Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-11-11, 20:33   #25
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: XUKI per ty -Dhimbja e shpines, si parandalohet..

Dhimbjet e shpines, shenje e semundjeve serioze

17 November 2011




Njė nė pesė persona vuajnė nga dhimbjet e shpinės, tė cilat mund tė shfaqen nė ēdo grupmoshė. Rritja e rasteve tė dhimbjeve tė shpinės me shtimin e pėrdorimit tė kompjuterit, mund tė jetė edhe shenjė e sėmundjeve tė ndryshme serioze duke filluar qė nga osteoporoza deri tek sėmundje tė thjeshta si dėmtimi muskular. Dhimbja e shpinės pėrfshin njė pjesė tė gjerė qė nga pjesa e poshtme dhe e prapme e qafės, pjesa e prapme e shpatullave, zona rreth klavikulave deri poshtė belit. Specialistėt pohojnė se nuk duhen nėnvlerėsuar asnjėherė veēanėrisht dhimbjet e fiksuara nė njė zonė dhe tė vazhdueshme. Ja si radhiten sėmundjet me shenjė kryesore dhimbjen e shpinės:
Sindroma e dhimbjes miofasiel: sipas studimeve tė realizuara nė afėrsisht gjysmėn e tė sėmurėve qė vuajnė nga dhimbja e shpinės shfaqet sindroma e dhimbjes miofasiel. Kjo sindromė prek mė shumė personat qė punojnė vazhdimisht ulur, nė zyrė. Tek muskujt e zonės sė shpinės sė kėtyre tė sėmurėve gjenden pika tė ndjeshme qė provokojnė dhimbjen. Qėndrimi i gabuar rrit mė shumė dhimbjen.
Spoliatrozė: dhimbjet e qafės, shpinės dhe shpatullės mund tė ngatėrrohen me njėra tjetrėn ngaqė ndodhen afėr. Ndėrkohė qė tek disa tė sėmurė dhimbja mund tė pėrhapet nė shpinė ose nė tė gjithė krahun. Kalcifikimet qė mbajnė kyēet, nyjet nė skeletin e shpinės dhe tė qafės mund tė bėhen shkak pėr dhimbjen e shpinės. Dhimbje mund tė lindin dhe nė mes vertebrave tė shpinės por ky ėshtė njė rast i rrallė. Nėse dhimbja shkakton humbje tė fuqisė sė dorės apo mpirje nė shumicėn e rasteve ėshtė njė spoliatrozė.
Fibromialgji: shfaqet mė shumė tek femrat dhe ėshtė njė tabllo qė shkakton dhimbje nė njė pjesė tė gjerė tė trupit duke filluar qė nga shpina. Tė sėmurėt ankohen se ndjejnė lodhje kur ngrihen nė mėngjes dhe lodhen shpejt. Ankesat shtohen dhe mė shumė me shtimin e tė ftohtit, stresit dhe lodhjes. Nė kėtė grup tek i sėmuri shfaqen dhimbje koke, probleme me zorrėt, fryrje, mpirje e duarve apo fryrje.
Skolioza: e quajtur ndryshe shtrembėrim i shtyllės kurrizore qė vihet re mė shumė tek fėmijė nė procesin e rritjes mund tė shoqėrohet me dhimbje tipike shpine. Ankesat mund tė shtohet nėse personi kalon njė kohė tė gjatė para kompjuterit. Nė kėta raste kėshillohen vizita tė shpeshta tek mjeku dhe ndjekje e vazhdueshme e sėmundjes. Asimetria nė shpatulla, klavikula dhe nė kofshė janė shenja tė kėsaj sėmundjeje.

Osteoporoza
: e shfaqur si shkrirje e kockės tek gratė ose tek tė moshuarat, osteoporoza shoqėrohet me thyerje tė kockave tė shpinės apo shkurtim tė gjatėsisė sė personit nė lidhje me dhimbjen e shpinės. Prandaj nė kėtė rast krahas kurės me ilaēe sugjerohen dhe ushtrime fizike tė muskujve tė shpinės pėr tė parandaluar krijimin e gungave nė shpinė. Dhimbja shfaqet nė shpinė, ėshtė e forte dhe e vazhdueshme.

Burimi: Gazeta Standard

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 17-11-11 nė 20:38
  Pėrgjigju Me Kuotė