetit Kolumbia, njė grup ekpertėsh diskutuan pėr sfidat me tė cilat pėrballen vendet nė zhvillim, nė kushtet kur po ndodh ngrohja globale.
Mbi 100 shkencėtarė dhe formulues tė politikave qeveritare u mblodhėn nė konferencėn mbi Nryshimet Klimaterike dhe pėr Synimet e Zhvillimit tė Mijėvjeēarit, tė organizuar nga Kombet e Bashkuara nė fillim tė nėntorit. Ata u pėrqėndruan tek njė gamė e gjerė ēėshtjesh, si uria, varfėria, sėmundjet, gjendja jo e mirė e arsimit, moti i keq dhe gjendja e papėrshtatshme e kushteve sanitare. Por gjithėsecili ėshtė i tė njėjtit mendim, se tek ndryshimet klimatike gėrshetohen tė gjitha kėto ēėshtje, qė nė dukje, nuk kanė lidhje me njėra tjetrėn.
Haresh Bhojwani, i Institutit tė Kėrkimeve Klimatike dhe Shoqėrore, thotė se trajtimi i ndikimeve tė menjėhershme tė motit tė keq, ėshtė veēanėrisht e vėshtirė tė realizohet nė vendet e varfėra, ku shpesh mungon infrastruktura moderne, si pėr shmbull, masat e nevojshme kur godet njė uragan masiv. "Kjo do tė thotė pėr shembull, se ka njė numėr tė vogėl ambulancash qė tė shkojnė tek njerėzit qė kanė nevojė. Rrugėt nuk ndėrtohen pėr tė pėrballuar ngjarjet qė ndodhin papritur, nuk ekzitojnė tregjet e nevojshme pėr tė siguruar ushqimin dhe mbulesat, qė janė nevojat bazė pėr t’u ardhur nė ndihmė njerėzve. Nuk ekziston infrastruktura e komunikimit pėr ta informuar qeverinė lidhur me pėrkeqėsimin e gjendjes dhe pėr t’i detyruar autoritetet t’i dėrgojnė burimet, aty ku ato janė mė tė nevojshme dhe mė urgjente". Zoti Bhojwani shton se kur njė sistem i infrastrukturės prishet, edhe sisteme tė tjera mund tė kenė mbingarkesė, duke u prishur edhe ato. Kjo krijon njė spirale mosfunkionimi qė pėrkeqėsohet pėrherė e mė tepėr.
Thatėsira e vazhdueshme ėshtė njė problem mbarėbotėror qė po pėrkeqėsohet. Nė vendet e Amerikės Qendrore dhe Jugore, pėr shembull, ku ekonomia e rreth gjysmės sė popullsisė varet tek eksportimi i produkteve bujqėsore, thatėsira do tė thotė pakėsim i tregtisė dhe shkėmbimit. Amerika Latine e siguron mė tepėr se gjysmėn e energjisė nėpėrmjet hidrocentraleve. Kur nivelet e lumenjve bien, kosotja e energjisė shtohet sė tepėrmi, gjė qė mund tė ketė pasoja tė rėnda nė ekonominė e vendit.
Ngrohja globale mund tė ēojė edhe nė shtimin e rasteve tė malaries, qė mund tė shkaktojė vdekjen e rreth dy milionė njerėzve nė vit, shumica e tyre nė vendet nė zhvillim tė zonave tropikale. Po pėr shkak tė ngrohjes globale, nė Republikėn e Tanzanisė, nė Afrikėn Jugore, akullnajat e famshme nė Malin e Kilimanxharos, kanė filluar tė shkrihen.
Augustine Mahiga, ambasadori i Tanzanisė nė Kombet e Bashkuara, thotė se kur ėshtė fjala pėr pėrgjigjen ndaj ndryshimeve klimatike nė vendet nė zhvillim, ai bėn njė dallim tė rėndėsishėm mes pėrpjekjeve lehtėsuese afatshkurtėr dhe adoptimeve afatgjatė. "Masat zbutėse janė ato afatshkurtėr, pėr trajtimin e pasojave qė janė tė menaxhueshme, si mungesa e ushqimit, thatėsira, apo puset e cekėta. Por adoptime, apo masa nė afat tė gjatė do tė thotė transferimi i teknologjisė sė pėrshtatshme, qė nė sektorin bujqėsor, do tė kėrkonte pėrdorimin e farėrave me rendiment tė lartė, apo zhvillimi i njė teknologjie pėr proshimin e kėtyre lloj farėrash. Kjo do tė kėrkonte edhe metoda tė reja pėr rezervimin e ujit, si dhe skema tė zgjeruara vaditjeje, tė cilat atje nuk ekzistojnė". Zoti Mahiga thotė se vendet qė pėrpiqen t’u pėrgjigjen ndryshimeve klimatike duhet gjithashtu tė kenė parasysh edhe shtimin tė kostos sė energjisė dhe karburantit nė botė.
Ekspertėt e Institutit tė Tokės qė u mbodhėn pėr konferencėn e Klimės dhe Zhvillimin e Mijėvjeēarit, ishin tė njė mendimi, se ekonomia dhe politika janė faktorė tė rėndėsishėm nė sfidėn e klimės globale. Politika e Shteteve tė Bashkuara nėn drejtimin e Presidentit Bush i ka bėrė rezistencė marrjes sė masave kolektive, qė mund tė kėrcėnojnė interesat amerikane tė biznesit. Por vendet nė zhvillim thonė se pėr shkak se Shtetet e Bashkuara dhe vende tė tjera tė industrializuara prodhojnė pjesėn mė tė madhe tė gazrave tė efektit serrė, qė sjellin edhe ndryshimet klimatike, ato kanė pėrgjegjėsinė pėr tė shkėmbyer ekspertizat e tyre dhe burimet financiare me vendet e varfėra, tė cilat rrezikohen mė tepėr tė mbajnė peshėn kryesore tė ngrohjes globale.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė