Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-11-06, 23:32   #8
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Guri levizi sic pritej dhe cdo gje shkoi me se miri. Ne vend qe te prisnim per hapjen komplet njeri nga anetaret u zvarrit per ne brendesi te kalimit duke i dhene kohe me shume atyre qe vinin nga pas. Te gjithe arritem te futeshim brenda pa patur nevoje te perdornim aparaturat per te vonuar mbylljen e kalimit. Do i ishim gezuar shume ketij suksesi po te mos ishte per faktin qe ky veprim i shpejte ngriti nje re te tille pluhuri qe na mbyti dhe ndonese perdorem sperkatjen ishte e pamundur qe pluhuri te shperndahej per 20 minuta. Fatmiresisht pluhuri nuk pati ndonje disavantash dhe ne momentin qe u kthjellua mjaftueshem qe te mund te perdornim elektriket, sperkatja u be me efikase per te vazhduar zbritjen neper shkalle.

Vetem pak me poshte se mesi i shkalleve (sipas perllogaritjeve te bera te sheshpushimeve) tekniku i ekspedites filloi te skanonte muret duke kerkuar ndonje dere te mundeshme per te vertetuar deklaraten e teknikut te pare nese ishte dicka reale apo thjesht nje halucinacion. Mbas sheshpushimit te 21-te pati nje sinjal. Ne krahun e djathte qe ishte ne te kunder te sheshpushimit ne murin gelqeror dallohej qarte nje prerje ne forme dere por qe ta arrije ate duhej te kishe aftesi te majftueshme atletike pasi dera gjendej ne nje lartesi te konsiderueshme mbi shkalle dhe ishte e pamundur te arrihej qe nga plaforma. Nuk kishim asnje dyshim qe ajo prerje ne mur ishte nje dere por nuk ishte nje dere e zakonshme. Ishte nje vije e drejte nemenyre perfekte, e larte 7 kembe, 4 kembe e gjere.
Ndersa ndodheshim aty provuam disa here tingujt vibracional por pa sukeses. Asgje nuk e levizte kete dere te gurte dhe mbasi humbem nje ore aty vendosem qe te studionim kete dere ne udhetimin tjeter. Vetem dy sheshpushime me poshte dhe kete here u gjendem perpara nje dere te vertete qe ndodhej ne fund te plaformes. Fillimisht pamja nuk ishte e qarte per shkak te pluhurit shume shekullor qe i mbulonte siperfaqen. Mund te mos ta kishim pare sikur te mos ishte per nje carje vertikale qe dukej aty e paprekur dhe e pambuluar nga pluhuri dhe myku mijeravjecar.

Kjo, sic e theksova me perpara, ishte nje dere dhe kur e sperkatem per te parandaluar nje tjeter re pluhuri mund te dallohej nje perberje si metalike. Kur goditem siperfaqen prodhoi nje tingull te mbytur qe tregonte nje dicka te trashe dhe solide. Ngjante me ato lloj dyersh qe perdoreshin ne Kishat Katolike gjate kohes se Romes. Kjo dore ashtu si dhe hyrja e gurte mesa dukej ishte e mbyllur dhe cdo perpjekje per ta hapur me kode zanore mund te ishte e kote. Pra per te mos humbur me kohe vendosem te vazhdonim udhetimin tone. Dy prej nesh rreshkiten pak neper shkalle dhe gjate perpjekjeve per te ruajtur ekulibrin dhe rrezimin u mbajten ne muret anash qe ishin te mbushur me gure te mprehte dhe te thepisur. Per kete arsye te dy ata kullonin gjak nga shpatulla deri tek pellembet. U detyruam te perdornim ndihmen e shpejte per te parandaluar cdo infeksion te mundshem si dhe morem masa te mbulonim carjet neper rrobat e tyre, me aq sa kishim mundesi.

Mbas ketij aksidenti te vogel, vetem dy prej nesh ishin ne gjendje te mire fizike ndersa dy te tjeret po mundoheshin te kontrollonin cdo hap duke e shoqeruar me ofshama dhimbjeje. Udhetimi i gjate per ne varr perfundoi dhe te kater qendruam te shtangur perpara deres. Si dhe me pare, tingujt e duhur zanore funksionuan dhe dera u hap ne te njejten menyre. Dy prej nesh qe kishin qene me pare ne udhetimin e pare qendruan ne hyrje dhe po ashtu bene dhe dy te tjeret te shtangur dhe te mrekulluar me nje ndjesi te pabesueshme brenda vetes sikur nje dore magjike i kishte cuar mbrapa ne kohe dhe po hynin ne dhomen historike te te gjithe koherave ku asnje qenie njerezore nuk kishte hyre me pare. Sekreti i fenomeneve te panjohura dhe moria e papershkrueshme e thesarit shtriheshe para syve te tyre, me shume se gjithe ari dhe argjendi i kesaj bote. Aty perpara syve te tyre gjendeshe rezultati i 40 viteve studimesh, pune stermunduese, borxhe financiare, semundje dhe deshperim dhe me te vertete ajo qe shikonin ishte jashte cdo kufiri te pershkrimit njerezor.

vazhdon...
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė